Mendime » Xharra
Xharra: A kishte shqiptar para ardhjes së turkut?
E hene, 09.05.2016, 08:04 PM
A kishte shqiptar në Kosovë para ardhjes së turkut?
Nga Fahri Xharra
Shumë qesharake, kjo pyetje por ia vlen të merresh me dhe tek e fundit t`a dimë të vërtetën tonë aq të kontestuar nga vet ne. Ishim apo jo këndej pari para ardhjes së turkut ?
Viti i kaluar ishte plotë mohime dhe vetëmohime shqiptare si nga ana e serbëve po ashtu nga ana e shqiptarëve mysliman, prijësve fetar mysliman ‘ bile edhe nga një e përditshme serioze e Kosovës.
“Deri në Betejën e Kosovës, 1389, në Kosovë ishin vetëm 3 % shqiptar thoshin hoxhallarët ; pastaj na dole në skenë “studimet” antishqiptare të “ krye-izdajicës “ Hasan Kaleshi i cili në një konferencë në Stamboll, 1972, paska ligjëruar dhe “bindur” botën se deri në atë betejë (1389 ) paska pasur vetëm një % shqiptar . Me “ndihmën “ e turkut atëherë qenka rritur numri i jonë ( fatkeqësisht ) dhe ia paske zënë vendin dikujt tjetër.
Unë e dija që këta janë duke e bërë këtë propagandë qëllim keqe të inspiruar dhe të shtirë nga dikush . Por kush ishin ata që e kishin thënë ?
Hulumtimi në biblioteka nuk është “ gjynaf “ dhe e gjeta një “ margaritar “ të shpifjeve, mashtrimeve dhe mohimeve më të pa fytyra serbe . Serbët po, por shqiptarët pse po ?
Sot do te flasim pak për këtë libër “ Jovan N. Tomiç “Arnautet në Serbinë e vjetër dhe në Sanxhak”, 1913, Beograd (????? H. ????? ? ????????? ? ?????? ?????? ? ??????? 1913. )
Në parathënje shkruhet “ Në letrën e botuar të gazetës “Temps” të 3 Janarit 1913 z. Dr.Gergur Jakshiq në mënyrë të mrekullueshme është e paraqitur shpërndarja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë; nëpër Sanxhakun e Novi pazarit, Fushat e Kosovës, në Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Zgjerimi i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk është e sotme. ….por më së shumti ne ve serbëve na intereson : pse u rrit roli i shqiptarëve nën perandorinë otomane, roli i tyre në çkombëtarizimin dhe muslimanizimin me dhunë të serbëve ; si erdhi deri tek shqiptarizimi i viseve krejtësisht serbe si dhe në çfarë konteksti qëndron muhamedanizimi dhe shqiptarizmi i serbëve në ato toka .
Përgjigjen serbëve le t`iu japin “serbët “ e rinj të Kosovës
Libri i Jovan N. Tomiçit është i ndarë në kapituj
“-Momentet kryesore të muslimanizimit dhe shqiptarizimit të serbëve në Prizren, në Metohi ( Dukagjin fxh) dhe Kosovë
-Muslimanizimi i serbëve katolik në Kosovë
- Muslimanizimi i serbëve ortodoks pas 1630-1656 -tës
- Muslimanizmi dhe shqiptarizimi i serbëve ortodoks pas 1688-1690 -tës
- Levizja serbe e vitit 1737 edhe më shumë e shpejton muslimanizimin dhe shqiptarizimin e serbëve ortodoks
(-?????? ??????? ???????????????? ? ????????? ???? ? ????????, ? ???????? ? ?? ??????
-???????????????? ?????????? ???? ?? ??????, ? ???????? ? ? ????????
- ???????????????? ???????????? ???? ????? ????????? ???????? ??????? 1630–1656 ???.
-???????????????? ? ????????? ???????????? ???? ????? ??????? 1688–1690 ???.
-?????? ???? 1737 ???. ??? ???? ??????? ???????????????? ? ????????? ???????????? ???? )
Kësaj radhe desha të iu bëj vetëm me dije se librat serbe , nga të cilat antishqiptarët shqiptar po lexojnë dhe po na fëlliqin të menduarit e drejtë janë dhe mund te gjendet lehtë;por vetëm e vërteta shqiptare ashtu si është nuk gjendet tek ata.
Kurse librat e propozuar më poshtë po iu lë juve e sidomos atyre që nuk i binden të vertets sonë, por pështjellimeve të serbëve dhe turqve :
“-H. Kaleši, O seobama Srba sa Kosova krajem XVII i po?etkom XVIII veka, etni?kim promenama i nekim drugim pitanjima iz istorije Kosova. Obeležja VI/4 (1976) 193-216, posebno na str. 194-199.
-J. Hadži-Vasiljevi?, Arban. liga, 1-2, 11-14. Hadži-Vasiljevi? navodi argumentaciju tadašnjeg na?elnika Vrhovne komande, koji je isticao kako ne?e i nikako ne želi "da Srbija ima svoj Kavkaz", dok ce predsednik vlade bojao da bi ostanak Albanaca u Srbiji mogao biti štetan po red i bezbednost u tim krajevima (str. 13, s pozivom na J. Risti?a, Diplom. ist. Srbije II, 241-247).
- P. Nikoli?, Širenje Arnauta, 126; ypor. P. Pavlovi?, Seobe Srba i Arbanasa,
-J. Hadži-Vasiljevi?, Muslimani“