E premte, 02.05.2025, 09:07 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: A do ringjallet AKR-ja?

E marte, 24.05.2016, 07:55 PM


A do ringjallet AKR-ja ???

Shkruan Faton MEHMETI

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ku AKR-ja nuk mori as 5% për t’u fut në parlament, u duk se kjo parti de facto  ka falimentuar. Se si erdhi deri tek rënia drestike e kësaj force politike ,besoj se ka të bëj me hyrjen e Pacollit ne koalicion me Hashimin, e që për rrjedhoj nuk solli mirëqenie të jetës së qytetarëve. Nuk u hapen 300 mijë vende pune, zonat ekonomike mbeten veç në leter pa rezultate e për më tepër qytetarët nuk panë dicka ndryshe nga të tjerët, për çka Pacolli i mëshonte me forcë kësaj ideje. Kanë kaluar dy vjet që nga perfundimi i zgjedhjeve, Pacolli i mbetur nën hije kohët e fundit ka filluar të inicoi riorganizmin e AKR-së. Riorganizmet janë nevojë për cdo subjekt politike, kryesisht me qëllim avancimin karshi nevojave të qyetarëve. Partitë që i hyjnë këtij procesi duhet të evidentojnë se ku ka caluar, çfarë duhet përmisuar dhe se s’i ta fitoj besimin e elektoratit. Dhe mbi të gjitha,  dhe me e rëndesishmja është krijimi i një identiteti dhe autoriteti të mirefilltë si drejtues i forcës opozitare në të ardhmen. Realisht kjo do të jetë shumë e veshtirë në nje ambient ku politika ka humbur cdo besim tek qyetarët, pjesë e kësaj është edhe AKR-ja që, po e ripërsërisë nuk solli asgjë ndryshe nga partitë tjera në qeverisje. Sfidat e Pacollit për rekrutimin e figurave të reja dhe të pa kriminalizur është sfida e parë, e që kjo pastaj të rikthehet në besim të elektoratit. Por sfida më e rendësishme e Pacollit do të jetë të bind afër 65 % të qytetarëve që nuk votojnë, se pse duhet ta votojnë AKR-në, pse të rivotohet dikush që ka qenë në qeverisje dhe nuk dha rezultate, kjo sfidë është veshtirë të arrihet. Programi ekonomik i AKR-së në letër është shumë pragmatik por është vështirë i zbatueshëm në një ambient të kapur nga krimi dhe haraqi, marrim shembull Agim Bahtirin e AKR-së në Mitrovicë,  cili përveç popozitetit nuk ka bërë asgjë çfarë kishte premtuar. Agim Bahtiri është pasqyrë e keqe për AKR-në që po mendon të rikthehet fuqishëm në skenën politike të vendit.  Politika “vërtet është art i së mundshmes”, por nuk është diçka e pamoralshme, “mashtrim apo zbatim brutal i pushtetit”, siç vlerësohet nga makiavelistët e djeshëm a të sotshëm, rrjedhoj e së cilës janë edhe ata që sot qeverisin në Kosovë. Pacolli duhet të dëshmojë se gabimet e se shkuarës me s’do i përserisë dhe se është me ndryshe se ata. Shoqeria jonë s’ka komoditetin e ndryshimeve kozmetike në qeveri, por e ndryshimit të konceptit qeverisë ne vend. Ndryshimi i sistemit të korruptuar është sfida me e madhe e politikbërjes së sotme në Kosovë, por ta  shkulesh sistemin e korruptuar nuk është fare lehtë, pasi  ajo perfshin një gamë të madhe njerëzish, duke përfshirë edhe vetë qeverinë.

AKR-ja po mundohet të ringrihet nga hiri i saj  i vetëdjegies, që nisi nga letra e nenshkrimit të koalicionit me PDK-në, të cilël paraprakisht  me votat e saj e rrezoi në kuvend, me të cilën u  “ martua ” pastaj . Ky mossinqeritet nga Pacolli le shumë për të dëshiruar se tek ky njeri mund të gjindet njeriu i parimeve e jo i pazareve, për ta dëshmuar të kundërten Pacolli duhet të mundohet shumë dhe ta dëshmojë këtë me vepra. Hashimi si shumë të tjerë arriti edhe Pacollin ta fus nën kurthin e diskreditimit dhe humbjes së integritetit politik, dhe kjo sigurisht i kushtoi dhe ende po I kushton.

Qytetarët e Kosovës  mund të jetojnë mirë vetëm në një bashkësi politike të organizuar mirë, mbi bazën e ligjeve dhe të parimeve të përcaktuara mirë ndërmjet njerëzve që kanë përgjegjësi politike e publike.Kjo nuk po ndodh dhe as që pritet të ndodh, dhe mbi këto themele nuk na duhet asnjë forcë poltike, ne duam dike që udhëhiqet nga parimet e jo nga pazaret..e si të besojmë se Pacolli s’do bëjë përseri martesë me Hashimin ???



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx