E marte, 15.10.2024, 01:51 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dr. Avokat Muzafer Pipa

E merkure, 18.05.2016, 09:15 PM


Nga Fritz RADOVANI:

DR. AVOKAT  MUZAFER  PIPA

I MBYTUN MIZORISHT NGA TRADHËTARI ENVER HOXHA

?30 SHTATOR 1946 : “ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA... DHE  DOSJA  E TIJ...

Muzefer Pipa asht le në Shkoder në 1914. Mbaroi studimet per jurisprudencë në Padova.

Me 28 Janar 1946, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq, me grupin “Bashkimi Shqiptar”...

Tue dalë nga kafe Bar’Impero, prokurori vrasës Aranit Çela i tha: “Hëëë, Muzafer Pipa, e kemi rajtur njëgjysëm leku edhe per ty!..” E arrestuen nga fundi i muejt Gusht 1946...

?LEGJENDA: Vazhdonte hetimet me kriminelin Zoji Thëmeli...Muzaferi, në mëngjesin e 30 Shtatorit 1946, vendosi me ikë nga hetuesia... U dëgjuen krisma armësh! Kryetari i Degës, Zoji, dergoi Elez Mesin me marrë një pulë, i këputën kokën... dhe shperndanë gjakun e saj në çimenton rrethuese të hetuesisë...Pra, “Muzaferi u vra nga rojet tue ikë”.

?E VERTETA: Me 29 Shtator 1946, Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine... Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë...nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue... Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator 1946, u perhap edhe “Legjenda”!

?Po, “shokun komandant” kush e njoftoi “për zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes?

?Në këte 70 vjetor të kësaj mbytje barbare të Dr. Avokat Muzafer Pipës, Shqipnia që Ai e ka dashtë aq shumë, nuk duhet t’a vajtojë... Po, perballë Një Monumenti të Muzaferit, shka janë Shkodranë e Libohovitë, të gjithë bashkë të këndojnë “Hymnin e Flamurit”!

Melbourne, Maji 2016...

Nga Prof. Arshi PIPA:

Elegjia Vllaznore

Ma thonte zemra e ngrâta

se jeta t'kishte lânë,

edhe pse miqt’ e shokët

nuk dojshin me ma thânë.

Der’sa mbi krye mandata,

kur s'e pritsha më ra,

dhe mora vesh çka në andërr

prej kohe m'ishte g’jâ.

E pau epileptiku

qi s'njifte mue as ty.

Po kapërcejshim lumin

kur befas ura u thye…

Un rashë… m'u turr vërtiku…

humba! Uluroi nji zâ…

Ti u hodhe, m'kape, m'qite…

por vetë nuk dole mâ!

Ti vuajte, ti rreziqe

durove simbas stinës

nga ishulli i Ventottenes

ndër telat e Prishtinës.

E pse përbuze vdiqe

terrorin bolshevik,

gjithmonë armik i shtypjes

e Bir’i Atdheut besnik.

Sot qi nga dita e mortit

Ka rrjedhë mâ se nji mot,

tue t’a nderue kujtimin,

o vlla, nuk derdhi lot.

Pse për vdekjen e t'fortit

i fortë duhet me u bâmë.

As i përmendi fajtorët:

nuk kam mâ çka me i nâmë...

Kur ndofta nga mizori

Po përgatitet ura

për mue kët herë e, kânga

e mbramë âsht kjo qi thura,

me gjakun tând Dëshmori

vulosi sot nji bè:

Përbuzi komunizmin

e truhem për Atdhè!..

?U shkrue në Burgun e Durrësit, në vitin 1948.



(Vota: 14 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora