Mendime
Sylë Arifi: Opozita e ndarë i damton “kauzat”
E marte, 24.05.2016, 06:44 PM
Opozita
e ndarë i damton “kauzat”
Nga Sylë Arifi, avokat
(Antar i KD të PDK-s)
Paraqitjet subjektive nga partit opozitare të vendit dhe zhurma e tyre e kotë me kritikat ndaj njëra-tjetrës, paraqetë një gjendje të randë anakronike. Pra, padyshim kjo zhurmë-fusht e pa kontrolluar dhe e qfrenuar besoi se nuk e pasqyron të vërtetën e një opozite parlamentare që kishte krijuar një boshtë rrethë dy kauzave që i bashkoi shoqerin civile, intelektual, qytatare dhe krijoi simpati e mbështetje nga qarqe të ndryshme partijake. U kriju momenti i ri politik që vlerat shtetrore të mbrohen, karrshi leshimeve që i bani kasta politike me rastin e nenshkrimit të dy marraveshtjeve në dam të Shtetit të Kosovës.
Shkapërderdhja e opozitës parlamentare shkaktoi amolli politike të populli i Kosovës. Padyshim, se nga ndarja e opozitës parlamentare, dhe fushatës së tyre të paskrubullt kundër njeratjetrës, ishte shum befasuse. Pozitës ju krijua favor për ta kaluar krizën disa mujore dhe për këte përgjegjësia bije kryesisht mbi Liderët e ketyre tri subjekteve politike opozitare. Gjendja politike, ekonomike dhe diplomatike e mjerueshme në Kosovë, tani kërkon vullnet opozitar me ni dinamizëm në mobilizim qytetar, dhe përkrahjen e një zëri opozitar edhe mbrenda pozitës parlamentare pamvarsisht mendime të ndryshme në koncepte dhe në platformat partiake, duke e synuar ndertimin e Shtetit të Kosovës drejtë afirmimit dhe antarsimit në mekanizma dhe forume nderkombetare.
Vetëm të bashkuar opozita politike, shoqerija civile dhe qytetaret si ni front i përbashkët mund ta ndryshoin këte bllokad politike dhe institucionale në realizojmë e synimeve për ta ndryshuar këte gjendje politikisht amorfe. Pra, kjo tallava politike e krijuar nga Partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma, përkundër faktit se kishin dallime programore, për muaj të tërë kishin arritur të bëheshin të bashkuar në qëllimin e tyre të përbashkët rreth dy kauzave bazike në mbrojtje të intergritetit dhe sovranitetit shtetror të Kosovës. Padyshim se përçarja e Opozitës i ka konvenuar pushtetit duke ia mundsuar qeverisjen tani me komoditet.
Zhvillimet më të reja mbrendapërbrenda bllokut opozitar, qet në sheshë luftën për pushtet duke e harruar interesin e përgjithshëm qytetarë. Në fakt këto plasaritje të opozitës po e humbin besimin tek qytetarët që e patën krijuar për disa muaj. Por, lakmisë për pushtet, po i vjenë era qoroditje politike dhe mbrenda vetë llojit opozitar. Lënja përgjysmë e projektit opozitar disa mujor, padyshim se nënkjupton përgjegjësi jo vetëm politike por edhe kombëtare të ketyre tri partive opozitare para antarsis, përkrahsve dhe qytatarve të Shtetit të Kosovës. Ndarja apo shkapërdedhja e opozitës parlamentare në këtë situatë, kur në krye të Qeverisë e kemi një kryeministër, që vazhdimisht e ka shkelur rendin ligjor dhe kushtetues, duke mos heq dorë nga marraveshjët e nënshkruar në Bruksel, dhe vazhdon duke e dëmtuar Shtetin e Kosovës, me sjelljet e tija agresive dhe inatqore.
Një kryeministër, i cili sillet si diktator edhe ndajë antarsis dhe veprimtarve të partis së tij, siq e kemi rastin e fundit me zbatimin e dhunës fizike ndaj një veprimtare kryetare e një dege të LDK-s, për Gjermani pra e bija e Ideologut të qështjës kombëtare heroit ton kombëtar, Isuf Gervallës, Donika Gervalla pra ky neokomunist është e keqja e vendit. Ti ndalohet hyrja e një veprimtare të till dhe pa harruar se të njejtin veprim dhunues e kishte ba dhe para një viti në kongresin e fundit partijak duke mos i lejuar pjesmarrjën e disa delegatve partijak në punimet e kongresit paraqet një dhunë sistematike të një soi diktatori si kim-Jung.Tërheqja zvarrë e zonjës Donika Gërvalla nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pamje që të rikujton kohërat e kaluara sllavo-komuniste, jan trishtuse për gjeneratat e sodit. Reagimet apo mosdurimi ndaj mendimit dhe fjalës së lirë mbrenda një forumi partijak është më shum se diktatur.
Kjo kast politike e cila është egoiste dhe shum inatqore, që për interesa personale karjeriste i shkelin statuset partijake, rendin ligjor dhe kushtetues siq e kemi rastin e aktgjykimit të kushtetuses për asociacjonin, paraqesin regres për shoqerit dhe Shtetet demokratike në këte kohë. Ketyre liderve shtetror fare nuk ju ban përshtypje qendrimi i Malit të zi, se është i gatshëm që ta rishqyrtojë demarkacionin për t’i përmirësuar qfardo gabime që janë bërë, dhe thoin se keto marraveshtje jan punë e kryme. Pra,sigurisht se për shum popuj dhe Shtete demokratike kufiri shtetror është çështje e intergritetit teritorijal, që nuk mund të zgjidhet nga një komision qeveritar pa përfshirjën e opozitës dhe shoqeris civile, as me disa “ekspertë ndërkombëtar”, dhe as me teket inatçore, të pushtetarve.
Qeveria e Kosovës bashk me Institucjonin e Presidentit dhe Parlamentin që nuk rreflektoin se ka një zhvillim ekonomik të vendit, paraqet politike dhe diplomaci të pa prespektiv për zhvillimin e vendit. Prandaj, ndryshimet janë, vetëm në zgjedhje të parakoheshme gjithsesi.
Qeveria e Kosovës, në vend se ta ndryshoi gjendjën në interesë të përgjithshëm, vetem hesht dhe mbron qendrimet e veta me ni fanatizëm ortodoks. Kjo klasë politike në mungesën e angazhimeve per ta tejkaluar këte ngerq politik dhe institucional, po e qfryetzon momentumin e ri politik opozitar, dhe vazhdoin të servilosen para nderkmbëtare sa për ta mbrojtur unin e tyre pushtetar. Pozita pushtetare dhe tani opozita e shkapërderdhur jan duke taktizuar jo vetem mes tyre por duke lajthitur qytataret e Kosovës, secila në menyrën e vetë se do të ndodh kjo apo ajo situat politike dhe Institucionale pa e sqaruar konkretisht se qka mund të pritët prej tyre në interesë shtetror Ata, në vend se të ulën dhe të dialogojnë për gjetjën e një zgjidhje për krizën politike, qfaqin munges totale të komunikimit për vendime të mëdhaja në interesë shtetror.
Qudija e gjithë kësaj historije të opozitës parlamentare, është disorganizimi i tyre apsurd, që paraqet një nonsens politik dhe moral. Pra, opozita duhet ta korigjon veprimin e vetë të ngutshëm dhe ta therrasin ndergjegjën dhe përgjegjësin e tyre politike për ta vazhduar opozitarizmin e bashkuar deri në zgjidhje të parakoshme. Ky do të ishte misjoni i tyre opozitar deri në realizimin e kauzave, dhe më pastaj do të keni koh dhe mundesi të shprehin ambicjet pushtetare në kuadër të zgjidhjeve të parakoheshme. Sigurisht se tehun e shtizës për kundershtim duhet ta drejtoni kah klasa sunduse, e jo kundër njeri tjetrit pa e kuptuar fare se jeni duke e demtuar punën, dhe angazhimet disa mujore, si dhe duke e humbur përkrahjen jo vetem nga antarsia e juaj, por dhe nga shoqeria civile, qytataret dhe simpatizuesit e juaj rreth kauzave për Shtetin e Kosovës.