Mendime
Hasan Hasanramaj: Kush janë uzurpatoret e tokës në Kosovë
E diele, 22.05.2016, 01:03 PM
Një
pyetje e cila që gjashtëmbëdhjetë vjetet
kërkon përgjigjeje
Kush janë uzurpatoret e tridhjetë mijë hektarëve tokë të ish sektorit shoqërore në Kosovë ?!..
Ku janë strukturat me t larta të Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës të cilët që gjashtëmbëdhjetë vjet po e heshtin ndaj rrënimin dhe uzurpimin e bazës themelore të ish agrokompleksit të KAI “Agrokosovës”. Punëtoret e këtij kompleksi që sot po bredhin rrugëve të Kosovës kërkojnë- punë, kërkojnë bukë, kërkojnë kushte minimale për jetë, deri sa nuk ka ndodhur, ajo të cilën askush nuk e dëshiron…
Nga Hasan Hasanramaj
Që nga vitit 1976, kur u punonte toka, struktura e të mbjellave në agrokompleksin shoqëror të Kosovës ishin të mbjella 10.000 hektarë me grurë të rendimenteve të larta, 1.300 hektarë me panxhar sheqer, 3.500 me kolzë, 3.300 me lule dielli, 5. 500 hektarë me elb të birrës apo gjithsejtë 30.000 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore në pronat e sektorit shoqëror të kombinateve dhe të kooperativave bujqësore. Tërë prodhimtaria e rrushit nga të dy sektorët pas viteve të tetëdhjeta u grumbullofshin në mënyrë të organizuar dhe të njëjtat u dorëzoheshin në bodrumet e verës në Rahovec, në Krushë, në Suharekë, në Prizren, në Gjakovë, të cilat u përpunofshin në kapacitet më moderne të bodrumeve nga të cilat çdo vjet u prodhofshin 6.350 vagonë verë, të cilësisë së lartë dhe pije alkoolike, shumica e të cilës në mënyrë të organizuar plasoheshin në tregun e përbashkët Evropian me emrin “Amselfelder”.
Kur jemi këtu duhet të përmendim së në vitin 2000 një komision i posaçme ka bërë vizitat dhe regjistrimin e sasive të verave nëpër podrume- ku ka gjet njëzet milion litra verë të cilat pa vonua shumë u zhduken si bryma para shiut dhe sot e kësaj dite nuk dihet. “Ky është shteti i zhvillimit ekonomik në cilin politikanet që gjashtëmbëdhjetë vjet kanë punua dhe po punojnë për vete, e jo për qytetaret ?! ... Ketë në fillim të kësaj jave e ka thënë edhe përfaqësuesi special i Be-es në Kosovë Samuel Zhbogar ...
Ish gjiganti i Agrokompleksit të Kosovës për të cilin po bëjmë fjale në këtë shkrim atë kohë me emrin KAI“ Agrokosova”, e cila sot nuk ekziston më?!
Atë botë kishte 30.000 hektarë tokë pjellore, prej të cilave 24.161 hektarë ara, 1.150 pemishte, 4.112 vreshta dhe 450 hektarë livadhe. Kur jemi këtu për strukturat udhëheqëse të Kosovës e shtrojmë pyetjen çka është bërë me fatin e të gjitha këtyre sipërfaqe tokësore që shtrihen nga të dy anët e rrugës Prishtinë- Fushë Kosovë, Prishtinë- Obiliq- Vushtrri, Klinë- Peje, Deçan- Gjakovë, Gjakovë- Prizren, Prizren- Suharekë, Prishtinë Lipjan, Lipjan- Ferizaj, Mitrovicë- Pejë, Ferizaj- Gjilan dhe në drejtime të tjera të Kosovës. Këto struktura udhëheqëse duhet të dalin para qytetareve të Kosovës dhe tregoni së çka është bërë me këto komplekse tokësore të ish sektorit shoqëror të kombinateve dhe kooperativave bujqësore. Nëse janë uzurpua tu tregojnë qytetareve me emra së kusht janë këta uzurpatoret?! Në këto kapacitet të prodhimtarisë primare dhe përpunuese, pas viteve të tetëdhjeta ishin në marrëdhënie të përhershmen pune mbi 16.000 punëtor, të cilët në mënyrë të organizuar ishin të renditur sipas parimeve territoriale- “Organizatave Themelore të Punës së Bashkuar” të prodhimtarisë dhe përpunimit të rrushit, të pemëve, të kulturave bujqësore industriale, të drithërave të bardha, të përpunimit të mishit, të qumështit, të ushqimit të kafshëve e tjera. Këtë e dinë të gjithë qytetaret e Kosovës.
Ku u treten 20.000.000 litra vere cilësore nga podrumet e verës në Kosovë?! ...
Në Kosovë, dikur ishte kënaqësi e madhe t’i shikosh dhe vizitosh këto pasuri tokësore të mbjella me pemë, me vreshta, me kultura tjera bujqësore, livadhet, kullosa, kapacitete moderne dedikuar prodhimtarisë primare dhe përpunuese, të mullinjve, të fabrikave për prodhimin dhe përpunimin e sheqeri, lëngjeve, pijeve alkoolike, të përpunimit dhe të prodhimeve të mishit, fermat për trashjen e zogjve për mish, fermave për trashjen e derrave, lopët qumështore, fermat e pulave për veze, fabrikat për prodhimin e vajit, ushqimit për kafshë, përpunimin e farave cilësore, furrat moderne për prodhimin e bukës, fabrika e ëmbëlsirave, bodrumet për prodhimin e verave, fabrika për prodhimin e perimeve të konzevuara. Të gjitha këto prodhime atë kohë kanë pas plasman të sigurt në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar në një anë, kurse në anën tjetër është ditur se për këndë punohet dhe prodhohet, kurse sot nuk dihet për asgjë ?!
Sektori shoqëror atë kohë përfshinte 47,4 për qind të popullsisë së përgjithshme aktive dhe tetëdhjetë e tetë për qind të tokës bujqësore. Për realizimin e prodhimeve të veta në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar ish kompleksi i KAI “Agrokosova” kishte sistemin me të organizuar të procesit të qarkullimit të mallrave me pakicë dhe me shumicë, që u realizonte nëpërmjet gjashtëqind e pesëdhjetë shitoreve, në Kosovë, në Kroaci, në Beograd, në Dubrovnik, në Bregdetin Adriatik të Malit të Zi , e vende të tjera. Në këto kapacitet të prodhimtarisë primare dhe përpunuese u përpunofshin edhe u prodhofshin 1.500 vagonë panxharsheqeri 3.500 vagonë mish dhe prodhime të tij, 900 vagonë pemë dhe perime, sasi të madhe të miellit dhe produkteve të tij, mbi 4.800 vagonë rrush të cilësisë të lartë, 50.000 hektolitra birrë të njohur të Pejës, 4.600 vagonë qumësht, 3.000 vagonë ushqim për kafshë, lëngje, pije alkoolike, kikirikë, majë , farëra e prodhime të tjera ...
Për përpunimin e prodhimtarisë blegtorale në kuadër të KAI” Agrokosovës” kanë punuar katër ferma të gjedheve me 2.550 krerë lopë qumështore, ferma të derrave me një kapacitet pre 25.000 krerë të derra në vit, për majmëri, dy ferma të pulave për veze me një kapacitet prej 250.000 krerë pulave për mish, ferma e shpesëve për majmurin e bojlerëve me një kapacitet prej 2.350.000 zogjve në vit dhe 450 ferma për majmërinë e vjetëve, kryesisht dedikuar nevojave të kapaciteteve përpunuese të Industrisë së mishit dhe prodhimeve të tij në Fushë Kosovë dhe Prizren.
KAI “ Agrokosova” atë botë, kishte 16 mijë punëtor, njëzet e tre doktorë të shkencave, njëzet e tre magjistra, treqind e tetëdhjetë inxhinier të bujqësisë me kualifikim të lartë shkollore, shtatëqind e katërmbëdhjetë punëtor të kualifikuar. Shumica e këtyre kapaciteteve të prodhimtarisë primare dhe përpunuese sot janë në kolaps të plotë dhe janë zhdukur nga sipërfaqja e dheut ose janë shitur si hekurishte në Mal të Zi, në Shqipëri e vende të tjera?!
Çka u bë me ish objektet e industrisë primare dhe përpunuese ushqimore, shumica prej tyre u zhduken si bryma para shiut ?!
Gjiganti i KAI “Agrokosoves” në periudhën e pas luftës, në vend që të rimëkëmbet dhe të ruhen nga uzurpatoret dhe shkatërruesit nga ana e strukturave shtetërore - ato duke i “falënderua heshtjes” së tyre çdo gjë e këtij kompleksi u shkatërruan dhe e vodhën dhe si e tillë një herë e përgjithmonë është varros nga një pjesë e figurave me të korruptuarave të cilët sot janë në pozitat me të larta të shtetit. E kjo ka ndikuar që situate e tanishme në agrokompleks dhe ekonomi në përgjithësi të jetë alarmuese, sepse që gjashtëmbëdhjetë vjet nuk ka pas kurrfarë mobilizimi për rimëkëmbjen e këtij sistemi, e kjo ka ndikuar në rrënimin e bazës themelore të agrokompleksit dhe ekonomisë në Kosovë, gjë që negativisht ka ndikuar në grumbullimin e shumë çështjeve me rendësi jetike...