E premte, 02.05.2025, 10:16 AM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Rugova: Pse nuk behemi sikur te tjeret?

E hene, 30.05.2016, 01:59 PM


A e dini pse nuk behemi dot sikur te tjeret?

Nga Mustafë RUGOVA, Hollandë

Sepse vendi yne ne vend qe te kete elite te mirefillte, ne vend te saj e ka sojin e cubave dhe nentedhjeteenendeshave; qe s’i lene as dy gure bashke.

Kjo edhe sepse ‘intelektualet‘ tane jane frikacak e te padenje, shiten leht dhe lire, nderkaq ata intelektual te mirefillte qe i kemi, jane te pafuqishem, sepse duke qene te pakte dhe nen trysni te perhershme te mafise ne pushtet, e kane te veshtire te bejne betejen per demokraci e shtet ligjor.

Sepse gjykatave si pushteti i trete qe jane, u dridhen leqet e kembeve prej cubave te malit qe tash jane me kollare e kostume hygoboss.

Sepse gazetaria jone, qe ndryshe quhet edhe pushteti i katert, nuk funksion. Jane te pakte ata gazetare qe e ngrisin zerin, perndryshe pjesa dermuese e tyre heshtin si peshqit ;

Sepse prej qe mbahet mend, fetë gjithmone dhe panderpre e kane dermu substancen tone kombetare... na kane dermuar keq e pa pike meshire, prandaj vetem nje zot e di se kur mund te ngjizemi;

Sepse ne na mungon ndjenja e veterespektit , por edhe me keq: te ne nuk ekziston nje vetedije e qendrueshme kombetare!

Prandaj gjasat per t'u bere shtet ne kuptimin e plote te fjales jane tejet te vogla, mos te them kurrfare!



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx