E enjte, 24.07.2025, 11:15 PM (GMT+1)

Kerko: a

Florim Zeqa: Rikthimi i filozofisë politike rugoviane

E hene, 11.05.2015, 07:18 PM


Rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK fillon në pikën e ndarjes !

Shkruan: Florim Zeqa

Sikurse për çdo materje tjetër fizike të ndarë, bashkimi i pjesëve të së cilave bëhet pikërisht në pikën e ndarjes me qëllim të ruajtjes së formës dhe përmbajtjës së saj, edhe bashkimi i LDK-së pas ndarjes fatale të 2006-s duhet të ndodh në pikën e ndarjes, jo për të kënaqur apo thyer egon dhe epshet karrieriste të askujt, por, pse rrethanat aktuale politike në Kosovë, dhe sidomos këto mbrenda LDK-së na imponojmë të provojmë të bëhemi bashk edhe një herë si në kohën e liderit historik Ibrahim Rugova.

Kjo, jo vetëm që është zgjidhja e vetme për ribashkimin e elektoratit të ndarë, bashkimi i LDK-së është edhe obligim (amanet) që na e ka lënë presidenti historik Ibrahim Rugova në 21 janarin e 2006-s.

Fundja këtë e kemi për obligim ta bëjmë edhe në emër të përpjekjeve shekullore për liri, sakrificave sublime për çlirim, në emër të gjakut të dëshmorëve dhe veprimtarëve të shumtë të LDK-së, të rënë për kauzën rugoviane, të çlirimit dhe pavarësimit nga pushtuesi serb,...do të bashkohemi duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin, duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve tonë në Kosovë dhe Diasporë që s'u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për ë gjithë qytetarët e saj...".

Përiudha e vështirë postrugoviane në LDK i takon të së kaluarës. Ndarja dhe përçarja e elektoratit rugovian në Kuvendin e VI-të zgjedhor, ishte produkt i investimeve të gjata jo vetëm për ta dëmtuar LDK-në, por përmes saj të ardhmën shtetndërtuese të Kosovës në përgjithësi.

Është momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave kombëtare dhe njerëzore,...të bëhemi bashk në partinë-lëvizje për shtetin e Kosovës, ashtu siq ishim në vitet e '90-ta,...për të reflektuar besim dhe shpresë tek qytetarët e thyer shpirtërisht këtyre viteve të fundit e në veqanti muajve të fundit, kur uzurpatorët e shtetit bashk me puçistët e LDK-së ju dhanë fund shpresave të qytetarëve për ndryshime pozitive dhe për jetë dinjitoze në vendin e tyre.

T'u kthehemi vlerave intelektuale të hierarkisë politike të LDK-së postrugoviane!

Çfarë nënkupton kjo ?

Kjo nënkupton bashkimin e fuqisë së shëndoshë intelektuale, akademike të asaj kohe me idetë e reja dhe fuqinë politike të ditëve të sotme për t'i larguar një herë përgjithmonë me votën e lirë të elektoratit uzurpatorët e vlerave rugoviane, të atyre që LDK-në nga një parti të besës e kthyen në pabesi dhe zhgënjim të përgjithshëm shoqëror të vendit tonë.

Kërcënimet, shantazhet, sharjet dhe fyerjet që u shfaqën gjatë procesit zgjedhor javëve të fundit nëpër disa degë të LDK-së ndaj gazetarëve dhe vlerave intelektuale nuk kanë qenë dhe as nuk janë në traditën e frymës rugoviane, por janë pjellë e rrugaqërisë, injorancës dhe naivitetit politik,...të atyre që përfituan duke u thirrur në vlera rugoviane, por që asnjëherë nuk u dëshmuan që ishin të tillë.

Mosprezenca e mediave nëpër kuvendet zgjedhore të degëve të LDK-së, ka lënë hapsirë për shtrëmbërim të realitetit, mostransparenca në numrimin e votave u ka dhënë mundësinë e manipulimit me votën e fshehtë të delegatëve nga ana e drejtuesve partiak.

Pazari politik, apo më mirë të themi kushtëzimi i votës me këmbim të posteve të zv. ministrave nëpër disa degë nga ana e kryeministrit të vendit dhe kryetarit aktual të LDK-së, jo vetëm që ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në mesin e elektoratit, ka shkaktuar ngulfatje të vullnetit të lirë të votuesve dhe dhunim të demokracisë së mbrendshme partiake.

Ëvshtë tepër e dhimbshme kur nëpër degë ndodhin shkelje të tilla nën prezencën e zyrtarëve më të lartë partiak,...duke i kaluar në heshtje shkeljet procedurale, statusin dhe rregullat zgjedhore, të cilët më tepër u ngjanin "delegatëve" vëzhgues në ndeshje futbolli që miratojnë ndeshjet e kurdisura nga ana e ekipeve (grupeve të interesit).

Tani kur procesi zgjedhor nëpër degë është në përmbyllje e sipër, tek të zgjedhurit (delegatët) për kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së duhet të mbizotëroj ndërgjegje e pastër njerëzore, maturi dhe pjekuri e lartë politike për tejkalimin e interesave personale,...për rikthimine filozofisë politike rugoviane në LDK në pikën e ndarjes nga presidenti, për të quar në vend amanetin e tij, për një LDK unike dhe të pandarë, për krijim besimi dhe shprese ndër qytetar.

Në të kundërtën, mbi delegatët e Kuvendit të VIII-të Zgjedhor përveq se do të bie përgjegjësia historike, do t'i ndëshkojë mallkimi qytatar !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx