Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ismail Qemali në Durrës
E merkure, 04.05.2016, 09:00 PM
ISMAIL QEMALIT RI NË DURRËS
I VINTE PRAPA HISTORIA
NGA KALOSH ÇELIKU
Poetët janë kaçakë mali, që nuk rrinë kurrë rehat në Shtëpi. Endacakë, me një janxhëk krahut që i turren pas poezisë. Aq më tepër sa i turren ata poezisë, poezia ikë me të ktara nga ata si poetë. Rreziku. Ujqër dite e nate, personalitete që nuk i ndjek prapa historia, por ata e ndjekin para historinë.
Edhe, pas shumë mundimeve: më këmbë, me gomarë, kuaj, me qerre me dy rrota e me katër rrota, me autobus, minibus... Ose, me makinë, arrimë në “Pranverën Poetike”, në Durrës. Sipas ftesës të organizatorit, “Shtëpia e Pushimit” (Kavalishencë) “Te Plepat”.
Rrugës, mezi erdhëm plotë prita me petulla “Roje” në malin Bukoç, fushëbetejat e përgjakshme mes partizanëve dhe balliste. Vëllavrasjen e njohur shqiptare. Male, ku im Atë netëve të Dimrit Madh më rrëfente me mall për atë Luftë historike mes partizanëve dhe ballistëve. Paçën e rrokullisëm, në Librazhd (Shqipëri).
Plepat, “Kampin e Pushimit” e kisha të njohur që nga viti 1995, i “Demokracisë”. Ardhjes së “Demokracisë”, rrëzimit të përmendores Enver Hoxhës me brohoritje e krisma armësh. Shkaku, se: pak më larg, në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, unë në atë kohë kisha pushuar dhjetë ditë në Hotelin privat ”Blue Mond”. Peshkun dhe verën e bardhë e kisha pi te Ustai thellë në det. Dhjetë ditë kisha jetuar me peshk dhe verë. Bukë fare, gjatë atyre ditëve nuk shtiva në gojë. Dukuri rasti, kur buka e Shqipërisë asaj kohe, veç më i kishte kaluar kufinjt e Atdheut. Noti në detin e hapur me dallgë, që herët në mëngjes dhe mbrëmje ma kishte mbyllur gojën e barkut.
Edhe, pas disa viteve me shokë: shkaku një ftese në Pranverën Poetike, unë iu ktheva Durrësit. Fatkeqësisht, nuk ishte ai Durrësi që e njihja unë në prag të “Demokacisë”. E kishte mbytur betoni dhe hotelet njëri përmbi tjetrin me këmbët në tokë e kokën në “hava”. Përmëkeq, nuk i kishte as pishat tek “Adriatiku” dhe në Golem, hijet kur unë asaj hohe e strehoja Gjokun pullali.
Përpak, nga dëshprimi nuk u ktheva prapë në Shkup. Megjithatë, vendosa që të ballafaqohem sy më sy me realitetin. Edhe, Miku im poet e nxorri jataganin. Mikpritja shqiptare e traditës, thashë me vete: ende vazhdon të jetë gjallë, falë poetëve. Gjithë natën, cimerit të dhomës në hotel, ia dhash dy libra që m’i dhuruan poetët: “kashikara” serbi dhe “kaçushka” rusi t’i vrasi mushkonjat.
Rrugës për t’u kthyer në Shkup tek stacioni i autobusëve, paprtimas erdhi Ismail Qemali Ri, të cilit i vinte prapa historia, në rolin e pijanecit me “këngë dashurie”.
Miqtë e mi poetë heshtën. Unë, iu bashkangjita këngës tij “patriotike”: Po, kush je ti ore burrë?! Mua më thonë Isamil Qemali Ri. Prapa, më vjen historia. E nxora “çiftelinë” me dy tela. Përpak, ta nxjerrë edhe Kryengritësin në fushën e mejdanit. Dikur, ai mes këngës “patriotike”, pyet se ku shkojmë ne si udhëtarë?! Unë i përgjigjem, në Golem. Shkëmbi i Kavajës, ku vashat shqiptare që të mos bien në dorë të turqëve, kërcyen në det. Kënga “patriotike” merr edhe më fortë zjarr. Autobusi ende nuk duket “Te Plepat”. Ismail Qemalit Ri, që pas i vinte historia përmes këngës patriotike na thotë, se: sonte nuk ka autobus për në Shkup.
Megjithatë, me “këngë patriotike” e presim autobusin “Te Plepat”, unë për në Golem (Shkëmbi Kavajës), e miqtë e mi për në Tetovë e Shkup. Ismail Qemali Ri, ende nuk di ku do të zbresë nga autobusi.
Kënga “patriotike”, dikur e merr detin. Ismail Qemalit Ri, që pas i vjen historia do ta dijë edhe me cilin jam si shqiptar: I përgjigjem: me Edi Ramën. Shpërtheu me sharje kundër Edi Ramës. Shkaku se, ai e donte Sali Berishën, e unë Edi Ramën?! Përpak, e shkeli makina. “Shoferi” doli nga makina dhe i dha një shqelm bythëve në park. Iku. Edhe, na la rehat ne poetëve udhëtarë që me orë e prisnim autobusin për në Shkup.
Asaj nate poetike, ne mbetëm pa konak. Autobusi nuk erdhi në stacion. Dera e hotelit, ku ishim të vendosur ishte e mbyllur me çelës. Fatmirësisht, me telefon paraqitet miku im poet nga Durrësi. Edhe, më pyet për rrugëtimin poetik. I përgjigjem, se: Shkaku Ismail Qemalit Ri, të cilit i vjen prapa historia, kemi mbetur pa konak. Zëri i Mikut poet, matanë Natës Madhe, më përgjigjet: Rrini aty ku jeni, në stacion! Tashti vij unë dhe u marr me vete, u bëj konak.
Pas pak kohe, erdhi Miku Poet. E shtroi Darkën poetike. E kaluam natën tek një mik i tij, “Te Plepat” e Durrësit.
Ditën e nesërme, në pusi më doli një vendas i imi patriot. Moti kohë nuk e kisha takur në rrugë, ulem në një tavolinë. Përderisa, ecja rrugës me bashkëudhëtarin, më drejtohet: a je ti Kalosh Çeliku? Po, i përgjigjem. Unë jam Kalosh Çeliku, që prapa nuk më vjen historia. A ka mundësi të pimë së bashku nga një kafe? Nuk ka problem. Vetëmse, hë për hë jam vetë i dyti, i kam edhe dy sejmenë përpara. Rrugë, sot duam të marrim për në Shkup. Mesiguri, do të kemi pak kohë edhe për një kafe.
Rruga për në Shkup, sot ishte e sigurtë. Gjetëm pak kohë të takohemi edhe me vendasin tim për një kafe. U njohtuam me njëri-tjetrin dhe ia shtruam bisedës. Patrioti i dikurshëm nëpë botë, sot kishte mbetur edhe pa vendlindje edhe pa Atdhe. Ende, nuk kishte një dokument indefikimi (udhëtimi). E kishte harruar vendlindja dhe Atdheu.
Dikur, pasi i falimenderohemi për kafen, rrugës me veti i marrim dy pula të pjekura katundi, që t’i hamë në breg të detit me shi. Armët i kishim me veti: dy “kashikara” rrushi dhe një bombë atomike (verë të bardhë), të cilën gjatë Pranverës Poetike në Durrës na e dha si Çmim letrar një mik i poezisë.
Dhe, si poetë më këmbë pa karrige, në një strehimore e hëngrëm Drekën Mbretërore me dorë e këmbë në breg të Detit Shqiptar. Hak morëm, për çlirimin e Kërçovës, në Luftën e Dytë Botërore. Luftë, që sipas tim Ati: ne nuk na vranë shkijet, por vëllezërit tanë partizanë të Brigadës Shqiptare nga Shqipëria. Përderisa ne luftonim me thirrjet: Urraaa, dhe me dorë! Ana tjetër na përgjigjeshte: me dorë dhe me këmbë!...