Mendime
Afrim Caka: Deklaratë banale nga politikan banal
E enjte, 16.06.2016, 07:44 PM
NJË
DEKLARATË BANALE NGA NJE POLITIKAN BANAL
Nga Afrim Caka
Shteti ynë ka vlera të panegociushme.
Xhavit Haliti, tashmë, ishte bërë një faktor, një “politikanë” i pa vënë re nga populli në jetën e përditëshme politike. Vetë ky ka ende çaste pasigurie, por përpiqej që pozita e tij të udhëheqësit të vendit të mos lëkundej dukshëm por, gjithësesi, ky zerzop, ky helaq i lakuar shumë herë për të keq. Vet Xhaviti ishte i pavëmendshëm ndaj atdheut, për shkak se dita e punës së tij, kishte ngarkesë të pazakontë. Sepse kemi të bëjmë me vendime për falje tokash, korrupsion, me gjykime, keq përdorimi i fondit “Vendëlindja Thërret”, luftë të brendëshme pushteti, intriga dhe pasurim në menyrë të paligjshme.
Sa do i mençur që të jeshë ti egoist, keni nevojë për mbështetjen e votuesve nga Drenica! E keqja e këtyre votuesve drenicakë është se nuk e njohinë vetën e tyre! Në mes kësaj tollovie goditjesh luftrash të brendëshme, urdhërash, shpronsime, falsifikime pronashë e manipulimesh, si do të ndiente vetën vallë Xhaviti i Halitëve? Thuajse gjithçka vendosej nga Hashimët, Grabovcët e Veselët dhe nga ata që ju rrethojnë. Xhavit ndëgjo mirë këtë që po ta themë:
“Është kriminale të zhdukish një krijes, një DARDANI sapa ka ardhur në jetë!”.
Dy gjëra duhen vënë në dukje:
“E para, që ashtu si vëllezërit Veseli, Thaçi, Grabovci janë “shqiptarë” që kishin garantuar punën e tij në qeveri në ditë të mira e të këqija. Me postet e tyre autoritare, si dhe me pasurit e tyre, ata ishin përgjigjur kodit zakonor të odave, moralit për detyrimet ndaj rrethit farefisnor e familjar e rrugor!”. Natyrisht, unë jam i padrejtë në drejtim të hajdutit. Ti së bashku me shok duheni të qëndroni në burg për një kohë të gjatë sa vet ju. Pikrisht ti me shok ua privove shqiptarëve kushtet normale të jetës dhe pikrisht vazhdon e vazhdon t’i “vjedhish shqiptarët” dhe t’i bëshë padrejtësi atdheut. Me ç’të drejtë? Nga babëzia e juaj u bën të lindin hajdutë e maskarenj të rinj. Kështu që krimi i parë ndaj shtetit e kufijve është bërë nga banda e juaj... E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund tradhtive dhe vjedhjeve, kjo është të krijomë një shoqëri shqiptare të shëndoshë. Nëse kërkon të shpëtosh nga burgu, ti duhesh të largohesh nga ai post. E tërë ligjet dhe puna e juaj është se shoqëria jote, ligji yt dhe kushtetuta jonë janë të pa drejta. Që të drejtojmë një sistem të tillë duhen shqiptarë të veçantë.
Në njëfarë shkalle, kjo të sjellë ndër mend një tjetër mos përkryerje të detyrueshme ndaj atdheut: atë që shfaqet në raportet midis mendimit dhe kombit. Nëse do të kërkohej njëfarë karakterizimi i tabosë tënde aspak të mirë, fjalët tuaja për kolonizimin e tokave me shkja e shkina, ka qenë një ndër më të padenjët për nga çoroditja e tij. Deklarimi para mediave do të shërbente për të dhe do të ishte: padije, analfabetizëm, dredhi, mashtrim dhe tradhti më të përdhosur? Duke thënë:
“Shteti Serbë ka të drejtë të interesohet për banorët e saj? Të ngrehinë shtëpi duke kolonizuar fushat tona!”. Qysh tani balta dhe errësira serbe po shtrinin pushtetin e tyre mbi të!
Nga të gjitha, nuk i tregove veçse këtë të fundit, britmën tënde: veç në qofsh ... O Zot! Mbaje gojën, more burrec! Ose s’kishte ç’të tregonte më tej, thënja kishte mbetur e thjesht antikombëtare, ose e kishte ndier që tjera s’donte t’a dinte. Kishte qellim të dyja! E çuditshme, apo jo? Ky gjymtim e kjo tradhti dyfishe, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë kombë. Aq më tepër kur ishte fjala për fushat e Dardanisë. Por shqiptarët e Preshevës, Metvegjës e të Bujanocit kush duhet t’i mbrojë? Apo këta duhet ta mbrojnë vetën? E për shkijet duhet të kujdeset vetë “Shteti Serbë”. Si mund t’ia shpjegojmë Xhavitit se, në Dardani, shtëpitë, zyrat, rrugët e xhadet, burgjet ende kullojnë gjak? Sa më shpejt që shqiptarët e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky gjymtim, aq më mirë do të jetë...
Kur i shkruaj këto fjalë, unë nuk mendoj kurrë, që paqja e mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohen përshkak të shqiptarëve si: Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Adem Grabovci etj. Unë nuk po bëjë thirrje për t’i luftuar këta hajdutë e tradhtarë, sepse ata janë tepër të fuqishëm, ata kanë policinë, paratë, ata kanë të gjitha. Me ta të luftosh nuk është e pamundur! Unë shoh vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo rrugë pa krye: duhet ta zhvillojmë vetëdijën tonë kombëtare. Duhet ndryshuar thelbin tonë të mbrendshëm. Në çastin kur ne do të ndryshojmë, do të transformohemi plotësisht, papritmas do të shohim se jemi shkëputur nga robëria e hajdutëve e tradhtarëve.
Ky kaos ndërlikohet jashtëzakonisht kur e kupton se Xhaviti, shteti, gjykatat dhe ligjet evulojnë vazhdimisht, që t’i kontrollojnë në mënyrë më të përkryer punët e shtetit. Ata duhen të jenë të fuqishëm, përndryshe nuk mund të realizojnë kontrollin mbi pasurit e popullit? Prandaj, duke e shndërruar popullin në skllevër. More Xhavit, çfarë je duke bërë kështu? Popullin e vodhët, e grabitët, kurse ti po e çon në hapsane, sikur populli të ishte ndonjë hajdut? E çfarë dreq shteti e drejtësie na qenka kjo? Dikush duhet të përgjigjet për këtë!
Gjëja e parë që duhet kuptuar lidhur me rregullat e shtetit është: të gjitha rregullat janë krijuar për ta mbrojtur kombin dhe shtetin, e jo për ta shitur e tradhtuar. Xhaviti i Halitëve ka nevoj për rregulla e diciplinë për shkakun thjeshtë që ky të pushojë së qenurit tradhtar, sepse ende nuk është bërë siç duhet shqiptar? Ai gjendet i varur në mes Serbisë dhe Turqisë. Ja se përse njerëzit të përkryer si ai ka nevojë për rregulla e diciplinë. Mirpo, nëse Xhaviti bëhet me të vërtetë shqiptar, jo vetëm nga emri, por në realitet nga veprat...?