E premte, 02.05.2025, 09:59 AM (GMT+1)

Mendime

?Afrim Caka: Historikisht jemi vonuar

E hene, 06.06.2016, 07:45 PM


HISTORIKISHT JEMI VONUAR...

Nga ?Afrim Caka

Të tjerët na kanë vënë në rreth, por edhe ne e kemi lidhur keq vetveten.

Me të vërtetë:

“Politika bëhet natyrisht me kokë, por me plot siguri jo vetëm më kokë por edhe me zemër!”

Mendoj se nga pikpamja intelektuale duhet të marrim dy njerëz, dy pengesa të veçanta në njohjen e rrjedhave të mendimit dhe karakterit të Hashimit e të Mustafës. Në radhë të parë, këta dy nuk janë mësuar me iden dhe nuk dinë se si duhet të mbrohet atdheu; së dyti, ata janë injorantë e servilë ndajë të huajve në lidhje me proceset mendore të pavetëdijshme nga ato të vetëdijshme të cilat janë të njohura për ne. Të gjitha luftrat e tyre partiake nuk janë vetëm luftra e pisllëqe për qëllime objektive, por para së gjithash edhe për akraballëqe në shpërndarjen e posteve.

Ky shkrim nuk ka të bëj aspak me çështje të përgjithshme:

“ç’është politika si profesion dhe ç’kuptim mund të ketë politika si profesion dhe si duhet të mbrohet ajo para armiqëve?

Tani dua t’i kthehem temës sime!

Shqiptarët janë dëshmitar e një të keqe të hatashme, që e krijuamë vetë? Historiku na njeh me historinë e kësaj monstre të politikanëve analfabetësh e injorantësh... Kur përseritën ose sakatohet politika në situata të ngjashme historike, është e pashmangëshme të mos përçudnohet historia, kultura e jonë.

Ora antishqiptare do të ishte fundi i shqiptarëve.

Kisha ndjesinë se jo, madje sa më shumë kalonte koha, aq më tepër më dukej se kisha patur të drejtë në shkrimet e mija. Në të vërtetë, shpirti ynë, i tmerruar nga vetvetja, ka krijuar mbrojtjen kunder vetvetes... që ndjellë fatkeqësi, kaq fatale, kaq poshtruese dhe kaq tragjike në të cilën gjendemi sot!

Shprehi dhembjen dhe keqardhjen e një brezi të tërë atdhetarësh gjakovarë për coptimin që iu bë tokave Dardane, si në Debëllde, Mitrovicë, demarkacioni me Malin e ZI e tani së fundi “Sava” i kishës së Deçanit palçkiti 23 km² me ndihmën e PDK-ës dhe të qeverisë lokale në Deçan, por edhe për shkak se në krye të shtetit të ri Dardanë erdhën jo rrallë hajdutë e maskanërenj që më së paku kishin luftuar për krijimin e tij. Tani çështja Dardane nuk është vetëm e Hashimit, Petrit Selimit, Gjavitit, Veselit, Mustafës, por çështje e shumë subjekteve politike dhe popullit shqiptarë. Qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk mund të bëjnë e të sillën papërgjegjësi, sikur nuk shohin ç’ndodh. Qeveritarët, këta zerzopë tanë nuk mund të mos shqetësohen, kur shohin shenjat e drejtuara kundër vetë shqiptarëve dhe të antiamerikanizmit. Dhe ç’është kjo histori e jona veçse këta hipokrit e manipulues që u presin rrugën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijen shqiptare? Dhe ne këtë s’mund ta quajmë histori por tradhti? Në mendjet e tyre s’ka asgjë tjetër, përveç plehrave, s’është tjetër veçse hipokrizi politike e aktit të kryer. Sepse njerëzit e arsyeshëm merren me gjëra më të rëndësishme, kundër një politike të flliqur.

Mirpo, sado që mund të duket e çuditëshme, e gjithë historia e pas luftës është e mbushur me emrat e këtyre njerëzve. Defektet e tyre arritën deri aty, sepse ne i lejuam ata të zhvillohen si armiqtë tjerë që duhet të marrin verdiktin nga sdrejtësia si dy fundrrina morale. Sikur të mos mjaftonte shija e stërkeqe e Mitrovicës, pakti i parë kur Hashimi mashtroj banorët e Debëlldesë, dhe Dardania u gjet përballë Malit të Zi, gabimet vazhduan, tradhtitë vazhduan dhe nuk kanë të ndalur. Më të pa falshmit e tyre do të mbesin gjithmonë Hashimi e Isa Mustafa dhe heshtimi për krimet e tyre.

Të dy qeveritë shqiptare, me sa duket, janë të çorruar ndaj shenjave të tilla sllavo-ortodokse. Ndërkaq armiqtë nuk rrijnë duarkryq: çdo ditë shkojnë më larg... Në shqipëri, e sidomos në Dardani, është dashur që të mos mbyllej goja, është dashur që të mos jenë servil e përulës e të qëndrohej duarkryq, në kohën kur Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, fare haptas, e nisën kundërfushatën antishqiptare për të përmbysur të vërtetën mbi krimet në Dardani. Për këtë mbyllje goje, nuk mund të lajë duart nga tradhtia asnjë parti politike dhe klasa politike në Shqipëri e, sidomos, në Dardani. E bashkë me ta, historianët, akademikët, publicistët, bashkë me institucionet ku punojnë. Asnjë vendë në botë nuk e lë veten të kapet në befasi, siç tradhtuam ne, ne në kët rastë me demarkacionin në mes të Deçanit, Malit të Zi e të Maqedonisë. Mund të thuhet vetëm se bjerrja morale e etje për pushte e tradhti, vazhdojnë të thithin energjinë kryesore të rinis shqiptare e intelektuale.

Zërat e vetmuar aty këtu në facebook vazhdonin të ngulnin këmbë për therjen e heshtjes, por ithtarët e rezhimit u treguan më të zellshëm, më të egërsuar në mbrojtjen e tyre..

Ne i kishim testamentet e vjetra ngjethëse, të cilat për turpin tonë, nuk i kemi bërë të ditura! Për të mos zgjatur, mund të thuhet se diçka e tmerrëshme, më mirë të themi: “tradhti”, ka ndodhur atje në qeveri. Që ndoshta, është mbuluar me qëllim.

Që tani ka dalë në sipërfaqe.

Për të u përseritur sërish? Për të damtuar edhe më zi se kaq Dardanin dhe shpitarët. E gjithë kjo shtjellë qeveritare servilësh bën trysni pandërprerë mbi popullin, parlamentin e mbi “Gjykatën Kushtetuse” të dreqit e di ç’mënyrave të tjera.

Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe një popull si ky i yni që nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatrrohet. Gjendja e sotme në Dardani akuzon jo vetëm ata që e kanë krijuar, por edhe ata që e kanë toleruar atë. Akuzon historikisht për komoditetin dhe servilizmin tonë politik për avazin e mashtrimit, mbjelljen e tradhtisë dhe të dyshimit në vetvete. Ne nuk bënë vetëm ta vështrojmë historinë, por duhet ta krijojmë atë. Të gjitha ata nuk mund të gëzojnë më mandatin e popullit, ata që nuk e kanë përligjur besimin e vullnetin tonë.

Nuk shtrohet më çështja si më parë, dëbim, shpërngulje, spastrim etnik, por të gjitha këto zavëndësohen nga një fjalë, që tingëllon tepër joshëse, më bukur për spiunët, tradhtarët shqiptarë: deshqiptarizim. Sa e kapëshme do të jetë për trurin tonë?

Është fjala është edhe për pesë vendet: Serbinë, Malin e Zi, Turqinë, Maqedonin dhe Greqinë. Para syve tanë po bëhet sllavizimi e turqizimi i Dardanisë dhe ne s’ndërrmarrim asgjë. Rrimë duarkryq dhe sodisim. Drama e jonë kombëtare është e ndërlikuar dhe tepër e rëndë nga faktori politik shqiptar, sa që kërkon sakrifica shumë më sublime nga populli... apo edukata e jone ia heq atdhedashurinë mendjes.

Ne duhet t’ua tregojmë fytyrat e politikanëve tanë shoqërisë shqiptare, nuk duhet të jetë kjo fytyra e tyre e vërtetë, dhe në fakt nuk duhet të jetë fytyra e tyre e vërtetë. Pra, maska e fantazmës, ajo që dukej aq pa vend në fytyrat e politikanëve të sotëm, madje edhe te Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Petrit Selimi e Skënder Hyseni etj., zbulimi i kësaj maske ei mistershme të kësaj tradhtie më dukej se e bëri më të lehtë shfaqjen e hijës së tyre, ajo maskë pra, që i shkonë fare mirë dy përsonazhve si Esat pashë Toptanit e Ali Shukrisë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx