E enjte, 01.05.2025, 07:06 PM (GMT+1)

Mendime

Demir Krasniqi: Kulla e Ramë Zymerit

E marte, 14.06.2016, 08:11 PM


KULLA E RAMË ZYMERIT

 

Kullat e Junikut –

Bukëdhënëse ndaj mikut ,

Beden ndaj armikut ,

Fortesa t’ çelikut !...

 

Pasha bukë e kripë ,

Pasha fjalët e nderit –

Do të shkoj n’ Junik ,

N’ Kullë të Ramë Zymerit !

 

Kulla e Ramë Zymerit ,

Është një Kullë shqiptari –

Që për qindra vjet

Nuk u shua zjarri !

 

Aty ku dëgjohet –

Muzikë tradicionale ...

Aty këndojnë rapsodët ,

Si bylbylat n’ male !

 

Aty lahutarët ,

Këndojnë  me lahutë –

Këngët legjendare

Dhe trimat në luftë !...

 

Aty mblidhen burrat –

Këndej e andej Drinit !

Shpjegohet Kanuni

I Lekë Dukagjinit !

 

N’ djepin e ninullave –

Rriten djem kreshnik !

Në vendin e Kullave –

Në fshatin  Junik !

 

Kulla e Ramë Zymerit –

Është një  rast unik !

Është Kulla e Nderit –

Për shok e për mik !

 

Kulla e Ramë Zemerit –

Kala  e vërtetë !

Ajo është ndërtuar

N’ vitin ‘ 860-të !

Kulla e Ramë Zymerit –

Është  fortesë  prej gurit ,

Që i përballoi tmerrit ,

Beden i Flamurit !...

 

Kulla guri t’ nderit ,

Janë ndërtuar prore –

Në Shqipërinë e veriut ,

N’ Kosovë perëndimore !

 

Gjilan, më 11.06.2016 .  Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx