Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kujtoni zonjën Bedrije Ashikja!
E shtune, 04.06.2016, 04:10 PM
KUJTONI ZONJEN BEDRIJE ASHIKJA!
Nga Fritz RADOVANI
1976 DOSJA E PAMBYLLUN...
?Konvikti “Malet tona” në Shkoder ishte kthye në hetuesi, mbasi ishte pranë spitalit të Shkodres, në fund të rrugës së Shtëpisë së Kulturës. Hetuesit kriminel nuk kishin interes me mbyllë Dosjet tri ditët e para të torturave, prandej, u duhej afer spitali. Pastrimet e zyreve i banin me vajzat ose gratë e arrestueme që nuk ishin aq pak nder ato qeli.
?Në Shkoder kam pasë fat me njoh Martirin Loro Vata, i cili ka jetue deri në vitin 1999, dhe prej Tij mësova ngjarje të sakta që ishin të varrosuna në thëmelet e atij konvikti...
Në vitin 1946, pak ditë mbas arrestimit Loro Vata dergohet në hetuesinë “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Edhe qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje të arrestuemit.
Shpesh terroristët masakronin nga dy vetë bashkë. Një natë Fadili kishte marrë në zyre të vet edhe një monster si veten Dul Rrjollin, dhe po torturonin një nga Klerikët Katolik.
?Ishin ditët e para të Dhjetorit 1946. Aty nga ora 8 e mjesit Duli kishte hapë një qeli aty pranë Loros, ku ishte e prangueme zonja Bedrije Ashikja, motra e Ahmet Ashikës, rreth moshës 24 vjeç, së ciles i kishin pushkatue Burrin, dhe kerkonin me e dënue edhe këte. Flitej se Fadili kishte një lidhje të largët kushrinije me Bedrijen, dhe per këte arsye ai shpesh e merrte Bedrijen me pastrue dhomat e hetuesisë... Pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse...
?Nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro... moj e poshter...” dhe vazhdoi, tue terhjekë rrëshanë Bedrijen, dhe tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, derisa e holli në qeli... Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund e porositi: “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!”
?Atë natë ishe i sigurtë se na pergjojnë, tha Loro, prandej, as nuk i dhashë Bedrijes fare sinjal per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e Fadilit...
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë... Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura!
?Bedrija i kishte tregue, se gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe më ka ra të fikët... Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka... Një tmerr me e pa Fratin ashtu!!
?E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me e shkrue si kje e verteta!
Leni “përrallat me mbret”... dhe, shkrueni të verteten! Kështu leni pa u dekorue Fadilin!
At Bernardini nuk ka vdekë as nga telat e ndryshkin as nga tetanozi! Ate e keni mbytë!
?HAPNI DOSJEN “Bedrije Ashikja”!..
?Fjalët “REVOLUCION KULTURAL” donin me thanë: “Shpërftyrim i njeriut”!
Sigurisht, kjo jo, per të gjithë!
?Heroina Bedrije Ashikja, mbasi bani shumë vjetë burg, nuk i mjaftoi komunistëve vuejtja e Saj sa e sa vjeçare, duhej interrnue fatzeza në Hajmel... Ishte thirrë nga Sigurimi per me “deponue” per Imzot Ernesto Çoben, në një mbledhje të lagjes së Saj, se: “Ishte pa nga dritaria e Mark Berishës, karrshi Kishës së Madhe, ku shpesh aty shkonte edhe Xhemal Dini dhe Angjelin Kumrija, me “ndonjë agjent” tjeter, dhe survejonin kush hyn e del në Argjipeshkvijë... Një mbasdreke kishin pa edhe Bedrije Ashikën, që nuk mohonte se asht kenë tek Imzot Ernesto Çoba. Sigurimi i kerkonte Asaj me deponue tjera fakte që nuk ishin asnjë të verteta. Bedrija ua preu shkurt: “Këto që thoni ju, kerkoni atje ku jeni mësue, po jo tek unë, mbasi unë kam shkue me i lypë ndihmë 1000 lekë (të vjetra), se nuk kishe pare as me marrë buken, dhe Imzot Çoba mi ka dhanë. Tashti, ju kerkoni që unë “edhe ti shpifem Atij, që më bani nder... A jeni në vete ju, që e kerkoni këte?!”
?Në mbledhjen e lagjes zonja Bedrije nuk u mjaftue me aq sa i tha në zyren e Sigurimit, po me një guxim të paharrueshëm, Ajo ua perplasi per surrat veprat dhe moralin e tyne, me të cilët, ata kanë shkatrrue Shkodren dhe Rininë e Saj...
?Fatkeqsisht, zonja Bedrije Ashikja e mbylli jeten me një smundje të randë “harrese”, që ndoshta, shpesh asht edhe per t’ Ua pasë zili Atyne fatzezëve që sakrikuen aq shumë!
HAPNI DOSJET !
?Figura të Mëdha dhe të nderueme, duhen kujtue!
Një nder Ata... asht edhe zonja Bedrije Ashikja!