E enjte, 01.05.2025, 09:16 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Media e pavarur, roja e Demokracisë

E diele, 12.06.2016, 12:28 PM


Media e pavarur dhe kritike është roja e Demokracisë

Nga Skënder S. KAPITI

Sot në epokën e modernitetit janë mediet e shumta, e që fatmirësisht ka mes tyre të atilla si: të lira, të pavarura, të guximshme, jo të korruptuara dhe kritike, që falë tyre bëhet e mundur pasqyrimi dhe diskreditimi i paturpësive, skandaleve dhe të korrupsionit sidomos të politikës dhe të pushtetit; dhe që kjo medie e tillë  i frenon dhe nuk i lejon këto marrëzi politike që të shtrihen deri në pakufi. Dhe si e tillë media merr dhe luan  rolin e opozitës reale dhe të vërtetë kundër të këqijave kriminale, mashtruese , manipuluese dhe të dëmeve që i vijnë shoqërisë  nga  padrejtësia, nga korrupsioni dhe nga papërgjegjshmëria e politikës,  duke i atribuar media  kështu vetes  edhe rolin e rojes së Demokracisë, pasi demokracia gjithnjë është e kërcënuar dhe e rrezikuar nga pandershmëria e politikës dhe nga pushtetet parazitare e të pangopura të cilët gjithmonë synojnë të gllabërojnë në mënyre abuzive dhe korruptive pushtet, privilegje, autoritet e pasuri  duke sakrifikuar e tradhëtuar edhe interesin e lartë kombëtar madje, ku shëmbullon si e tillë edhe kjo politika aktuale shqiptare.

Vetëm mediat kritike dhe shkrimtarët, intelektualët dhe filozofët e guximshëm dhe kritikë nuk mbrojnë të këqijat dhe nuk ndoten nga pisllëku i politikës së pamoralshme dhe nuk shiten nga interesi.Askush nuk mundet sot t’i shpëtojë monitorimit dhe kontrollit kritik, e sidomos personat dhe institucionet publike që financohen nga taksat e popullit dhe sidomos, sidomos ata që abuzojnë, vjedhin e grabisin paranë publike dhe që bënjë tradhëtinë e interesave kombëtare.Nuk mund të pretendojë asnjë media se është e lirë, e pavarur dhe roje e demokracisë po nuk qe opozitë e pushtetit dhe kritike ndaj tij  dhe e të këqijave të realitetit që vijnë për shkak të tij.

E ndjek median, sigurisht më shumë atë të shkruar ku aty gjen vend ajo të cilën filozofi më i madh i modernitetit Immanuel KANT e quan “Liria e penës”, pasi media vizive më shumë reklamon veten  dhe jep informacione te interesit të vet si bashkëpunëtore e politikës dhe pazareve me bizneset, është videopushteti që manipulon dhe selekton informacione sipas deshires se politikës dhe pushtetit. Te mediat e lira  e të pavarura qe janë shumë  pak dhe pothuajse  shumica e tyre janë jashtë Shqiperise, dhe fatmiresisht që ka  të tilla, si media  kritike dhe edukative qe e ruajne demokracine dhe qe mundesojne ta shohim realitetin  më realisht dhe sipas këndvështrimeve të ndryshme dhe të lira, si gjykim dhe vleresim që vjen nga intelektualë të ndryshëm të cilët ashtu si dhe këto media i përshëndes dhe i respektoj shumë. Por kritika e vërtetë intelektuale që i mundësohet mundësia që të paraqitet në media, moralisht si e tillë,  kundërshtarin më të madh sot ka politikën kundërdemokratike dhe të korruptuar, së cilës nuk i pëlqen kritika e të tjerëve por vetëkritika mashtruese e djallëzore e saj për gjëra të vockla e të parëndësishme.

Sot pothuajse politika ka pëvetësuar gjithçka, pasi merret me gjithçka dhe pretendon se zgjidh gjithçka, madje pretendon që edhe të shkuarën mund ta ndreqë politikisht ajo. Ky është banaliteti dhe mashtrimi më i madh i politikës. Prandaj është e domosdoshme kritika intelektuale e guximshme dhe e moralshme, mendimi kritik i pakorruptuar i saj për t’ju kundërvënë fuqisë së pushtetit të politikës e cila e fsheh të vërtetën , të drejtën dhe realitetin duke hipokrizuar me djallëzi se gjoja po ndjek modën demokratike. Kritika, kuptohet jo kritika negative, dhe jodashakeqëse, dhe  jodjallëzore i shërben emancipimit dhe zhvillimit të së drejtës dhe lirisë, dhe që askush nuk mund të jetë i përjashtuar dhe i pakritikueshëm, pasi askush dhe asnjë njeri nuk është i pagabueshëm, i paanshëm dhe i pandikueshëm nga jeta, shoqëria dhe nga interesi i vet. Edhe ai që filozofon dhe që është i dijshëm dhe që  kritikon, edhe ai, edhe  veprimtaria e kritika e tij do të gjykohet dhe do të kritikohet. Kritika është rruga filozofiko-intelektuale që ka bërë dhe i hap rrugën lirisë së vërtetë dhe çmitizimin, çdogmatizimin dhe rënien e prestigjit dhe kulteve të rrejshme, të pamerituara dhe të mashtrimeve.

Edhe heronjtë sado të mëdhenj që të jenë ata nuk janë shenjt dhe të pagabueshën, sepse gabimi është i pashmangshëm për natyrën njerëzore, dhe po nuk njohëm gabimet, si ato personale po dhe ato të të tjerëve do të binim lehtë pre e fanatizmit, servilizmit dhe nënshtrimit që janë vese shumë të ulta sidomos për intelektualizmin. Jo shumë kohë na ndan kur intelektualizmi shqiptar ishte pronë dhe në shërbim krejtësisht të politikës dhe indoktrinimit ideologjik komunist, duke përfshirë mediat, po se po, po edhe artistët, shkrimtarët dhe akademikët e Realizmit Socialist dhe të lartësimit të kultit të Diktatorit E.Hoxha. Një prej tyre dhe më kryesori ishte dhe I.Kadare, të cilit nuk mundet askush t’ja pastrojë dhe fshijë biografinë letrare meritore të realizmit socialist, as këta politikanët, artistët , shkrimtarët e bashkëkohësit e vet, ashtu sikurse edhe nuk mundet t’i mohohet veprimtaria letrare e paskomunizmit. E mora si shëmbull Kadarenë se ashtu është pothuajse tërë moria intelektuale e Epokës së Regjimit Komunist se kushdo qoftë ai që i ka shërbyer me zell shpirtëror dhe intelektual atij regjimi nuk mund t’i shmanget kritikës së kohës sepse rrjedha e saj të bën gjykimin, dhe kushdo që i ka shërbyer politikës dhe regjimit të keq, të paktën edhe ai është njollosur bashkë me regjimin, dhe askush nuk mund t’ja fshijë njollosjen intelektuale të veprës së tij, por shoqëria mund t’ja falë mëkatin këtij intelektuali dhe bashkëkohësve të tij nën “Justifikimin” e kushteve që ja kanë imponuar të shërbejë shërbëtori dhe shërbëtorët e tjerë  intelektual të ish-Regjimit.

Të tillë intelektualë servilë e puthadorë të pushtetit  dhe media servile dhe puthadore të regjimit e pushteteve të tilla ka edhe sot në Demokraci, që i bëjnë fresk çdo ndërrimi të pushtetit qoftë edhe për  një interes të vogël personal, gjë që konstatohet me shumë lehtësi sot në Shqipëri po edhe në Kosovë, ku një shumicë  mjaft e konsiderueshme e intelektualëve  sidomos e ata me formësim nga ishkomunizmi dhe trashëgimtarët e tyre, tërë media vizive dhe e shkruar pothuajse,  me pak përjashtime, janë blerë dhe janë  zgjatime e zëdhënëse të politikës, pushtetit dhe të parasë së tyre dhe të korrupsionit. Nuk janë media të lira, të pavarura, kritike e opozitare kundër të këqijave ato media të cilat i mbyllin ekranin dhe botimin e analizave dhe opinioneve qoftë nga egoizmi dhe xhelozia intelektuale po edhe pse ato kanë ndonjë paragraf apo ndonjë rrjesht që nuk i pëlqen pronarit, redaktorit apo që i ka prekur politikanin apo politikën e “zëmrës” së tyre. Pasi unë njoh individe prej mediave të shkruara e të pavarura të pakta në Shqipëri dhe të shumta jashtë saj: profesorë, shkrimtarë, poetë , akademikë dhe intelektualë e profesionistë  të talentuar që politika i ka privuar ata nga aktiviteti politik, por që po nga ndërhyrja e politikës ju ka pamundësuar edhe promovimi i tyre dhe i veprave të tyre letrare dhe akademike, shkencore dhe politike edhe nga media shtetërore po se po, por edhe nga ato media  që me demek e mbajnë veten private dhe të pavarura nga politika dhe pushteti.

Por, çdo epokë, sistem e regjim dhe  personalitet e personazh historik, politik, akademik, letrar, publik të çdo kohe  gjithnjë do t’i nënshtrohen gjykimit dhe kritikës sidomos gjatë kohes në të ardhmen dhe askush nuk është jasht vëzhgimit, hetimit madje as edhe paragjykimit. Në fund të këtij shkrimi të shkurtër them se media kritike, kritika dhe kritika e kritikës pozitive intelektuale duke përjashtuar egoizmin negativ dhe xhelozinë intelektuale, që mundësohen dhe këto të publikohen në median e lirë dhe të pavarur  janë shërbëtorët dhe rojtarët e së mirës, progresit, demokracisë dhe të patriotizmit. Askush nuk ka në pronësi kritikën e pakritikueshme, dhe çdo kritikë do të përballet me kritikën kundër saj. A nuk ishte komunizmi një ideologji që nuk lejonte dhe nuk pranonte ndryshimin dhe kritikën, dhe si i tillë premtoi parajsën tokësore dhe kokëfortësia, dhe fanatizmi ideologjik i “pagabueshmerisë” dhe  genjeshtra e tij  solli sketerrën, dhe sot koha e pas tij është dhe vazhdon t’i bëjë ish-komunizmit gjykimin dhe kritikën më të madhe në histori për pasojat rrënimtare që i ka sjellë ai njerëzimit dhe sidomos shoqerise shqiptare.

Skënder S. KAPITI,  autor i librit “NJERIU FILOZOF, ETIK  E POLITIK & MORALMATERIALIZMI”.

Durrës



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx