E premte, 02.05.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime

Kapiti: Kosova në UEFA, edhe fitore politike

E merkure, 04.05.2016, 08:00 PM


Antarësimi i Kosovës në UEFA është edhe fitore diplomatike e politike

Nga Skënder S. KAPITI

Kam qenë në tension deri kur Kosova u bë me meritë anëtare e UEFA-s. Vendosa ta uroj me zemër, pasi pranimi i Kosovës në UEFA  ashtu si çdo shqiptar, më ka bërë të ndjehem shumë krenar nga kjo ngjarje me rëndësi historike jo vetëm sportive por edhe politike e diplomatike. Dua ta uroj dhe ta përshëndes Kosovën, Kosovën  sportive, të gjithë sportistët e saj që janë paraqitur me identitetin e tyre kombetar kudo dhe pavarësisht se për çfarë ekipi kanë luajtur, pasi ata janë prezantuar me dinjitet dhe krenar si shqiptar; por një urim i veçantë edhe për ekipin shqiptar të Kosovës në sportin e xhudos që i sollën Kosovës lavdinë në kampionatin europian zhvilluar në Rusi para disa ditëve; uroj dhe i përshendes të gjithë  futbollistët shqiptarë nga Kosova që kontribuan aq shumë për kualifikimin e Shqipërisë për hërë të parë në një kampionat europian si dhe të gjithë tifozët kuq e zi nga Kosova që e kanë përkrahur me shumë zemër ekipin kombëtar të Shqipërisë kudo ku ai ka zhvilluar ndeshjet. Fitorja sportive dhe antarësimi i Kosovës në UEFA është edhe një fitore e madhe edhe si fitore politike dhe diplomatike dhe madje kontributi i sporteve dhe i sportistëve kosovar ëhtë më i madh edhe se i vetë politikanëve të Kosovës në rritjen e imazhit kombëtar, në kosolidimin dhe në njohjet ndërkombëtare të Kosovës sepse me antarësimin e Kosovës në UEFA dhe së shpejti edhe në FIFA bën të mundur de fakto njohjen e Kosovës edhe nga ato shtete që nuk e kanë njohur akoma Kosovën, bën të mundur ndeshjen dhe përballjen me ta duke ua imponuar atyre që detyrimisht të pranojnë sfidën, garimin sportiv me Kosovën, pra ta pranojnë përfaqësuesen e Kosovës, himnin, flamurin, pra shtetin e Kosovës. Dhe së fundi ashtu sikurse ndjehemi krenar për antarësimin e Kosovës në UEFA, dëshirojmë dhe i urojmë futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës gjithmonë  përfaqësim dinjitoz dhe rezultate e suksese ne ndeshjet dhe ne evenimentet e rëndësishme kombëtare, rajonale, europiane dhe botërore  gjë e cila rrit dhe lartëson prestigjin dhe krenarinë tonë  kombëtare. Ky urim për futbollin kosovar është urim për tërë Kosovën dhe kombin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx