E diele, 28.04.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Gjërat duhen shprehur siç janë!

E marte, 10.05.2016, 08:02 PM


GJËRAT DUHET SHPREHUR ASHTU SI JANË!

Nga Afrim Caka

Unë ju them: “shteti nuk është burg, pse atëhere ajo duhet të jetë ndëshkim e marrëzi!”

Këta zerzop nuk kanë lexuar asnjë libër mbi demokracinë e së vërtetës, të ndërgjegjësimit ose rritjes së vetëdijes kombëtare. Unë çuditem si është e mundur një popull i tërë ka ardhur deri në këtë shkalllë amullie (moçali), ndonëse sikur nuk ka etje për atdhe e flamur, ose të paktën nuk e ndein këtë etje për gjuhë, kultur e histori.

Shteti yne nuk është mister, dhe kurdoherë mund të gjejmë dhe pse nuk e gjejmë shpjegimin e faktit që përse dhe për ç’arsye jemi katandisur në këtë gjendje. Para së gjithash pse jemi të till? Ky popull ka zgjedhur marrëzinë bashkë me varfërinë, fatkeqësinë, vuajtjen, krimin e organizuar dhe vallën e tyre, ndërsa ne duhet ta zgjedhim arsyen e shëndosh e të vepruarit për ta mbrojtur atdheun nga shpërbërja e saj që po i afrohej me tërë shpejtësinë e saj. Në këto moment të vështira ne nuk duhet ta ndiejmë veten të fyer e të lig, se në Dardani ka shumë hajdutë e abnormal, të çmendur dhe tradhtarë. Sepse edukata e jonë duhet ta heq dëlirësinë e amullisë ose të përgjumjes. Ne duhet t’ua tregojmë fytyrën e shoqërisë shqiptare, botës, sepse ajo fytyrë e vërtetë zullumçarësh nuk është e popullit, sepse ata nuk janë populli…!

Shembullin e kemi pra syve tanë, se ata nuk dinë çfarë bëjnë...?

Në fakt ka shumë gjëra që nuk mund të shprehen në gjuhët tonë, sepse qasja e realitetit në bazën e saj, sipas e veprimeve politike veprimet janë të ndryeshme e të dëmshme për kombin. Po të futesh ca më thellë, po të gërmosh ca më thellë, do të zbulohet veprime edhe më të shëmtuara e çoroditëse, jo veprime të zakonshme, por të pazakonshme në dëm të atdheut...! Diktatura kishte frikë të kishte qytet të madh në vend ndaj shpikte qytete përditë dhe derdhte shqiptarët që të mos njiheshin e shiheshin me njëri – tjetrin. Demokracia nuk ka frikë nga bashkimi i njerzve dhe është siguri se bashkimi i njerzve është garanci që demokracia të mos kthehet në diktaturë. Një tjetër argument që përmendin këta është përpjekja e tyre për të hequr origjinën e emrit të Dardanisë...

Vetëm para ca ditësh lexova në facebook hajkën e njohur të PDK-ës, mistikut e mjeshtrit gjenial Azem Sylës. Mirpo tani e tërë çoroditja e tij dhe e PDK-ës është arsimuar sipas modelit mafijoz kolombian. Duhet parë me vëmendje, se kjo nuk është se mund ta quajmë çoroditje. Në këtë çoroditje ka një mafi të kafiterish, po që ta ndjesh këtë çoroditje, duhet të jesh mjaft i hollë. Kjo gjë s’mund të kuptohet intelektualisht, ajo mund të kuptohet vetëm budallikisht. Këta qeveritar janë frikacakë e të papërgjegjshëm sa nuk kanë asnjë rimors, asnjë pendesë e nuk dinë të kërkojnë njëherë falje për faktin që e kthyen parlamentin në stallë, që i kanë kthyer partitë politike ne garnizone ushtarake e shqiptarët në një turmë të skllavëruar. Disa qeveritarë e kanë humbur shumë organe të shqisave, bie fjala nuhatjen për politikë, histori e kultur. Deputeti pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. “Shqiptarët qeveritar e deputet duken shumë të varfur!”. Çfarë ka ndodhur me hundën dhe mendjen e tyre? Pse qeveritarët dhe deputetët nuk mund të nuhasin po aq mirë, sa hunda e qenit ose e kalit? Kafshët i kapin aromat në një largësi prej shumë miljesh. Ndërsa këta të qeverisë sikur s’kan asnjë aftësi t’i mbajë mend historitë e kaluara. Këta përnjëmend zotërojnë epërsi të tilla për korrupsion, janë të parët, nuk e kanë të vështirë të gjejnë njerëz të tjerë, të cilët do të hynin me gëzim në vallën e tyre.

Nga ana tjetër, lakmitarët, si rregull, nuk njohin kombë e atdhe, përderisa ata i brejnë vazhdimisht mendimet për atë se ç’gjë tjetër duhet të arrijnë në karierën e tyre politike dhe çfarë duhet të fitojnë që të jenë të lumtur në korriz të popullit. Në botën e tyre zullumçarët, i cili nuk e vret mendjen për nevojat dhe kërkesat e popullit, për të cilët fatkeqësia e tjetrit është gëzimi i tyre. Këta kërkojnë nënshtrim dhe pushtet të plotë pa kushte të ligjeve të diktatura nga egoizmi i tyre. Këta njerëz kërkojnë për vete pozita të veçanta në qeveri e parlament dhe ç’është më e keqja dhe pretendojnë se këtyre i është dhënë mundësia të qeverisin e të vjedhin sipas qejfit. Ka edhe forma tjera primitive të mendjemëdhenjve, atë e shfaqin ata njerëz nga mungesa e karierës profesionale, të cilët synojnë të shquhen në “politikë”, me veshje të pazakonshme ose elegante, të fusin gishtin e të gërmojnë në hundë, me makina luksoze me pallate e livadhe me qindra hektar.

Këta kanë liri të pakufi dhe meritojnë të kenë liri pa kufi. E di, ndonëse kanë dëshirë të hyjnë në çetën e të gjithëditurve të bëhen edhe “Doktor Shkence” dhe të bluajnë kopalle në të thatë ditë për natë nëpër facebook, në parlament dhe në ekrane TV. Daja Sylë ka pranuar si duket të na e shtojë bezdinë dhe neverinë duke folur dhe shkruar komente kur s’duhet e duke thënë çfarë s’thuhet, si do mosë me ofendime, ndaj opozitës të vetëmburrjes së tyre. Ndonjëherë kjo mendjemadhësi shprehet edhe me dhune verbale.

Këta tipa të tillë individësh, nuk është lehtë t’i njohësh. Servilizmi tyre u jep kënaqësi, duke na krijuar një farë sikleti dhe populli i mjerë fillon të tregohet i kujdesshëm ndaj atyre që përpiqën të servilosën. Populli i përkulur nën peshën e kësaj ngarkese jo me fuqinë e tij, por pa dijen e tij. Kur shohim të tilla dinakri e anrkizëm në pushtet, atëherë mund të jemi fare të sigurt se në bazën e tyre qëndron servilizmi, përulja, korrupsioni, snobizmi, krimi i organizuar dhe mungesa e vërtetë për aftësi mendore.

Prandaj mos të harrojmë këto dallime, sepse ka shumë njerëz që duan të jenë hajdutë, servilë, zullumçarë, që duan të gjejnë përcjellësit e tyre, por vëtëm t’u ecë puna e tyre e brendëshme dhe për t’i vënë vetes si qëllim afirmimin e tyre. Kuptohet gjithmon në afera korruptive dhe kënaqija e egos së tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora