E premte, 02.05.2025, 12:49 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Nok Sinishtaj me një vepër të re

E marte, 21.06.2016, 08:34 PM


NOKË  SINISHTAJ  E GATIT  NJË VEPËR TË RE POETIKE

Nga Dedë Preqi

Sëcili poet i ka veqoritë e veta poetike dhe estetike, por si do ti njohim ata njerëz të pendës dhe mendjes, vetëm atëherë kur i lexojmë dhe analizojmë veprat e tyre, në këtë mënyrë ndoshta, mund të dallojmë edhe frytin e punës dhe përkushtimin e poetëve të tillë, sikur edhe në rastin e poetit Nokë Sinishtaj, i cili e ka thënë troq në mënyrë malsorqe tërë përkushtimin e kësaj vepre poetike.

Nokë Sinishtaj vjen nga Gruda e Malësisë Shqiptare, i lindur në fshatin Kshevë, nga të parët e Nokës, të cilët e luftuan me pushkë në dorë pa kompromis çdo ndarje të trungut të vet dhe popullit të kësaj ane, kundër pushtuesve turq dhe malazez.

Edhe pse gjindet largë vendlindjes dhe rrethit që e rrethon, autori nuk ia kthen shpinden vendit të vet, të cilin e shqetëson shpopullimi i vendbanimëve shqiptare, me emigrimin e tyre nëpër metropolet europiane dhe botërore.

Prandaj, në shkrimet e këtij autori vërejmë shumë lehtë, përveq  se shkrimet e tij  janë të mbushura plot me nastalgji dhe kujtime nga atdhedashuria, i cili largë atdheut dhe njerëzve të vet familjar, të shpërndarë që nga Amerika e deri në Australinë e largët, ai shkruan me dialektin e të parëve të vet, vetëm e vetëm për të mbetur  besnik i burimëve nga edhe e ka  preardhjen e tij malësore.

Nokë Sinishtaj nuk është poet i rastit, ky poet malësor ka krijuar pesëmbëdhjetë vëllime poetike, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë italiane, kroate e gjermane, të cilat i njeh këto gjuhë dhe i shkruan mirë. Dhe me librin më të ri poetik „Monologu i çinisë së Podgoricës“, është e mundur të quhet  edhe kryevepra e tij, të cilën poeti e sjell me një përkushtim më të veqantë për të gjetur vrragët e kujtesës e një lëmshi të madh, duke nxjerrë fije, fije  kujtimesh  nga  vendlindja  e tij Ksheva dhe atdheu Malësia Shqiptare.

Të gjitha këto kujtime për atdheun nuk e atakojnë poetin Sinishtaj vetëm tani, sepse poeti i ka shprehë  edhe në librat e mëhershme, por si duket autorin e kanë përcjellë kudo që gjindet këto kujtime, i cili përmes vargut  e shpreh mallin dhe dashurinë  për njerëzit dhe vendin e vet.

Ndonse në këtë libër   do të fillonte ndryshe edhe më i përmalluar, kur e kujton  gjithë atë zbrazëti në Malësinë e tij, që kanë lënë tokat malësore dhe kanë marrë rrugët e mërgimit, dhe tani me një përkushtim më të madh, ka mundur poeti ti mbledhë ato fije të lëmshit të kujtimeve, zhvillimi i të cilit do ta lironte nga kjo barrë e rëndë, të cilin e ka munduar që disa vite në mërgim, sikur edhe shumë  bashkëatdhetarë të tij.

Poezia e Nok Sinishtaj është një brum dhe prodhim i thellë i mallit dhe dashurisë ndaj vendlindjes, atdheut dhe njerëzve të tij, dhe gjithë atyre që përbëjnë historinë e paraardhësve të autorit , etjes për liri që ka ushqyer populli i këtij  vendi, të cilit i përket edhe vetë autori.  Në të vërtetë poeti Sinishtaj  i këndon pa ndarë vendlindjes dhe atdheut të tij, por  edhe gjithë asaj që lidhët me shpirtin e tij prej njeriu e poeti.

Edhe në librin më të ri „Monologu i çinisë së Podgoricës“, autori Sinishtaj, për të arritur, natyrisht me të gjitha ato tipare e cilësi që i diktuan kushtet dhe koha, përkatësisht edhe shija e utorit të shprehej përveq tematikës e subjektit krijues edhe përmes gjuhës së vet dhe të dashur „malsorqe“, e cila e bënë autorin të dallohet nga të tjerët.

Është më rëndësi kur shkruan poeti Sininishtaj dhe thotë, „Në Kshevë po shkoj se atje po due me u paditë po pse bre po ikni, bota e huaj nuk është e juaja, si në Malësi nuk u nxeh kund dielli“. Dhe disa rreshta të tjerë, „ Kurr Malësi s’kam  me të harrue edhe atëherë kur të jem matanë, te ti do të vijë se në ty besa kam, gjuhë e gjak e tatë e mamë“ dhe të tjera, që do të thotë se subjekti i tij poetik ushqehet kryesisht në aspektin e atdhedashurisë dhe dhembjes që ka poeti për zhvëndosjen dhe zbrazjen e trojeve të Malësisë shqiptare.

Libri më i ri „Monologi i çinisë së Podgoricës“, vetë fjala „ çini“ e ka fjalën për një lloj pjate të vjetër e cila karakterizohet me motive që nga të parët e të parëve tanë e gjetur në Podgoricë, dhe në monolog me këtë lloj objekti të vjetër flet dhe monologon poeti me gjuhën e vet poetike, duke thënë troq se,  të parët tanë janë më të vjetër se asnjë tjetër në Ballkan, edhe pse serbët përfid në shekullin e katërmbëdhjetë, si edhe osmanlinjt me njëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë gjashtë, deri te Kongresi i Berlinit dhe Austro-hungarisë, Italianët e Gjermanët aty në Briziminium, përshkak të klimës dhe lakmisë më quan në ekzil, por vendin tim e kam në Shkodër.

Është ky një rrëfim poetik, sa i ngrohtë, por edhe nostalgjik, që bënë përshtypje të veqantë dhe e pushton lexuesin me një lirizëm të thellë dhe intim, me një monolog sa i prekshëm , po aq edhe artistik. Si i tillë libri më i ri i Nokë Sinishtaj „Monologu i çinisë së Podgoricës“, përmes një mesazhi poetik dhe artistik, paraqet edhe një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e poezisë dhe letësisë shqipe. Poeti Sinishtaj, krijon dhe jeton në Luzern të Zvicrres, i cili ka në dorë edhe disa dorëshkrime tjera, që presin të dalin në dritë.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx