Mendime
Dedë Preqi: Qeverisje e turbullt
E shtune, 18.06.2016, 07:22 PM
NJË
QEVERISJE E TURBULL E DOBËT NË TIMON DHE VIZION
Nga Dedë Preqi
Deri kur Kosova të mbetët peng i veprimëve të veta negative, e protagonistëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të pa ndalur, sikur kaluan shtatëmbëdhjetë vite pas luftës, pa pasur mundësi ta merr vetën në dorë, por kjo ndodh, atëherë kur del jashta skemave dhe koncepteve të shtetndërtimit, duke mbetë peng i njerëzve që qështjen e shtetit e konsiderojnë si pronë të tyre, të cilët e kanë marrë timonin, por nuk dinë më mirë, apo më keq të udhëheqin dhe më këtë vizion të turbull presin mëshirën e tjerëve, apo miqve ndërkombëtarë që të shpëtohet vendi.
Kjo qeveri duhet të ikë, duke parë se nuk është e aftë të bëjë ndonjë ndryshim cilësor për të mirën e këtij vendi, e cila ka më shumë fjalë se vepra, atëherë ky akt i keqmenagjimëve dhe veprimëve korruptive në dëm të popullit dhe shtetit, nënkuptohet vetëvetiu, meqë janë të qarta të metat dhe bindjet për një qeveri të pa suksesëshme, atëherë duket se është e tepërt të vazhdohet në këta binarë të pasigurta dhe të pa shpresë për të tanishmen dhe të ardhmen më të mirë të këtij vendi.
Kulmin e të zezave të kësaj qeverie e përjeton Kosova si asnjëherë tjetër, me kualicionin në mes të PDK dhe LDK-së, bashkë me minoritetet, të cilët në vend të bekimit e lidhën mallkimin e një qeverie të pasukseshme, me ç’rast këtu fshehët tragjëdia e luftës së këtyre dy parttive, që përshkak të shumë skandaleve të pasluftës ishin në kundërshti njëra me tjetren, sepse këtu fshehet ironia e ashtuquajtur „luftë kundër presidentit Rugova“, si refren i pëherheshëm kundër vizionarit dhe strategut të pavarësisë së Kosovës.
Kjo metodë nënkupton një lloj bastarllimi dhe pështjellimi të mundësive për zgjedhjen e problemeve të shumta që e kaplojnë vendin, pikërisht për të arritur efekte pozitive, që zgjojnë dhe krijojnë mundësi në investimet e një rruge të kërkuar, që shpejton integrimin e shoqërisë kosovare në integrimet Europiane.
Kjo qeveri nuk mund të apostrofohet ndryshe se e korruptuar dhe inkriminuar, e cila nuk mundet të pastrohet aq lehtë, sepse është e zhytur deri në fyt dhe nëse autorët e kësaj kategorie veprojnë akoma me duar të lira, të cilët ia kanë zënë frymën të tashmës dhe të ardhmës së këtij vendi, duke e shfrytëzuar djersën dhe gjakun e këtij populli , i cili nga brumi i këtyre rrethanave po përjeton një jetë „qenqe“ dhe aspak të njerëzishme.
Nuk është e çuditshme pse Kosova mbetët e izoluar një ndër popujt më të përvuajtur të kësaj pjese të Europës dhe botës, dhe kjo është tragjedia morale e këtyre udhëheqjeve politike të vendit, të cilët shtetin e konsiderojnë si pronë të vetën, ndërsa popullin si shërbëtor të tyre. Duke qenë bartës të pushtetit PDK dhe LDK, bashkë me minoritetetet tjera, ata janë edhe bartës të përgjegjësive për fatin e popullit të Kosovës, prandaj kjo përgjegjësi po realizohet në mënyrë të kundërt dhe të pa ndërgjegjëshme.
Qeveria në pushtet ka dhënë shumë premtime, të cilat kanë të bëjnë dhe me sovranitetin e vendit, por pas marrjes së mandatit të tyre, kjo çështje as që i brengos protagonistët politik në krye me z.Thaqi dhe Mustafa, që mburren dhe krekosen me fjalë për të arriturat në mandatin e tyre, por si të parët e vendit nuk dihet se kanë marrë guximin ndonjëherë të shkelin veriun e vendi, së paku për ndonjë paraqitje të tillë, nëse e ndjejnë si popull dhe vend të vetin dhe atë pjesë të Kosovës, nëse nuk e konsiderojnë vetën edhe si „mëkatarë“ për këtë çështje…
Ura mbi lumin Ibër, ka mbetë si një „mollë sherri“, e cila po shfrytëzohet si kufi ndarës në mes veriut dhe pjesës tjetër të vendit, sipas opsioneve që ka planifikuar qeveria e Serbisë në bashkëpunim me kriminelët serb, që jetojnë në pjesën veriore si pushtet, apo „zajednicë“ në vete, të cilët mbahën dhe paguhen nga qeveria e Beogradit, me qëllim që Kosova të mbetët si vitrinë e destabilizimit para syve të Europës dhe botës. Prandaj, edhe Bashkësia Europiane ka gisht në këtë çështje, por kjo çështje është përgjegjësi e qeverisjes së Kosovës, e cila nuk ka treguar rezulltate dhe aftësi politike e strategjike, që të zgjidh këtë nyje përmes konsulltimëve dhe bisedave në Bruksel.
Në të vërtetë kjo është politikë e FTOHTË dhe aspak fuksionale në favor të këtij populli, kur Kosovës po i mirren me dhjetra hektar tokë, nga kufiri me Malin e Zi, si dhe në pjesët tjera të Kosovës, dhe si plaqkitëse e brendshme dhe e rrezikshme na del edhe Kisha Ortodokse serbe e Mnastirit të Deqanit, së cilës i jepët nga UNMIK-u, dhe së fundi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtueshmëri me qeverinë e saj disa hektar tokë në kurriz të popullit tësaj.
Atëherë, cilat janë ato të arritura të vendit që duhet të mburret qeveria e Kosovës? Është brengosëse kur rinia e Kosovës, apo ardhmëria e vendit, shetitet rrugëve të fshtrave dhe qytetëve të Kosovës, e pa punë dhe pa përspektivë, e cila në pa mundësi për t’u punësuar në shtetin e vet, ajo i merr në sy rrugët e Europës dhe botës, duke mos pasë të drejtë të lëviz e lirë, i mbyll sytë dhe kalon rrugëve ilegale, duke kërkuar mëshirë nga ndonjë vend tjetër i Europës.
Në këtë situatë të palakmueshme politike, ekonomike dhe sociale, lindin pakënaqësi dhe revolta të mëdha të popullit, i cili më të drejtë kërkon normat e veta ligjore dhe njerëzore, kur nuk e ka të siguruar kushtin themelor të ekzistencës dhe deri në atë masë sa që shumë familje janë sjellë deri te shkopi i lypësit dhe buzë urisë formale, të thëmi edhe shumë prej tyre edhe pa strehë dhe të zënë nga streha, sikur që ishte edhe rasti i fundit i voglushës tre vjeqare nga Prizreni, duke u konsideruar jashtë normave morale dhe njerëzore për një vend demokratik, sikur që është edhe Kosova.
Sëcili qeveritar që lavdërohet dhe krenohet me të arriturat e kësaj qeverie, nuk është asgjë më shumë se po tregon një turp qeveritar, i cili duhet të mirret pakëz me matematikë të thjeshtë dhe të llogarit 20 mijë femra shqiptare të dhunuara nga kriminelët serb gjatë luftës së fundit dhe askush nuk e ngriti qështjen e tyre në Bruksel, që të dënohen dhunuesit e tillë. Janë edhe qindra shqiptarë të zhdukur dhe të rrembyer gjatë luftës së fundit nga kriminelët serb, të cilët ekzistojnë diku të fshehur nëpër varreza masive në Serbi, apo gjetiu dhe kjo qeveri fare nuk e ngriti qështjen etyre aty ku duhet ngrutur dhe debatuar me ngulëm dhe seriozitet.
Ne mund të ushqehemi natë e ditë akoma me gënjeshtra dhe iluzione, fjalë dhe premtime, por një qeverisje e turbull pa timon dhe vizion, Kosovën po e dëmton, dhe dukuritë e tilla janë të kuptueshme, por të padurueshme, edhe pse kthesat nuk janë të lehta, por edhe të rrezikshme, shumëçka mund të ndryshojë për të mirën e këtij populli dhe vendi me „pensionimin e kësaj qeverie“, duke e marrë timonin në dorë një udhëheqje e re e rinisë intelektuale, e cila është e sinqertë dhe ka program të artikulluar për një Kosovë më të mirë dhe prosperuese.