Mendime
Afrim Caka?: Radikalizmi politik, vullkan i dhunshëm
E diele, 12.06.2016, 01:00 PM
RADIKALIZMI
POLITIK ËSHTË SI NJË VULLKAN DHE I DHUNSHËM
Nga Afrim Caka?
Islami politik qorton jetën tonë të rehatshme.
Që të bëhet çorba, dikush duhet ta trazojë. E këtë trazim e bëri elementi shqiptarë!? Dhe ne për këtë trazim, duhet të mbajmë qëndrim. Mjerisht vazhdojmë të bëjmë të kundërtën...
Krimi i tyre më i madh është kjo, që ti prish mendjet e të rinjve. Por tani lind pyetja si duhet ta shkatrrojmë këtë prishje që kanë lënë plagë në vetëdijën shqiptare...
Kjo është mënyra më e tmerrëshme e shpërlarjes së truve, të cilën e zotron në menyrë të përkryer islami. Gjahtarët u zgjuanë; tani ne duhet ta luftojmë kolektivisht të keqën. Çdo shqiptar i veçantë duhet të bëjë diçka, që ta mbrojmë shtetin, kulturën tonë. Terroristët, për nga thelbi i ntyre, janë gjahtarë; për nga natyra, ata kanë vrarë e kanë këputë koka njerëzish. Në fillim ata u bën gjahtarë dhe gjatë shtatëmbëdhjetë viteve kanë dërguar shqiptar drejtë ISISIT, ku, për më tepër, vazhdojnë të përdorin strategjitë e vjetra... Islami politik do të përhapët gjithnjë e më gjertësisht dhe egërsisht.
Mirpo politikanët e hoxhallarët pa tru kanë një alternativ tjetër. Këtë proces mund ta pengojmë vetëm atëherë kur ne do ta ndryshojmë vetë bazën e vetëdijes kombëtare.
Njeriu që jeton ne rehati dhe luks nuk mund të bëhet terrorist. Ligjeruesit nëpër xhami e dënojnë pasurinë, lavdëron varfërinë. Por njeriu i pasur nuk ka për t’u bërë terrorist. Vetëm të gjakhumburit e të varfrit, ata që “janë të bekuar”mund të jenë terrorist: sepse ata s’kanë se çfarë të humbasin. Dhe prandaj ata ngrihen kundër gjithë shoqërisë shqiptare! Islami politik mundohet t’i ngushëllojë ata. Mirpo ja, që erdhi radikalizmi që është feja e materjalistëve. A nuk mjafton të thuhet:
“Lum të varfurit sepse atyre u takon shpërlarja e trurit, lum të varfurit sepse atyre u takon mbretëria e Perëndisë, për të ndryshuar varfërinë dhe mendimin shqiptarë!”.
Midis shkretires arabe u krijua një farë, mendimi parë që më erdhi ishte se, gjithçka ishte kryer. Fara e turpit tani ishte matanë, në trupin e trutharëve. O Zot, thashë me vete, kishin arritur ta verbonin të varfurit, më në fund. E këta të fundit kishin ndjellë me zgjedhjen fatale:
“t’i humbnin sytë e gjakun krejt”.
Një thirrje na vinte që andaj nga shkretëtirat e Anadollit vazhdimisht. Një thirrje për shpërlarje truri. S’ishin vetëm të varfurit që vuanin, s’ishin vetëm gjakhumburit, të përulurit, servilët dhe të shkallmuarit nëpër mejtepe e xhami. Sepse edhe kështu janë të varfër, i uritur, zveshur, i zbathur nga trutë, çfarë kanë për të humbur, identitetin kombëtar. Varfëria e tyre mendore sa vente e zbriste më thellë. Ajo donte të përjetësohet përpara hoxhës, duke u bërë natyra e parë e shqiptarëve trutharë. Diktatura politiko?islame përpiqej në fillim ta mpinte mendjen e xhëmatit e të varfurit, për të shkuar pastaj më larg: “Ta thjeshtonin atë që i qenë dashur Turqisë 540 vjet të ndërlikonte shqiptarin me shqiptar, të ndërlikonte vëllaun me motër, ta ndëlikonte përjetësishtë trurin shqiptarë!”.
Atëherë përse hoxhallarët të mos e shfrytëzojnë shansin e tyre dhe të zhduknin të varfrit të cilëve ua ka marrë të gjitha atyre? Tani këta njerëz bëjnë të këqija, duke e konsideruar veten se janë duke bërë gjëra të mira. Ata do ta shkatrrojnë të mirën, duke e konsideruar këtë gjë të mirë. Këta nuk mirren me shndërrimin e xhëmatit, mirret me ndryshimin e tyre. Religjioni in tyre nuk e lënë xhëmatin ashtu sikur janë, por më primitivë, thjeshtë dhe injorantë.
Shpërlarja e trurit dhe varfëria vazhdonë të rritën, “te bekuarit e Perëndisë” rritet vazhdimisht me hapa gjigande. Në fakt mbretëria e Perëndisë është kaq shumë e mbipopulluar në trojet shqiptare me “të bekuar” saqë edhe atje lartë në qiell do të ketë varfëri dhe shpërlarje truri do të mbrrihet deri në atë pikë, aktualisht në mbretërinë e Perëndisë do ta varfërojnë duke e katandisur në mjerim atë vetë.
Njëmijë e pesëqindë vjet mësime kanë ndërruar natyrën e varfërisë. Verfëria e shpërlarja vazhdojnë të rriten me hapa epik. A është normale kjo? Sigurisht që jo, pasi është edhe tregues i mosdëshirën për varfëri, për thellim nga ana e punonjësit në xhami, ose të një thellimi që nuk merr parasysh gjithmonë shikuesin apo lëxuesin, por efektin që prodhon mbi xhëmatin për të rritur numrin e të varfërve dhe brerjen e trurit shqiptar.
Unë nuk jam kundër rregullave fetare, por këto të fundit duhet të lindin nga kuptimi ynë, të mos jenë të importuara nga jashtë, turqia e arabia. Unë jam kundër kësaj dicipline! Diciplina nuk duhet ti kthej shqiptarët në skllav dhe kundër lirisë e atdheut... në të vërtetë, është kultura e jonë që na çon drejt lirisë. Dhe për të jemi gati të japim edhe jetën. Lëreni të jetë vetëdija jonë kombëtare ajo që përcakton mënyrën tonë të falurit, mos të lejojmë askënd tjetër të vendos për kulturën tonë. Nuk është mëkat? Sepse nuk duhet lejuar në jetën tonë të futet një kultur tjetër!
Në qoftëse feja ka mundur të hipnotizojë dhe të qetësojë në një farë mënyre, megjithëse kjo ishte e neveritshme dhe e poshtër, dhe e gjitha kjo është e vërtetë, dhe t’i mbanë shqiptarët, xhëmatin në gjendje kome, në gjëndje gjysmë përhumbjeje, atëherë hoxhallarët u detyruanë të zgjohen për çmitizimin e Dardanisë. Kjo do të thotë se në mes shqiptarëve s’ka për të mbretëruar qetësia, nëse nuk do të çrrënjosin nga vetëdija e tyre atdheun, flamurin dhe të gjitha idet përparimtare dhe të futen idet e kalbura mesjetare, të cilat duhet të jenë të ngulitura thellë në kulturën tonë, në fenë tonë. Por kjo është një çoroditje, kështu është duke ndodhur, sepse “feja e tyre” është një koncept. Rendi i saj, diciplina dhe të gjitha të tjerat të krijuara nga vetë hoxhallarët, janë të ndërtuara në parime të pa drejta të vjetëruara që ne shohim në dhjetëvjeçarin e fundit e cila të çon drejt zhdukjes së kulturës tonë.