E premte, 02.05.2025, 09:57 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Mehmeti: Një paralelizëm

E marte, 24.05.2016, 08:03 PM


NJE PARALELIZËM

Nga Gani Mehmeti

Tani e 60 vite më parë ishte rrezuar nga pushteti Aleksandër Rankoviqi, armik i përbetuar i shqiptarëve , në  vitit 1966.

Ai ishte rrëzuar nga pushteti jo pse po shtypte, po shpërngulte shqiptarët nga Kosova në Turqi, por pse po i sillej edhe karrigës së Titos, sepse synonte ende pushtet më të madh në Jugosllavi.

Po gjykohej ajo kohë shtypëse e shqiptarëve në Kosovë. Të gjithë po e dënonin atë kohë, por askush nuk po largohej, nuk po përjashtohej nga pushteti që kishin zënë vend me kohë.

Nëpër komuna po dilnin kryekomunistët e Kosovës të asaj kohe dhe po diskutonin për gjithë ato deformime që i ishin bërë popullit shqiptar në Kosovë e në Jugosllavi, por të gjithë po donin të mbesnin në pushtet, ani pse disa syresh do duhej të shkonin, sepse kishin punuar nën direktivat e Rankoviqit.

Ditë prej ditësh, gjendet në Podujevë atë kohë Fadil Hoxha. Mbasi flet në sallën e filmit, e cila eshte edhe sot ne gjendje shumë të mirë, Fadil Hoxha kërkon që të marrë fjalën dikush nga Llapjanët. Kush të merrte fjalën, s’kishte aso kohe kush, pastaj ishte ende si kohe e turbullt, njerëzit nuk guxonin të flisnin, sepse të flasësh, duhet të dish dhe të jesh trim, të tregohesh guximtar edhe kur të flasësh të drejtën. Vite më parë po më thoshte një krentari im : Gjithherë ka qenë vështirë të thuhet e shtrembta, e pavërteta, por sot ato thuhen shumë lehtë, ndërsa e vërteta është zor të thuhet, sepse ia ka mundur e keqja të mirës.

Kur po shihej se askush nuk po e merrte fjalen, as nga pushtetarët e Llapit, që aso kohe ishin pak, çohet Profesori, me sa jam i informuar, i vetmi profesor me fakultet të kryer atë kohë edhe e merr fjalën, mbasi kishte dëgjuar fjalimin e Fadil Hoxhës.

-           Pas gjithë këtyre deformimeve që janë bërë e zhvilluar në dëm të popullit shqiptar, ato nuk mund të ndreqen me të njejtët njerëz që i kanë bërë këto deformime ! – ishin vetëm disa nga fjalët e Profesorit atë ditë.

Fasil Hoxha e mori në shënim këtë fjalë, këtë këshillë, këtë të vërtetë të madhe dhe nisën shkarkimet, nisën përjashtimet dhe dënimet e atyre që meritonin. E, vetë fadil Hoxha pati thënë :

-           Llapi e paska vetëm një njeri ! – për Profesorin, fjalët e të cilit ishin të gjitha me vend. Ai kishte folur edhe nja disa herë, por jo odave, jo rrugëve, aty ku ishin ata që mund të bënin diçka, po deshtën. Dikush i ishte sjellë edhe ta burgoste, por ishin të vegjël për të, prandaj, vetëm sa kishin nuhatur dhe ishin larguar.

E, ky njeri është edhe sot, por sot nuk ka para kujt të flasë, sepse sot janë bërë të gjithë të « dijshëm », janë bërë të rrezikshëm, janë bërë hajna ashiqare dhe plaçkitës në pikë të ditës.

Vallë, a do të mund të ndalet korrupsioni me ata që na vodhën deri sot ? – Jo !

Duhet të dënohen të gjithë hajnat e plaçkitësit, për t’u kthyer Kosova së mbari. Duhet ta marrin pushtetin ata që Kosovën e kanë në zemër e jo hajninë.

Deri atëherë, ne vetëm sa do të fundosemi. Me njerëz që falin tokë shtetve tjera, me gjykata që japin tokën kishave pa qenë e tyre, vetëm pse e kërkon politika dhe pse e kërkojnë serbët, me hajnat në krye të shtetit, që nuk mendojnë për popullin, nuk mendojnë për shtetin vetëm për pushtetin – nuk ecet përpara.

Tani : ZGJIDHNI E MERRNI !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx