E premte, 02.05.2025, 09:33 AM (GMT+1)

Mendime

Nëngurra: Hallakamë dhe mjegullnajë nga mërgimtarët

E hene, 30.05.2016, 09:09 PM


HALLAKAMË DHE MJEGULLNAJË NGA MERGIMTARËT SIMPATIZANT TË LDK-SË

Nga Bardh M. Nengurra

Dikur shembull per atdhedashuni, shembull per perkrahje të LDK-së dhe politikës së sajë shtetbamse , sot mergimtaret me apo pa qellim janë ba mollë sherri dhe shkak per perplasje të shqiptarve në Atdhe dhe në mergatë dhe jo vetem kaq, por edhe shkak per dobsim dhe mekje të partisë tonë që formojë institucionet e shtebamjes dhe edhe shtetit të sotshem qe njifet si Republika e Kosovës.

Asht per keqardhje se si kaq paturpsishtë disa individ servil të organeve dhe individve të Kryesisë të LDKsë po krijojnë huti dhe perqamje te simpatizant dhe antar të LDK-së gjithandej ku ata janë dhe njikohësishtë po kënaqin zemrat e kundershtarve të sajë ( LDK-së ) të cilët panderpre kan perdor të gjitha mjetet dhe mundësitë per ta shkatrrue fare LDK-në.

Me 28 maj 2016 u mbajt e ashtuqujtuna Konventa e LDK-së në Prishtinë dhe prania në këtë Konventë nuk ju lejue Kryetarve legal të zgjedhun në Kuvende zgjedhore të dy degve ma të medhaja , degve që nji çerek shekulli kan dhanë kontributin ma të madh në perkrahje të Liderit Historik të LDK-së Dr. Ibrahim Rugovës dhe me këtë edhe institucioneve shtebamse të Kosovës, pra degës së LDK-së nga Zvicrra dhe Degës së LDK-së nga Gjermania. Tashma asht i njoftun rasti makabër idiotesk, vandal dhe dhunues kunder Kryetarës së Degës së LDK-së në Gjermani zonjës Donika Gervalla. Meqense kam ba shkrim reagim per rastin këtë here nuk do mirrem me te.

Do shkruej per kumtesën qe sapo e lexova të postueme në FACEBOOK.COM, kumtesë të cilën e kishte shpernda miku im Ahmet Kosumi nji aktivist i mirë i LDK-së mergimtar në Zvicër.

Në kumtës precizohet se si katër degë dhe dy nendegë të mergatës tonë perkrahin punimet e Konventës së 28 majit 2016 dhe nuk kishin harrue të i numrojnë meritat, sukseset dhe premtimet që i ka ba LDK-ja si parti , Isa Mustafa si Kryetar i sajë dhe njiherit edhe si kryeministër i Kosovës.

Nuk kam qellim të mohoj suksese të kryeministrit Isa Mustafa e as ti ngrisë në qiell ato. Jam i vetdishem se ka pas rrjedha pozitive per Kosovën në arenën nderkombëtare në kohen prej kur Isa Mustafa asht në krye të qeverisë. Sikurse jam i vetdishem se shumçka ka deshtue dhe asht per brengosje.

Unë do baj këtu nji kundershtim kunder të ashtuqujtunave kater degve dhe dy nendegve të mergatës shqiptare nenshkrues të kumtesës në fjalë dhe qe publikisht dolen me kumtesë perkrahëse per Konventen e LDK-së të datës 28.05.2016 në Prishtinë.

Ish kryetari i degës LDK në Zvicër z. Haki Latifi kambngulë se asht edhe tutje kryetar i deges atje.  Dakord, ai dhe kushdo tjetër ka të drejtë te zgjidhet kryetar, por opinioni shqiptar e din se në Zvicër asht mbajt kuvendi i rregullt i forumeve, nendegve dhe degës dhe se at kuvend e ka thirrë dhe organizue vet z. Haki Latifi. Opinioni shqiptar poashtu e din dhe ka pa deshmitë dhe dokumentet të publikueme në mjetet mediatike se në at kuvend pas tri rradhë votimesh z. Haki Latifi ka humb dhe kryetar i Degës atje asht zgjedh z. Shefqet Dibrani, nenkryetar z. Haki Latifi, zonja Zizë Pepshi, z. Saim Tahiraj etj etj. Si tash ka mundësi të jet kaq i pasinqertë z. Haki Latifi dhe ta mohojë kuvendin qe e ka organizue vetë e ku me votë të msheftë ka humb dhe nuk asht rizgjedh kryetar i degës së LDK-së në Zvicër?! Unë asnjihere nuk ja mohojë të drejten e kundershtimit të z. Haki Latifi që i ban Degës qe vet ai e ka udhëheq me vite, por unë ja baj nji pyetje publike ketu, kur dhe ku e mbajte ti z. Haki Latifi kuvendin tjeter pasi more urdhen nga qendra konkretisht nga Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri që ta kundershtosh dhe mos ta pranosh humbjen tande në Kuvendin e rregulltë qe u mbajt atje?! Si ka mundësi ta quesh veten edhe ma tutje kryetar pa e mbajt kuvendin me ata perkrahës qe i paske apo qe pretendon se i ke?!

Dhe vazhdojë tash me zonjën Qibrije Hoxha e vetqujtuna kryetare e degës në Suedi.

Mikja ime, a ka mundësi të bahesh e sinqertë dhe te tregosh se në Suedi nuk asht mbajt kuvend fare dhe se ti si perkrahëse e lidershipit të sotshem partiak dhe me shpresen se kjo edhe asht metoda qe te te vejnë në listën e kandidatve per deputet në zgjedhjet e radhes në Kosovë del tash si nenshkruese e komunikatës dal nga Zvicëra , apo thanë ma mirë nga z. Haki Latifi.

Nese ke mbajt kuvend në Suedi , a mund ta deshmosh se ku asht mbajt kuvendi, sa delegat ke pas aty dhe sa kunderkandidat i ke pas kur të paskan zgjedh kryetare të degës per Suedi?

Në Norvegji prej se ka fillue lufta dhe bombardimet e NATO-së në Kosovë nuk ka pas fare degë të LDK-së, atje ka pas individ qe i kan thanë veti Kryetar i degës qe në realitet as që ka egzistue. Këta ishin: z. Daut Haxhaj, z. Ejup Gashi, z. Rrustem Seferi dhe z. Salih Tahiri që pas nji kohe të heshtin të gjithë këta dhe të mbetet i vetmi vetreklamues si kryetar i dëges z. Daut Haxhaj.

Daut Haxhaj ka pas disa aktivitete humane dhe në politiken integruese të mergatës shqiptare në Norvegji , por primatin e pelqyem aq shumë nga ai e ka mbajt ma së shumti falë pritjes që ju ka ba disa antarve të kryesisë se LDK-së nga Prishtina. Pritjen jua ka ba me shpenzimet e veta sepse asnji cent nuk e ka në degen qe ai e prezanton e ku thotë se asht kryetar. Shkumjet në diskoteka per vallëzime me gra norvegjeze per hamshor të ardhun nga Prishtina gjoja si aktivitet partiak i LDK-së Daut Haxhaj me kujdes e ka sponsorue. Mirpo Daut Haxhaj asnjihere se ka mbajt asnji mbledhje te deges , nuk asht mbajt asnji kuvend dhe pikrisht shkaku i kësaj perbuzje të njerzve jan shue të gjitha nendegët dhe forumet e LDK-së në Norvegji. Në Norvegji ka qen vet Daut Haxhaj degë, nendegë, forum dhe kryetar i të gjitha këtyne. Dauti ka pas disa individ qe e kan perkrah dhe kur në Norvegji kan ardh dikush nga kryesia e LDK-së Dauti i ka ftue ata me shkue në Kristiansand qe bashk ta presin personin qe ka ardh nga Kosova.

Unë ketu tash i baj pyetje z. Daut Haxhaj; a ke mundësi të bahesh i sinqertë z. Daut dhe ta pranosh se kjo që shkrova ma nalt asht e sakt, a je i zoti , a e ke guximin intelektual dhe qytetar ta pranosh se Ti në Norvegji ( ku jetoj edhe unë dhe di keto qe i them mirë ) nuk ke degë fare, nuk ke aktive, formue e nendegë dhe se asnji kuvend nuk e ke mbajt. Ti ke mbajt kontakte me miqet e tu ( nuk do i permend me emna ketu sepse ata jan tre kater veta qe Ti me ata mendon se ke degë në Norvegji ) dhe ato kontakte i ke ba permes telefonave apo letrave në posten elektronike sepse asni mbledhje të deges nuk e ke mbajt qe nga paslufta në Kosovë e mos te flasim per Kuvend dege. Daut Haxhaj e kam shkrue edhe ma heret shumëhere se si këtë heren e fundit ti me pajtimin e kunderkandidatve tu per kryetar dege mbete edhe ma tutje kryetar. Por Ti me at mjeshtrinë tande policore udbeske ( nuk turpnohesh ta pranosh se ke qen polic i ish Jugosllavisë besojë e as se tash je dhanderr i rusve ) ja ke arritë me e shkel marrveshjen qe pate me z. Enver Seferi, me mu dhe me të tjer aktivist e simpatizant e votues të devotshem te LDK-së.

Per degen e BENELUKSIT nuk mund flas pasi per rrjedhat atje kam fare pak informata, por di se demostrativisht nga posti i kryetarit të kesaj dege asht largue z. Hajdaj ( Kujtim nese nuk gabohem asht emni i ti ) dhe se as atje nuk ka pas kuvend qe tash z. Bahtir Kastrati ta quen veten kryetar i deges dhe të nenshkruej kumtesë pas kumtese qe del nga z. Haki Latifi dhe disa perkrahës të ti në Zvicërr.

Në Gjermani sipas deshmive dhe fakteve qe i kan pa i gjithë opinioni shqiptar janë mbajt zgjedhjet e rregullta neper nendegë dhe në kuvendin e deges kryetare asht zgjedh zonja Donika Gërvalla.

Tash per rastin e deges në Gjermani i baj pyetje publike z. Isa Mustafa kryetar i LDK-së dhe kryeminister i Republikës së Kosovës si dhe z. Ismet Beqiri sekretar i pergjithshem i LDK-së: a asht në rregull ti pranoni si legjitim disa individ qe hajt ta pranojmë se qenkan kryetar nedegesh në disa qytete në Gjermani dhe mos ta pranoni veprimtaren dhe Atdhetaren Donika Gërvalla e cila e vetme ka ma shumë bagazh veprimtarie atdhetare se sa ke ti Isa Mustafa, ti Ismet Beqiri dhe komplet kjo kryesi e LDK-së qe juve e keni në Prishtinë.

Kush jan per neve simpatizuesit dhe aktivistet e devotshem të LDK-së z. Enver Sopjani qe qenka kryetar i nedegës në Niedersachsen dhe z. Remzi Mehmeti kryetar i nendegës në Schleswig-Holstein që te dy këto nendegë në Gjermani që paskan aq shumë fuqi qe mos ta pranojnë Kuvendin e Degës dhe kresinë e sajë në krye me zonjen Donika Gervalla?!

Si ka mundësi qe kryetari i LDK-së me titull Akademik para emnit te vetë ti pranon dy kryetar nedege nga nji shtet ndersa jo vetem qe se pranon, por e perdor dhunën per mos me e lejue te jet as si musafire në Konventen e 28 majit 2016 kryetare e zgjedhun te deges në Gjermani zonjen Donika Gervalla?!

Juve qe ju permenda me emna në këtë shkrim ta dini se po bani hallakamë e mjegullnajë e cila ju dhash besen se do ju shkatrroj juve dhe bashk me juve edhe LDK-në.

E bani juve qellimisht këtë a jo le të jetë në ndergjegjen e juve.

Historia tash po shkruhet dhe juve do jeni pjesë e sajë.

Unë mos qofsha në lëkuren e juve.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx