E enjte, 01.05.2025, 07:00 PM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Hoxha: Kur do t’i vijë radha Zvërnecit?

E premte, 17.06.2016, 08:04 PM


Kur do t’i vijë radha Zvërnecit?

Nga Gëzim Hoxha

Dje ishim në Vlorë se kishim një gjyq në gjykatën administrative. Gjyqi shkoi si jo më keq por unë nuk dua të flas për këtë gjë pasi kjo nuk i intereson askujt. Ajo që dua të flas është tjetër gjë.

Pas seancës pashë shpejt e shpejt punimet e një piktori vlonjat që do të hapte ekspozitën e tij të dymbëdhjetë. Aty pashë vetëm realizëm dhe peisazhe. Kjo më kujtoi faktin që e kam diskutuar sa e sa herë me vëllanë tim piktor, stanjacionin në të cilën ndodhet piktura. Shumica e piktorëve reken të pikturojnë  vetëm natyrën, në një kohë që këtë punë mund ta bëjë fare mirë edhe fotografia. Kjo e fundit është edhe vetë në grahmat e fundit si profesion sepse rrjetet sociale e kanë nënvlefletësuar ndjeshëm. Por unë nuk jam kritik arti dhe nuk marr përsipër të flas as për gjëra të tilla. Këto radhë i shkruajta për të shprehur një opininion, apo thjesht sa për të potësuar skeptrin e një reportazhi. Akoma nuk arrritur tek shqetsimi që  dua të ngre.

Më pas erdhi vëllai e na morri me makinën e tij. Kur u rehatuam në seediljen e pasme të saj ai na tha se pa pëlqimin tonë kishin vendosur të shkonim në Zvërnec. U gëzova pa masë dhe thamë në një zë se edhe vota jonë ishte pro. Pasi si unë ashtu edhe bashkëshortja ime nuk kishim qenë asnjëherë aty.

Gëzimit të atypëratyshëm ia zuri vendin tronditjet e vazshueshme të makinës në një kthesë që lidh rrugën e vjetër me rrugën që të çon në Nartë. Ajo për fat ishte e shkurtër dhe rruga për atje me gjithëse e ngushtë ishte e asfaltuar. Në hyrje të Nartës pamë në tre gjuhë fjalinë “Mirësevini në Nartë”. Mirë në shqip e anglisht por edhe në greqisht. U indinjuam. “Paskan ardhur deri këtu. Zëre se kanë ardhur edhe në Fier” – tha vëllai im jo pa neveri.

-Pse çuditesh grekët e quajnë Nartën zonë minoritare, - ia ktheva unë.

Duke ecur me makinë pamë ngrehinat metalike të rafinerisë së naftës si dhe tec-in e Vlorës, investime të cilat përfundimisht e shkatërruan eko-sistemin e asaj zone. Si në agoni mu kujtuan protestat e atyre pak vlonjatëve kundër këtij investimi, që askush nuk i dëgjoi.

-Si shkohet në Zvërnec? - pyetëm një plak. -Ecni drejt dhe kthehuni djathtas, rruga është  e mirë mos kini merak. –  tha ai sikur ta merrrte me mend shqetsimin e vëllait për makinën. Dhe vërtet përmes pyllit rruga ishte e mirë. Ajo që na vrau sytë ishin plehrat e hedhura në mes të tij. Po edhe vetë pyllli ishte i zymtë. Shumica e pishave të tij ishin të shrumbuara dhe dukej see ai vuante nga vetmia. Barra e saj ishte më e rëndë se ajo e plehrave të hedhura sa andej këtej si duket nga mungesa e koshave. Nuk i ka vajtur mendja dikujt që të vendosë disa shenja orientuese???

-Hajde të shohim manastirin se është i bukur. – na propozoi vëllai  pasi pyeti një djalë se si shkohej aty për tu sigururar. Rruga për të shkuar aty ishte e mirë. Parkuam para një ure që mezi mbahej në këmbë. E pra mungesa totale e tabelave si kudo vlente dhe për këtë urë të rrezikshme. Si përfundim pa e marrrë parasysh rrezikun përshkruam gati shumicën e gjatësisë së saj për të shkuar tek manastiri. Por fundi i saj ishte tërësisht i rënuar dhe manastiri arrihej vetëm me not. Në bregun afër tij pamë të ankoruar një varkë e cila shullohej në diellin e dobët të asaj dite të vranët.

Vetëm në kthim pamë një tabelë disi të fshehur që lajmëronte se ura ishte jashtë funksionimit. Një pjesë e mirë e gërmave në të nuk dalloheshin. Mirë urën që nuk kanë mundur ta rikonstruktojnë, por nuk paskan pasur fonde të mjaftueshme as për të vendosur një tabelë para urës ose në fund të asaj rruge që të lajmëronte vizitorët se ura është e pakalueshme !!!

Donim të shkonim në një plazh i cili ishte i pashkelur për të  pasur pak intimitet. U futëm në një rrugë të parrugë jo më shumë se 3 km, që duhej të ecje thuajse me shpejtësinë e një breshke, deri sa arritëm në një vend të saj ku ishte një pellg i stërmadh, i formuar nga shiu i rrëmbyeshëm i asaj nate, i cili e bëri të pamundur eksplorimin e atij plazhi aq të dëshiruar. Mirë që asfalt nuk paska po as dy karroca me zhavor sa p;r t’i mbuluar ato dy gropa s’paska?. Në pamundësi vëllai parkoi dhe u ngjitëm në një si rëpirë që të çonte me anën e një dyzine shkallësh në një prej brigjeve vullkanor.

-Zvërneci është vend shumë i bukur po i mungojnë shumë gjëra. – tha një peshkatar me përvuajtje.

Unë e di si i zbrita dhe si i ngjita ato shkallë të cilat ashtu si dhe në kalanë e Petrelës nuk kishin mbajtëse. Për të ardhur keq! Sa mund të kushtojnë vallë dy palë  parmakë shkallësh??? Megjithëatë bukuria e pamatë dhe qetësia që prishej vetëm nga përplasja e dallgëve pas shkëmbinjëve, shoqëruar kjo edhe një erë flladitëse të jepte një ndjesi tejet të veçantë. 

Për ta plotësuar këtë aventurë u ngjitëm në kodër nga ku mundë të bënim shumë foto dhe nga ku pamë shumë ishuj të vegjël. Dhe thashë me vete sa keq. Dikush i imponon shqiptarët që të mos vijë këtu.

Hëngrëm një drekë të shijshme në një restorant në Zvërnec. Mendja  më shkoi tek shkronjat greke në hyrje të Nartës. Thashë me vete paskan të drejtë. Kur ti nuk gjen mbbështetje tek shteti yt atherë si mund ta refuzosh mbështetjen e një shteti tjetër. Të gjithë e dimë historinë e pensioneve minoritare prej 200 – 300 eurosh. Edhe vëllai im tejet patriot  më tha: “ gjithçka fillon nga barku. Unë kam qenë nacionalist i tërbuar po në fund çfarë fitova?. “ dhe ka të drejtë.

Dhe para ka por nuk dihet se ku shkojnë. Mu kujtuan dy artikuj të publikuar nga TELEGRAF-i dhe BALLKAN WEB-i të cilat flisnin  për milionat e shpenzuar për bileta e kolltuqe apo dhe indeksimin e pagave të deputetëve apo të milionave që shkojnë për detyrimet e pagave të të pushuarve nga puna të dëgjuar te STOPI e sa e sa miliona që kanë ardhur  tek ne në formën e ndihmave etj.

Duke u kthyer ngatërrua, rrugën dhe dolëm tek porti. Rruga për të shkuar nga Zvërneci deri në porttin e Vlorë ishte ku thërret qameti. Dhe ndjeva keqardhje për Shqipërinë. Akoma edhe sot pas 25 ajo përballet me problemet e infrastructures. Ndërkohë që Evropa lindore I ka zgjidhur me kohë këto problem. E të mendosh që Shqipëria doli nga komunizmi vetëm 1 vit më vonë se shoqet e saj komuniste. Sërish rrugë e trotuare të pashtruara, mungesa e vetëm mungesa….

Nacionalizmi, patriotizmi dhe budallalliqeve të tjera si këto i ka kaluar kohë. Shpikja e internetit solli gllobalizmin dhe më tash kërkohen zgjidhje gjithnjë  e më globale të cilat domosdoshmërisht të bëjnë të kalosh përtej kufijve konvencionalë. Bota është shtëpia jonë. Nëse e shikojmë kështu problemet me të cilat përballemi çdo ditë do të zgjidheshin njëherë e mirë.

Po tani u kujtova pse po shkruaj?. Ah po për Zveënecin. Meqë ra fjala, kur do ti vijë radha edhe atij???



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx