E diele, 28.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Mendime

Nëngurra: Dhurata të çmueshme nga Njazi Tafilaj

E diele, 15.05.2016, 08:04 PM


DY DHURATA TË ÇMUESHME QE MI SOLLI NJAZI TAFILAJ

Nga Bardh M. Nengurra

Që ne fillim patjetër me duhet ta la anash modestinë dhe të shkruej se jam krenar me veten time , me natyrën time te njeriut që kam e cila natyrë me ban të baj miq dhe të jem njeri social me të gjithë njerzit pa dallim. Jam i rrept dhe i pamëshirshem vetem me njerzit jo të sinqertë , me njerzit e djallzuem dhe ata që shesin vlerat kombëtare.

Tipari im që asht karakteristikë e imja edhe këtë here me ndihmojë të njoftojë nji mik permes facebook-ut. Aspak nuk u hamenda kur ja dergova ftesën per mik aty. Paraprakisht lexova disa komente të z. Njazi Tafilaj që i bante në postimet e disa miqve qe i kisha dhe nuhata se kynjeri patjetër duhet të jetë njeri me vlera të shumfishta.

Dhe nuk gabova. Biseda permes internetit me z. Njazi filloj dhe unë as per së afermi se kisha idenë se po flas me nji njeri të vlerave akademike. Nuk më shkonte mendja se bana mik nji njeri nga nji familje atdhetare dhe me vlera të shumfishta kombëtare.

Bisedë pas bisede dhe ramë dakord qe të takohemi në Prishtinë posa unë vi nga Norvegjia per pushime në vendlindje.

Dhe takimi i jonë ndodhi. U takuem nji pasdite të fundprillit 2016 në restorantin BARON në Prishtinë. Unë dola atje bashk me djalin tim Fan-Nolin dhe zonjen time Nushën. Meqense z. Njazi nuk dinte vendin ku neve ishim dola ta takojë në sheshin Zahir Pajaziti dhe bashk erdhem aty ku më priste zonja ime dhe djali im. U pershendeta me at burr trup atleti që asnjihere nuk tregonte pranverat e kalueme të jetës së keti burri. Dukej dukshem ma i fresket , gadi si djalë i ri.

Njaziu ashtu i mirë dhe i thjeshtë me nji qiltërsi tipike shqiptare vemendjen e perqendrojë te biseda me djalin tim dhe zonjën time. Fliste me nji fjalor perplot respekt dhe gjithësesi deshronte ta len pershtypjen se më respekton shumë, dhe tashi deshron ta respekton edhe familjen time.

Njaziu si njeri me vlera të kulturës prendimore nuk vonojë dhe pasi e kuptojë se neve kishim nji punë tjeter per ta krye Ai nxori nga xhepi dy libra dhe mi zgjati. Këto janë per Ty i dashtun mik Bardh. Kjo e vogla asht per gjeniun Nikolla Teslla dhe autor i sajë jam unë ndersa kjo tjetra asht e mikut tim të vjeter z. Esat Dujaka i cili kur mori vesh se do të takojë ty ma dha këtë libër të ta sjell si dhuratë nga Ai.

Mbeta gojëhapun. Per z. Njazi Tafilaj nuk kisha ndegjue ma parë dhe sapo ishim njoftue ama per doajenin e gazetarisë kosovare te madhin Esat Dujaka kisha ndëgjue këtu e 40 vjet ma parë. U ndiva mirë dhe krenar që i Madhi Esat Dujaka me ka nderue me librin e vetë "  LIBRI I GJAKOVËS " dhe fakti se Ai dhuratën e vlefshme ma ka dergue permes mikut Njazi në pamundësi ta baj këtë personalisht edhe ma shumë me gëzojë dhe pse mos ta pranojë me bani te kuptojë se paskam edhe unë emen dhe vlerë.

Që të dyja librat ishin të nënshkrueme me autografin e autorve. Pasi piu kafen z. Njazi kerkojë falje dhe iku tue na dëshrue shendet e gjitha të mirat. Neve poashtu u ngritem dhe shkuem atje per ku ishim nisë. Nata mu duk e gjatë deri të nesermen sespe vendosa se librat që i mora dhuratë do filloj ti lexojë menjihere.

Zgjodha që ta lexojë së pari librin " NIKOLLA TESLA " të Njazi Tafilaj. Nji libër i vogël në sasi por që nga faqja e parë kur fillova leximin kuptova se asht nji libër si nji thesar me vlerë. Leximit të librit nuk ju ndava derisa e perfundova. Libër me 76 faqe tekst dhe 7 faqe fotografi, por para se të flas per librin do flas pak per autorin. Kush asht z. Njazi Tafilaj?

Njazi Rexhep Tafilaj asht nder shqiptarët e parë të pjesës së ndame te Atdheut qe ka diplomue per inxhinieri elektrike. Ka lind më 1942 në fshatin Dubravë komuna e Deçanit në Kosovë.Pas mbarimit të shkollës fillore në fshatrat Baballoq-Gramoçel vazhdon në të mesmen , gjimnazin në Gjakovë per ta vazhdue me studimet e nalta në Fakultetin Elektronik në Universitetin e Zagrebit , ku edhe merr gradën magjistër me specializim në lëmin e automatikës industriale dhe makinave elektrike.

Ka bashkpunue në katedren e rregullimit në Fakultetin Elektronik të Universitetit të Prishtinës. Ka sherbye si ekspert i elektronikes në Gjykatën e qarkut në Pejë. Si profesionist në industrinë e rand, ka punue per kompaninë BALLKAN në Suharekë., ELEKTROMOTOR në Gjakovë dhe ELEKTROEKONOMINË në Obiliq. Pas luftës në Kosovë asht angazhue si këshilltar në Ministrinë e Energjetikës derisa ka dalë në pension.

Kuadrot me të cilat ka bashkpunue Njaziu sot janë shtyllë e zbatimit të teknikës në tër Kosovën. Ka botue disa punime nga lamia e rregullimit teknik dhe dhjetra doracakë të mbrendshem qe perdoren edhe sot.

Jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe tre fëmijet.

Per gjeniun Nikoll Teslla autor te shumt serb kan shkrue shume , kan ba shkrime hymnizuese gjithmone ne frymën nacional shoviniste serbomadhe.

Per Nikolla Tesllën ka edhe shume shkrime te autorve kroat e edhe te autorve te ndryshem botnor. Mirpo kohve te fundit ne portale te ndryshme interneti pati edhe shkrime te autorve shqiptar te cilet per nji apo arsye tjeter tue u bazue ne disa gjana jorelevante gadi edhe qesharake qe asnjihere nuk kan argument qe deshmone faktin qe pretendohet, pra pretendohet te paraqitet si gjeni shqiptar. Shkaku i këtyne shkrimeve pata krijue bindjen se Nikolla Teslla ka qenë shqiptar. Tash qe lexova librin e z. Njazi Tafilaj nuk kam ma atë bindje. Njazi Tafilaj si shkenctar i mirfilltë ne lamin e elektrikës padyshim se asht edhe njohes i mire i biografisë se Nikolla Tesllës. Ai ne librin e vete shumë thukt dhe me argumente pershkruen detajishtë personalitetin e gjeniut Nikolla Teslla që nga lindja deri ne vdekjen e ti. Se sa asht ky liber me vlera dëshmon edhe fakti qe libri asht perkthye ne disa gjuhë mes tjerave ne gjuhën angleze, serbe, arabe etj. Libri botohet ne Shtëpine botuese " Jalifat Publishing " Hjuston, Teksas, SHBA qe asht prone e vëllaut te z. Njazi, z. Ramiz Tafilaj nji afarist Atdhetar ne SHBA.

Porosisë lexuesit, ata që dëshrojne ta mësojne realitetin biografik per Gjeniun Nikolla Teslla qe ta gjejne dhe ta lexojne librin me titullin  " NIKOLLA TESLLA " zbulues shkencor apo mjeshtër e konstruktor i mire. Ja vlen te lexohet ky liber.

Une nuk kisha qellim te shkruej recension per librin e z. Njazi Tafilaj sepse te bahet diçka e tille asht e pamundun nga nji amater si une ne laminë e elektrikës. Qellimi im me shkrimin ishte ta promovojë librin ne fjale dhe edhe autorin e librit tek lexuesit e ZSH-së dhe te rrefejë per miqesinë time te re me nji njeri me vlera akademike e shkencore sikur asht z. Njazi Tafilaj.

Per librin e z. Esat Dujaka " LIBRI I GJAKOVËS " qe ma solli z. Njazi do shkruej keto ditë nji shkrim të veqantë.



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora