E diele, 28.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Liberalizimi ndihmon zbutjen e krizave

E marte, 10.05.2016, 08:14 PM


LIBERALIZIMI I VIZAVE  E NDIHMON  ZBUTJEN  E KRIZAVE

Nga Dedë Preqi

Edhe pse ky proces po bëhët me vonesë, duhet ta përshëndesim raportin e fundit të Këshillit Europian, për liberalizimin e vizava për qytetarët e Kosovës, duke i mbetë borxh Kosova, që ti përmbush edhe disa kritere, për të marrë rekomandimin e fundit,  të cilin qytetarët e këtij vendi po e presin me padurim.

Për qytetarët e Kosovës, liberalizimi i vizave nuk është vetëm një rrugëdalje nga krizat që e kanë kapluar vendin, por as spekulime shumë të larguara nga realiteti që mund të na ndihmon të gjejmë shtigje edhe atëherë kur duket se nuk ekziston ndonjë shans, duke e kuptuar jetën, jo vetëm si përmbushje të një qëllimi nëpërmjet lëvizjeve të lira  dhe aktive, por edhe jetën e lirë dhe ekzistencën e tij në botën normale.

Qytetarët e Kosovës, janë ndër popujt më të sprovuar dhe të vuajtur në rajon, apo në tërë Ballkanin perëndimor, për këtë arsye është e nevojshme që ky popull të përkrahet nga vendet e fuqishme dhe të zhvilluara të Europës, në fakt askush nuk mundet të na lirojë nga mbrapambetjet  tona , por mjafton përkrahja morale dhe politike e atyre vendeve që e kryesojnë Europën dhe e konsiderojnë vetën si ombrellë të pa anëshme e të barabartë për gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Krizat që na i shkakëtuan të tjerët, tani  nuk duhet të hargjojmë kohë dhe ti konsumojmë rrethanat në jetën e  përditshme, ato nuk do ti harrojë vetë historia, por krizat që i shkakëtojmë vetëvetës, përgjegjësitë dhe llogaritë duhet ti kërkojmë në mesin tonë, sepse ato sot po e rëndojnë dhe e ngulfasin jetën e qytetarit  të rëndomtë dhe shoqërinë tonë në përgjithsi.

Nga asnjë vend i Europës nuk u kërkuan kushte të tilla, sikur që po i kërkohen Kosovës, për liberalizimin e vizave, mirëpo nuk duhet ti humbim shpresat, ti ruajmë  vlerat dhe dinjitetitin tonë, të qëndrojmë me seriozitet dhe krenari, duke ditur se ne kemi nevojë ti bashkohemi  Europës, ndërsa edhe Europa  ka nevojë që të plotësohet me shqiptarë.

Është kënaqësi e vertetë kur populli kosovar mund të lëviz lirshëm nëpër vendet e ndryshme të Europës dhe botës, dhe jo gjithmonë të mbetëmi të uzurpuar e të izoluar sikur në ndonjë kafaz, dhe të dëgjohen urdhërat e atyre, të cilët me këmbëngulje na e kundërshtuan dhe mohuan këtë të drejtë edhe sot, e cila na takon me plot meritë, sikur gjithë popujt tjerë që e përfaqësojnë këtë kontinent.

Është  e vërtetë se ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, ishin topitur me vite, duke pritë para ambasadave të ndryshme për të rregulluar një vizë shëngen, sëpaku për ti vizituar të afërmit e vet dikund nëpër Europë dhe botë.

Ishim ndër të parët e izoluar dhe tani mbetëmi  të fundit për t’u  liruar nga ky zingjir i lidhur  këmbësh në mes të Europës, prandaj kjo mbetët në ndërgjegjën e atyre, që në natyrën e tyre kishin  gjithmonë përzierje të së mirës me të keqën, dhe për t’u dëshmuar e detyruan fuqinë më të madhe botërore NAT-on, të ndërmerr hapat më rigoroz dhe historik kundër kësaj kategorie famkeqe.

Plasaritjet  ekzistojnë gjithmonë edhe në shoqëritë demokratike e gjejmë këtë proces, por është befasusese se në shoqërinë tonë kosovare  depërton thellë kjo natyrë negative, dhe bëhët e dukshme në një kohë pa kohë, apo në shekullin njerëzimit modern, duke e ditur se ky vend dhe ky popull ka mbijetoi vetëm përmes një fati të jashtëzakonshëm, sepse ishte e pa mundur të definohet jeta dhe fati i këtij populli nën shtypjen dhe represaljet e një okupatori të egër dhe fashist të regjimit serbo-sllav, i cili edhe sot e kësaj dite nuk pushon  me  kurthat e saj politike kundër këtij populli.

Në fakt, duke iu referuar temës në fjalë, nuk  do të harrohen edhe keqbërësit shqiptarë, që punuan pranë ambasadave të vendeve të kuintit, të cilët bënë pazare të ndyrshme me shitjen e vizave dhe ndryshimin e dokumenteve përkatëse, të cilët këtë dinakëri e shfrytëzuan së bashku edhe me vetë punëtorët e këtyre ambasadave në Kosovë.

Kemi edhe  shumë burime të tjera që mund të mësojmë se në vendin tonë ndodhën shumë gjëra të pa ndershme dhe pas luftës, të cilat  depërtuan thellë dhe u bënë shumë të dukshme e befasuese, sepse njerëzit e deleguar për të na ndihmuar me Emisionet  e tyre nga Europa dhe bota, ata edhe përfituan në mënyra të ndryshme dhe korruptive nga Kosova  dhe qytetarët e saj, por në bashkëveprim  me korruptorët dhe matrapazët vendor.

Kosova sot po ecën me hapa të lodhur dhe të përgjumur, populli është i tërhequr për t’iu shmangur ikjeve nga vendi, sepse ata që ikën nga kushtet ekonomike  vitin e kaluar me qindra kosovar, nuk janë nda mirë në vendet ku i kishin synimet e tyre, të cilat nuk u realizuan, sepse Europa, është e kapluar me njerëz të tillë dhe të tjerë nga anët e botës së krizave dhe luftrave të ndryshme.

Për keqardhje, Qeveria aktuale nuk lë përshtypje se bënë hapa të sigurtë, për përmirësimin e  gjendjes  dhe  stadartit  jetësor të qytetarëve të vet, prandaj qytetari i  vendit është i i zhgënjyer nga mashtrimet dhe premtimet e liderëve dhe politikanëve të tillë, të cilët me këta hapa të përgjumur  i thurin lavdi vetës, për atë që s‘kanë bërë.

Liberalizimi i vizave nuk do të thotë se kosovarëve do t’u  hapën  rrugë pa pengesa, apo automatikisht do të hapën vende të reja të punës  në ato vende ku ata dëshirojnë të shkojnë, liberalizimi i vizave është një mundësi e lëvizjes së lirë qytetare në vendet e Europes dhe gjetiu, të cilët mund të shprehen të lirë me hapat e vet në punë, në tregëtinë e mallit dhe shkëmbimin e marrëdhënive tjera të lira me botën njerëzore .

Liberalizimi i vizave edhe pse një proces i tejzgjatur për qytetarët e Kosovës, i cili do të ndikonte shumë  në zbutjen e krizave, që sot e kanë kapluar popullatën e vendit, sikur ky proces të ishte kordinuar më herët sikur në vendet tjera, por sidoqoftë popullata kosovare e mirëpret me  kurajo se do të bëjë ndryshime të mëdha në përmirësimin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora