E enjte, 01.05.2025, 09:19 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Hillary Clinton në paradhomën e presidencës

E enjte, 09.06.2016, 08:00 PM


Madam Hillary Klinton në paradhomën e presidencës amerikane

Për miliona e miliona amerikan dhe për mbarë opinionin botëror, u bë  publik lajmi shumë I gëzuar që Madam Hillary Klinton, ka siguruar mbështetjen e nevojshme brënda Partisë Demokratike Amerikane, për të garuar për postin e Presidentit Amerikan në fillim të këtij Nëntori. Muajin e ardhshëm betet kuvendi I demokratëve që ta zyrtarizojë kaditimin e Zj. Klinton për demoratët amerikan. Është hera e parë në historinë e Amerikës, që një fëmer fiton të drjetën për të garuar, por pse jo, edhe për të fituar këtë garë që nesër dej, Madam Klinton të jetë e preferuara e amerikanëve për të qënë shefja e parë femër në Shtëpinë e Bardhë. Ja pra, deri dje ishte tabu që në kryë të Shtëtit Amërikan të ishte një njeri me ngjyrë, por ja që ndodhi, por ndodhi edhe për dy mandate të suksesshme. Tashmë ne Amerikë nuk do të jetë tabu për të qënë një femër presidente e sajë, ku ka shumë gjasa që kjo tabu të thyhet përfundimisht për popullin amerikan te civilizuar. Kështu, në Nëntor’16 ka shumë mundësi që të kemi një Zonjë të madhe presidente të SHBA-ve, dhe kjo do të jetë Hillary Klinton.

Gara presidenciale në SHBA është bërë dhë po përfundon shumë e fortë, me shumë përpjekje nga të dyja kampet. Tani pothuajse kemi të çërtifikuar edhe kandidatin republikan Donald Trump, I cili edhe Ai ka fituar mbështetjen e nevojshme brënda Partisë Reëpublikane Amerikane, për të garuar për postin e` presidentit Amerikan.

Në të dyja kampet, gara brenda tyre ka qënë shumë e fortë, por aty këtu ka qënë edhe e ashper. E megjithatë, Zj. Klinton dhe Z. Trump ja dolën me sukses në partitë respektive, dhe tashmë ata do të jenë përballë njëri-tjetrit, dhe deri ne Nëntor ‘16, amerikanët do të kenë të gjitha hapësirat dhe kohë e duhur që te kristalizojnë se cilin prej tyre do të zgjedhin  që të udhëheq Shtëtin më të fortë të  Globit. Amerika është ajo që po lufton për demokraci, për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve kudo në botë, Amërika po përpiqet shumë për vlera njerëzore kudo në botë. Thuhet se Amërika është krijuar për të mirën e kësaj bote, Amerika po  lufton për të ngritur lart figurën e femrës, por edhe për të treguar se në Amërikë, tashmë po ndodh ajo që nuk ka ndodhur më parë, që në kryë të Shtëpisë të Bardhë, mundet të këmi një femër lider. Personalisht unë “kamë një ëndërr”, që  në krye të Shtëtit më të madh dhe më demokratik në botë, të atij Shteti që me të drejte mundet ta quajmë lokomotiva ekonomike botërore, të zgjidhët Hillary Klinton-Presidentja e Amerikës-e para femër presidente në historinë e SHBA-ve.

Unë si shumë e shumë shqiptarë kudo që janë, mendoj se Madam Klinton është ajo që e meriton postin e presidentit në SHBA për meritat dhe provën që ka dhënë si Sekretare e Shtetit, si ish Zonja e Parë e SHBA-ve, por në fund të fundit ne kemi aq të drejtë, sa vetëm dhe vetëm mundet të shprehim një mendim dhe asgjë më shumë, duke u larguar nga ironizimet dhe fyerjet per figurat qe po kandidojnë. Hillary ka një CV shumë të suksesshme, ajo ka begraund të shkëlqyer ku spikat përvoja, angazhimi dhe serjoziteti I sajë i cili është kurorëzuar me mjaft suksese. Respekti dhe vlerësimi I amerikanëve dhe I mbarë botës së përparuar për Hillary Klinton, është I dukshëm, I prekshëm dhe I pa kontestuar. Në qeverisjen e Presidentit Obama, Zj.Klinton, ka qënë figura qëndrore në politikën e jashtme të SHBA-ve, Ajo ka qënë dhe mbetet një figurë shumë e besuar për amerikanët, Ajo më modestinë e sajë që e karakterizon, me formimin dhe me përkushtimin maksimal për ti shërbyer kombit dhe vëndit të sajë, ka treguar dhe provuar se ka të gjitha mundësitë, kapacitetet, energjitë dhe vullnetin që si Prësidente e tyre, ti shërbejë me devotshmëri e sukses bashkëmombësve të sajë. Kush ka shkuar në Amerikë kohët e fundit, dallon qartë se Hillary ka fituar vlerësimin, besimin dhe dashurinë e pjesës më të madhe të  amerikanëve, por edhe mbarë botës së qytëtëruar progresive. Në Amerikë kudo shikon entuziazëm, ovacione dhe besim se Hillary Klinton do të jetë Presidentja e tyre-këtë unë e pashë dhe e ndjeva personalisht.Tashmë që gara është në përfundim, tashmë që amerikanët për pak kohë do të jenë para kutive të votimëve të zgjedhjëve presidenciale, unë mendoj, besoj dhe uroj që Amerika për të parën herë në historikun e sajë, do të zgjedhë në krye të Shtëpisë së Bardhë Zj. e madhe dhe shumë të preferuar-Hillary Klinton.

Nga ana tjetër, përballë Zj.Klinton është një kandidat I fortë-miliarderi Donald Trump, I cili ka treguar se është shumë I aftë në fushën e biznesit. Miliarderi Trump ka udhëhequr një garë të gjatë dhe të fortë, diku aty-këtu i kontestuar për dekleratat e tija disi rradikale dhe deri diku të pa pranueshme për shoqerinë amerikane. Trump është një figurë e fortë, e mirpritur dhe e përkrahur nga shumë amerikan edhe pse ka patur mjaft moment me deklerata të ashpra. Z.Trump në sfidën për Shtëpinë e Bardhë mundet të rezikojë Madamën Klinton në përzgjedhjen e afërt të amerikanëve. Unë jamë shumë I vëmëndshëm ndaj  garës presidenciale në Amerika, dhe me vjen shumë keq kur dëgjoj dhe lexoj që figura të fushave të ndryshme, që shprehen ashpër kundër republikanit Trump. Në shqiptarët duke përjashtuar kohën e errët të diktaturës komuniste, në  demokraci kemi 25 vjet që po vuajmë pikërisht nga liderët që kanë drejtuar keq e më keq këtë vënd, prej qeverisjes së papërgjegjshme të deritanishme, për pasojë në Shqipëri është mbjellë krimi I organizuar, trafiqet të cdo lloji akoma janë mjaft aktive, ka shumë kontrabanda, korrupsion dhe baltosje të pa precedent ndaj njëri-tjetrit nga një politikë mediokër, ku spikatin interesa personale dhe partiake, pa pyetur fare se interesat dhe politika e tyre, po dëmtojnë maksimalisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Kësisoj, ne shqiptaret nuk kemi as luksin dhe as te drejtën  morale që të ulim, të ironizojmë dhe të ofendojmë figurat e larta te Amerikës cilëtdo qoftshin ata, sepse sot e 100 vite, Shqipëria egziston falë ndihmës dhe perkrahjes së pa kufijshme të amerikanëve. Që të jemë I hapur dhe I sinqertë, dëshira ime e pakufijshme është që Madam Klinton të zgjidhet Presidente e SHBA_ve, duke qënë e para femër presidente në historinë e SHBA. Nëse kjo realizohet, për pjesën më të madhe të amerikanëve do të jetë diçka fantastike dhe do të ketë festë kudos ku Hilari ka qënë prezente në këto disa muaj fushatë shumë të fortë dhe agresive. Por, edhe nëqoftëse ndodh e kundërta, që do të thotë se amerikanët do të votojnë dhë do të preferojnë më shumë Z.Trump, ne duhet me patjetër ta respektojmë verdiktin e popullit amerikan, njëlloj sikur të ishte Zj.Klinton, sepse kështu tregojmë respekt për Amerikën dhe për amerikanët. Për ne shqiptarët dhe për mua personalisht, cdo president I SHBA-ve, duhet ta respektojmë maksimalisht. Në gjykimin tim, të gjithë shqiptarët duhet të respektojne çdo president të SHBA-ve, në mënyrë të veçantë, të mos hedhim çashka kundër njërit apo tjetrit kandidat, ne jemi të vegjël ndaj na takon të jemi fisnik në marëdhënie me SHBA-te. Në fund të fundit kjo është një shenjë respekti dhe mirnjohje për atë që Amërika ka bërë dhe po bën për Shqipërinë dhe për Kosovën.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx