E shtune, 27.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Kosova, FIFA dhe OKB

E hene, 09.05.2016, 07:44 PM


KOSOVA, FIFA DHE OKB

Nga Skënder Kapiti

Realizimi i Antarësimit të Kosovës në Federatën Botërore të Futbollit që pritet të bëhet  me 12-13 Maj të këtij viti, në Kongresin e 66-të  të FIFA-s që do të mbahet në Meksikë, ku antarësimi i Kosovës është përfshirë në agjendën e këtij Kongresi tashmë, kjo do të ishte ngjarja më e madhe për Kosovën pas çlirimit dhe Pavarësimit të saj që vjen për meritë të sportit dhe sportistëve të talentuar të Kosovës, të punës dhe të përkushtimit të jashtzakonshëm të Federatës Kosovare të Futbollit dhe të Kryetarit të saj, futbollistit legjendar Fadil Vokrri si dhe të arritjeve shumë të rëndësishme paraprake: rezultatet e shkëlqyera të Ekipit të Kosovës në Kampionatin Europian të sportit të xhudos në Prill 2016 në Rusi, antarësimi në UEFA i FFK-së me 3 Maj 2016 sidomos dhe kryesisht si një eveniment historik i jashtzakonshëm sportiv për Kosovën dhe Rekomandimi nga Komisioni Europian për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lire të shtetasve të Kosovës me 4 Maj 2016 që erdhi një ditë  pas antarësimit në UEFA të Kosovës.

Por më e rëndësishmja është  Antarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Sportit të Futbollit, në FIFA, e cila ka aktualisht 209 antarë, pra më shumë se sa ka Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB-ja, 193 antarë e po kaq edhe UNESKO. Antarësimi i Kosovës në FIFA është triumfi global  i shtetit të Kosovës në arenën sportive, por jo vetëm në sport, por pse jo duke i paraprirë  edhe asaj politike dhe diplomatike botërore.

Kjo, pasi  asnjë aktivitet sportiv tjetër nuk ka rëndësinë dhe nuk është më gjithpërfshirës se sa futbolli, sepse futbolli ka “ushtrinë ” më të madhe me rreth 250 milionë futbollistë dhe se ka me mijra miliona admiruesish, tifozësh dhe shikuesish, madje as që nuk mund të krahasohet aspak as politika botërore me futbollin përsa i përket shtrirjes, njohjes dhe respektit nga opinioni global.

Të bëhet Kosova  antare e FIFA-s, e cila ka sot 209 antarë shtetesh e kombesh në gjirin e saj i  jep mundësinë   Kosovës që ajo të njihet botërisht nga opinion botëror sportiv, mediatik dhe publik por edhe politik e diplomatik sepse edhe institucionet dhe personeli i institucioneve politike, qeverisëse e diplomatike shtetërore,  ndërshtetërore e ndërkombëtare janë pjesë e së tërës së opinionit e të publikut global. Veçanërisht prestigji dhe autoriteti i shtetit lartësohet kur kombëtarja arrin rezultate të larta dhe të admirueshme në kompeticione të rëndësishme evenimentesh ndërkombëtare kontinentale, olimpike dhe sidomos për Kupën e Botës.

Me antarësimin e Kosovës në FIFA, ky do të jetë dhe një Triumf i Madh  për Shtetin shqiptar të Kosovës pasi Kosova fiton të drejtën e barabartë për pjesmarrje dhe për të fituar Kupën e Botës në Futboll njëlloj si superfuqitë botërore futbollistike Brazil, Gjermani, Itali, Argjentinë etj., si dhe të konkurojë e të sfidojë në këtë sport edhe superfuqitë botërore ekonomike, politike e ushtarake si SHBA, Rusinë dhe Kinën, ku këto dy të fundit Rusia dhe Kina me aleatët dhe satelitët politikë të tyre jo vetëm që vetë ato nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, por pengojnë dhe lobojnë edhe sot fuqishëm kundër faktorizimit ndërkombëtar të Kosovës edhe në aspektin sportiv madje, siç ishte rasti i Rusisë dhe i Serbisë kundër antarësimit të Kosovës në UEFA me 3 Maj 2016.

Pra, antarësimi i Kosovës në FIFA do të jetë dhe një sfidë e madhe kundër shteteve që akoma nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, dhe patjetër do të ndikonte dhe në aspektin politik dhe diplomatik botëror në favor të  Kosovës, në funksion të integrimit dhe antarësimit të saj në BE, OKB etj. Dihet tashmë se fitorja dhe përfaqësimi dinjitoz dhe rezultativ në përballjet, evenimentet dhe kompeticionet e rëndësishme sportive ndërkombëtare janë sot ashtu siç kanë qenë gjithmonë faktorë të rëndësishëm  të rritjes së krenarisë kombëtare, të dinjitetit, patriotizmit  dhe të krenarisë sonë për përkatësinë tonë, siç e bëri këtë kualifikimi historik i Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Skënder S. KAPITI,  Durrës

Autor i librit “TRIUMFI I KOMBIT”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora