E diele, 28.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Mendime

Namik Selmani: Portreti i mësuesit në dy kohë

E hene, 09.05.2016, 06:46 PM


Portreti i mësuesit në dy kohë

Nga Namik Selmani

I kam jetuar dy kohë të mësuesisë, si profesion.  Në vitet 70 shkolla po futej në atë frymë të  |revolucionarizimit të shkollës sonë”.  Flitej për metoda tëreja për bazën materiale, për ngritjen profesionale, për format e edukimit në parti që bëheshin në shkollë, në një brigadë arash , në një ndërmarrje, po në secilin ndryshim vihej ajo parrullë që ne e shkoni në rrugët e atdhteut në faerma  e në zyrat e kooperativave bujqësore, në kolektiva të ndryshme, të fermave  të qyteteve tona . Kudo e kurdo POLITIKA NË PLAN TË PARË. Pas sektorit të ushtrisë ku politika ishte “ ulur këmbëkryq” në çdo qelizë të jetës me një drejtim të komisarëve që komandonn më shumë komandantët, dukejse arsimi ishte fronti i dytë i shtetit të kohës.

E kam jetuar arsimin si mësisdhënës në kohën e  tranzicionit elementët e  të cilit i sheh sot jo vetëm në mentalitetin e kohës, në infraskturën shkollore, por dhe në shumë dukuri të tjera. Në atë kohë kur çdo ditë vinin nga  “lart” udhëzime të reja dhe kur tekset ende kishte brenda tyre politikën e dikurshme. Mësuesi duhet të bëhej më shumë se artist që të zbuste një përpalsje të madhe mes tekstit që ende nuk kishte ardhur me ndryshimet e duhura  dhe demokracisë së mendimit të tij dhe të nxënësit. Po e mbyll zyrtarisht në një kohë kur ende në arsim ka përpjekje, ka reforma të ndryshme    gati duket skur po niset nga e para në shumë gjëra.  Në të gjithë kohërat e në të gjithë vendet e qytetëruara profesioni i mësuesit është parë dhe shikohet ende si një profesion që i përket grupit të idealistëve. Në një fjalë të urtë japoneze thuhet: “Nëse kërkon që të shohësh një komb pas 1000 vjetëve, atëherë duhet të shohësh punën e mësuesit.” Në mesin e viteve 60  unë isha nxënës konviktor në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” që ende edhe sot e kësaj dite shumë ish nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, madje edhe prindërit e tyre që kanë mbaruar këtë shkollë,  kishin e kanë dëshirë që ta quajnë atë “Shkolla normale”. Në të vërtetë, nuk është edhe një ndryshimi i madh. Vetë Mësuesi i Popullit Luigj Gurakuqi, ky shkodran i mençur dhe një poet kaq lirik ka qenë drejtori i shkollës së parë Normale. Emri dhe busti i tij sot përshëndesin të gjithë brezat e arsimdashësve elbasanas dhe mbarëkombëtar.

Diku, në hyrje të mencës së shkollës ku hanin çdo ditë mbi 1000 nxënës të ardhur nga të gjitha viset shqiptarë, duke përfshirë edhe djemtë  e Kosovës të dëbuar në atë kohë nga regjimi serb që projektonte dhe zbatonte spastrimin e kosovarëve, ishte një parrullë e shkruar nga një pedagog i shquar: “Kur vendosa t’i shërbej shoqërisë, u ndala te profesioni i mësuesisë”. Natyrisht që në këtë citat kishte pak më shumë se duhet idealizëm. Ishte një lloj morali që, po ta shikonim sot me “të drejtat e detyrat e njeriut”, përbënte edhe një lloj detyrimi për të ardhmen e atyre  që kalonin në atë prag.

Kombi ynë e ka parë vonë, shumë vonë misionin e tij që i përket një profesioni që është i vjetër sa edhe mbarë bota. Nuk është vështirë që në analet e historisë të jetës ekonomike,  shoqërore dhe sociale të kombit tonë të gjesh e të citosh portrete mësuesësh që kanë sakrifikuar aq shumë, jo vetëm atë të përditshme shpesh të varfër në të gjithë dukuritë e saj, që e përjetojnë me pasione edhe shumë profesione të tjerë, por edhe mbarë jetën. Përballë fjalës dhe punës plot vetëmohim të mësuesit, ne mund të përmendim Petro Nini Luarasin, Babë Dudë Karbunarën, Papa Kristo Negovanin, Motrat Qiriazi pa folur edhe për rilindasit e tjerë që sakrifikuan atë që kishin më të shtrenjtë për shkollën për fëmijët  për të ardhmen. Për të shkuar te De Rada i thinjur, atje në Shën Dimitër Koronë, që në moshën 90-vjeçare vdiq shumë, shumë i varfër, edhe pse iu kishte mësuar shqip fëmijëve arbëreshë dhe kishte botuar edhe libra për ta. Naim Frashëri nuk kursehej që, edhe pse i sëmurë, të shkruante tregime për nxënësit e shkollave të para shqipe. Në këtë këndvështrim mund të shihet edhe sakrifica që bënte njeriu i thjeshtë për arsimimin e vetes dhe të fëmijëve të tij. Kjo u pa në luftën që u bë kundër analfebetizmit ku u konsumua shumë energji të mëdha nga të gjithë shtresat që ishin në këtë punë si mësuesit dhe  prindërit.  Idealizimi i mësuesit ka kohë që ka humbur. Në një kohë llogarish për të gjitha dukuritë e jetës edhe ky profesion do të prekej nga kjo dukuri e shoqërisë që po jetojmë. Në shumë segmente të administratës bëhet një vlerësim relativ të mirë të masës së njerëzve për mësuesin dhe një rol relativisht të rëndësishëm të tij në jetën e vendit. E parë nga ky këndvështrim, në të gjithë kohërat njeriu dhe administrata e secilit shtet që krijohet, pavarësisht ngjyrës politike, të gjithë e kanë pranuar në heshtje, por edhe me zë të lartë misionin e mësuesit në ardhmërinë e jetës së vendit tonë, duke përfshirë këtu edhe fisnikërimin e  vetë kombit përballë një Evrope që ka rrënjë më të hershme, më të forta më gjithëpërfshirëse të diturisë, të shkollave që ajo ka hapur dhe të vjetërsisë së mësuesit si profesion, si mision edhe si misionar.  Le të bëjmë një çast atë pyetje të thjeshtë: ”Si ka evoluar raporti i profesionit të Mësuesit në të gjithë piramidën sociale të shoqërisë shqiptare, të paktën në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kur në Shqipëri ka qenë shteti komunist dhe si është sot në ditët tona kur administrimi i vendit që i besohet politikës së pluralizmit shumëpartiak dhe ekonomisë së tregut?” Natyrisht as që mund të diskutohet e të vihet në tryezën e debatit ajo thënie banale  që i referohet kohës së Zogut se “mësusesi në atë kohë nuk thirrej në gjyq si dëshmitar”. Në një kohë që analfabetizmi ishtë KRYEZOT i jetës sociale të vendit mendimi i mësuesit dhe mençuria e tij që shumë herë ishte edhe e ngjizur në shumë shkolla të vendeve të huaja, ishte një luks i madh që ta dëgjonte jo vetëm një gjykatës, por mbarë shoqëria shqiptare. Në periudhën e parë vendi i mësuesit ishte pak më i dallueshëm nga të  tjerët. Vetë shteti ishte i detyrurar që ta rriste sa më shumë autoritetin e mësuesit, sepse nëpërmjet dyerve të shkollës ai realizonte edhe më mirë objektivin e tij të sundimit, jo vetëm të arsimimit të brezave të rinj, por edhe të mbjelljes së një politizimi të tejskajshëm që kishte shoqëria e kohës. Përballë një parrulle të madhe të stërmadhe që vihej kudo “Politika në plan të pare” nuk mund të ishte larg  këtij politizimi edhe mësuesi, për të mos thënë se ai ishte në radhën e parë të “Komisarëve të Dritës“ si thuhej për mësuesin. Mungesa e dritareve të tjera të informacionit që kishte shoqëria në kushet e një izolimi politik, ekonomik, kulturor që kishte vendi ynë me botën (e cila për hir të së vërtetës kishte edhe disa norma që nuk përputheshin me idenditetetin tonë kombëtar) bënte që mësuesi dhe shkolla ku ai shkonte çdo ditë, të bëhej në një nga vatrat më të rëndësishme të mësimit, por edhe të edukimit të shoqërisë. Është gjëja më pozitive që në të gjithë programet politike që paraqesin partitë politike në zgjedhjet parlamentare apo edhe në ato lokale, është arsimi dhe padyshim edhe mësuesi që është palca e tij.

     Nuk mund të flasim për trajtimin ekonomik të tij që nuk dallohej dhe aq shumë nga një shoqëri populiste, nga një shoqëri e centralizuar në secilën qelizë të saj, edhe pse nuk kishte zyrtarisht një STATUS konkret të tij. Kjo propogandë që bëhej e vinte mësuesin në një vend më të denjë në shoqëri, edhe pse brenda tij kishte dhe shumë falsitet. Kishte një lloj argatllëku për një shtet që e paguante dhe e përpunonte edhe idelogjikisht për fjalën që do të thoshte. Kjo strategji qeverisjeje, nëse do ta quanim kështu, mund të kuptohet më mirë nëse do të shikonim konkretisht edhe reagimin e kundërt që mund të bënte një mësues fjalëlirë, i cili në emër të shprehjes së lirisë së tij të munguar, të mund të kundërshtonte në parim atë që shkolla nuk e kishte dhe nuk duhet ta kishte. Më konkretisht atë politizim të tejskajshëm të shkollës shqipe, të atij  huazimi të jashtëzakonshëm të pedagogjive të vendeve të tjera, kryesisht ato të Lindjes, duke mohuar tiparet e një shkolle kombëtare në të gjithë qelizat e saj që nga arsimi fillor deri te ai i larti.  Le ta nisim nga një analizë të shkurtër që mund t’i bëjmë idealizmit të mësuesit, larg të cilës nuk mund të qëndrojë asnjëherë profesioni i mësuesit dhe i mjekut.

Në emër të këtij idealizmi a nuk do të ishte mirë që në shkollat tona të punonin në të gjithë nivelet e saj nxënësit më të mirë të kombit duke nisur që nga fëmijët e politikanëve që flasin me aq pasion në tribunat parlamentare dhe jo ata që e marrin këtë profesion se nuk mund të kalojnë profesionin e juristit, të ekonomistit, të arkitektit etj??? Të kthejmë sytë nga arsimi duket nisur nga kjo Kontratë e shkruar apo e pashkruar që mund dhe duhet të bëjnë të gjithë faktorët socialë dhe ato të qeverisjes.  Autoriteti i mësuesit është ulur shumë. Madje në disa raste ai po bëhet edhe objekt i humorit më vulgar të skenave dhe ekraneve tona. Vetë shoqëria jonë nuk e sheh më mësuesin si një këshilltar të mirë të së ardhmes. Aq më tepër edhe të fëmijëve të tij. Për fat të keq, me përjashtim të atyre prindërve, kryesisht gjyshër apo gjyshe që rrinë pranë kangjelave te shkollave 9-vjeçare në qytetet e rëndësishme, thjesht për t’i dërguar në shtëpi, mungon kujdesi, bashkëpunimi i tyre me shkollën e mesme. Duket se një nga aleatët më të mirë të shkollës si janë prindërit nuk janë në frontin e betejës. Vetë mësuesi e ka të vështirë që të orientohet nga udhëkryqet ku e shpie shpesh ekonomia e tregut që jo gjithmonë e motivon atë që të plotësojë më së miri nevojat e tij të përditshme për të shkolluar fëmijët e tij pa folur për të shlodhur trurin në pushime të rregullta verore në një nga vilat e pushimit në Shqipëri, pa le në botë. Statusi i mësuesit ende është i venitur në tërësinë e vet. Aq më tepër dhe i pashkruar në një letër të bardhë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për të përshëndetjet nostalgjike që ai i dëgjon përherë e më rrallë në një rrugë nga ish nxënësit e dikurshëm, kur shkon  në shtëpi apo në dyqan ku ble bukën e  tij të përditshme. Mungojnë takimet periodike me mësues veteranë. Mungon një trajtim i mirë financiar. Ndoshta duhet parë edhe një herë koha e daljes së tyre në pension, qoftë edhe shkalla e ngarkesës së tyre. Nuk mund të kuptohet një mësues në moshën 65-vjeçare me të njëjtën normë mësimore me ata të 25 vjeçarëve që vijnë në bankat e fakulteteve. Ky mësues që ka edhe një klasë në kujdestari (shpesh edhe në masën e 45 nxënësve), edhe një ritmikë ngarkese profesionale në rritje që e kërkon medoemos edhe koha, e ka të vështirë që pasioni i tij ta ushqejë që ai në të gjithë orët e ngarkesës së tij mësimore. Ndoshta shteti  dhe organet e ndryshme të qeverisjes duhet të mendojnë edhe më shumë për këtë ngërç që ekziston në këtë vend.

Ende mungojnë në këtë vend mekanizmat për vlerësimin dhe rivlerësimin e figurës së mësuesit. Edhe politizimi i dikurshëm sot është zëvendësuar në një mënyrë të ndryshme me vetë qënien e tij si subjekt politik ku atij i kërkohet shpesh që të bëhet mbështetës i një partie të caktuar që është në pushtet. Këtë gjë e kritikon me të drejtë opozita kushdo qoftë ajo, por kur ajo hyn në pushtet, bëhet viktimë e  kësaj “sëmundjeje” të madhe sociale që nuk dëmton vetëm personalitetin e mësuesit, por edhe infrastrukturën e tij shoqërore. Mund ta bëja dhe një kapitull më vete për këtë shqetësim që e kam patur me vite . Unë dhe kolegët e mi kudo ku kam punuar  Bëhet fjala për MOTIVIMIN. Kontaktet fizike intelektuale me botën me Evropën dhe Amerikën kanë futur në fjalorin e përditshmërisë të një istitucioni publik apo dhe jopublik ose si i thonë ndryshe PRIVAT elementë të tillë social dhe profesionalë sidomos atë të motivimit. Në në profesion ku produkti që krijohet është paksa virtual, padyshim dhe shumë subjektiv ( një notë maksimale 10 në një shkollë të largët të vendit kurrsesi nuk është e njëjtë në sasinë e njohurive me një nxënës të një shkolle cilësore në një qytet të vendit  Po mua më ka shqetësuar ajo URË  që është ngritur ( ose nuk është ngritur) në vite mes shtetit dhe mësuesit. Asnjëherë nuk i është drejtuar drejtori, inspektori, deri te ministri një mësuesi të thjeshtë  se çfarë duhet që të bëjë shkolla për të nxitur aftësitë që ka ai mësues për të nxitur cilësinë e punës, kërkimin pedagogjik si për vete ashtu dhe për shkollën, pse jo dhe për kombin. Përherë përpara mësuesit ka rënë ÇOMANGA E HEQJES NGA PUNA’ Në tavolinë, në shtyp, në kafe , në rrugë, përherë i është thënë mësuesit friksueshëm se ai do të hiqej nga punë, po qe se nuk ka cilësi, po qe seeeeee…. Në vitet e fundit për disa kategori shkollash si ato profesionale ku konigjenti i nxënësve dhe nuk ka qenë i mjaftueshëm mësuesit i është kërkuar që të shkojë në fshata e në qytete në varësi të nxënësve që do të sjellë në shkollën e tij  do të siguronte punën e tij në të ardhmen edhe pse ai mund të ishte një specialist i jashtëzakonshëm në mësimdhënien e gjuhës shqipe, të matematikës, të lëndëve të tjera, etj

Përballë këtij transformimi politik, social, kulturor dhe i një mentaliteti të ri që ka shoqëria për mësuesin, mendoj se duhen gjetur edhe më shpejt mekanizmat që atë, mësuesin e lodhur e të përkushtuar ndaj detyrës së tij sa idealist për sot e për shekujt, ta vëmë në vendin e duhur që jep ai misionar i informimit, të fisnikërimit dhe e kulturimit të kombit. Që vlerësimi në tribuna i mësuesit të mos jetë vetëm kryefjala e mirënjohjes, por të jetë po aq e mirëpritur në të gjithë ditët e vitit me buzëqeshjen e ngrohtë që i drejtohet mësuesit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora