E shtune, 05.10.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Mjerë mileti kur i pri hoxha

E merkure, 25.05.2016, 09:17 PM


MJERË VATANI DHE MJERË MILETI

KUR I PRI HOXHA E IQIMË METI

NGA KALOSH ÇELIKU

Amani, (nuk e di për të satën herë e përsërisë këtë lutje nëpër shkrimet e mia publicistike), më thirrni kur të doni t’i dalë zot popullit shqiptar dhe Atdheut, por mos më thirrni të dalë në protesta “paqësore”  në rrugë, ku u prinë në ballë Hoxha i Allahut dhe Iqimë Meti për “ndryshime politike”. Partizanët më besnik të sistemit komunist. Shkaku, se: Im Atë, kurrë nuk e luftoi pushtetin e atëhershëm komunist me “llafe”, por me punë dhe pushkë maleve.

Nevoja, nëse është më thirrni edhe në luftë, arsye, se: luftën me penë e kam brez pas brezi në gjak, por jo edhe dalldisjen e popullit shqiptar nga këto dudumë për ta nxjerrë në rrugë. Edhe, atë: në Ditën e sotshme kur populli shqiptar veç më është në rrugë, i papunë. Pushtetin ta mbajmë ende gjallë ne shqiptarët, në Qeveri.

Dudumët i njoh mirë me vite, asgjë deri më sot nuk kanë bërë të “hajrët”për popullin shqiptar e as për Atdheun. Ose, siç thonë vetë ato shpeshëherë para kamerave televizive në stilin e Rilindasëve shqiptar, për “Mëmëdheun” dhe jo, për Atdheun. Dje, nëpër intervista teknefese të “vëllazërim - bashkimit”, gojën plot deklaroheshin si shkrimtarë “maqedonas” të pakicës multietnike, sot: “patriotë kuqezi shqiptar” që nuk e duan Maqedoninë e Gruevskit dhe Ali Ahmetit. E duan Maqedoninë e Zaevit dhe “Besës”?! Asaj kohe, i rrëmbyen me duar e këmbë të gjitha emërimet politike të sistemit komunist, sot i rrëmbejnë edhe me bythë fondacionet “humanitare” dhe postet “demokratike” partiake nëpër institucionet e Shtetit “përbashkët”. Krah për karhu i shëtitën të gjitha partitë politike, që nga ajo e “arta” komuniste e deri te kjo e sotmja “hallall me besë”. Ndonjëri duke themeluar edhe parti të re politike “demokratike”. Arsye, i kishin përzënë si “patriotë kuqezi” nga Nëna Parti ku ato e kishin mikun e tyre ideologjik para kamerave televizive, e tashti dilnin me “shtigje” të reja politike për ta “shpëtuar” popullin shqiptar nga hajdutët politik qeveritar. U turrën me të katra pas posteve politike dhe përfitimeve familjare: emërimet politike në Qeveri, redaksitë e “vëllazërim - bashkimit”, administratorë besnik të SOROS -it, Çmimet e “merituara” shtetetërore, postet politike të PPD -ës, PDSH -ës dhe BDI -së.

Dëshmi “patriotike”: E kënaqën rriskun e fëmijëve shqiptar gjatë Luftës Kosovës (1999), gjoja se në atë kohë i botuan dhjetë tituj të librave artistik të shkrimtarëve shqiptar për fëmijë me nga dhjetë mijë tirazh për çdo titull libri. Honorarin, sipas mikut tim poet (G. Xh.), autorët nuk e morën edhe sot e kësaj dite. Ndonjëri nga ta, as edhe në varr. Përfshirë këtu në këtë shkrim publicistik të vonuar edhe mikun tim shkrimtar. Organizatorët e këtij projekti famoz “kombëtar - humanitar”, me paratë “hallall” blenë banesa konforme në “Porta Vllae” dhe ndërtuan “kulla shqiptare”.

“Përgjegjësinë” për arratisjen e tirazhit të librave e kanë bibliotekat e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë: nga sa tituj të atyre librave i kanë sot nëpër raftet e tyre. Nuk i pyes bibliotekat e shkollave fillore në Kosovë e Maqedoni, që nga ai tirazh i madh marrramendës, sot nuk do të kishin vend të ulen fëmijët tanë në karrige nëpër bangat shkollore. E, as familjet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri nga sa kopje i kanë nga ato libra në bibliotekat familjare. Aqmëtepër, edhe bibliotekat e Shqipërisë që nga ky “agresion nacionalist shqiptar” do ta “rrezikonin” edhe shtetitin e tyre “irredentist”.

Përmëtepër, i kanë bërë dhe i bëjnë 999 keqpërdorime në emër të popullit shqiptar. Fatkeqësia, kombëtare: Mjetet e informacinonit në gjuhën shqipe që sot i kemi me bollëk, nateditë me javë merren me mbeturinat (bërllokun) në qytetet me shumicë shqiptare dhe jo me këto keqpërdorime tinëzare: arsimin dhe kulturën shqiptare. Edhe, ju sot në mes të Ditës Madhe prisni që unë të dalë krah për krahu me dudumët: Hoxhën e Allahut dhe Iqimë Metin në protesta “paqësore politike kuqezi” përpara Qeverisë?!

Kurrën e kurrës për së gjalli, përsa të jetë jeta!...



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora