Mendime
Dedë Preqi: Fëmijët kanë tipare engjëllore
E enjte, 07.05.2015, 06:59 PM
FËMIJËT KANË TIPARE ENGJULLORE QË NUK DUROJNË DHUNË DHE ABUZIME Ç‘NJERËZORE
Nga Dedë Preqi
Në shumë vende të botës fëmijët janë të lënë pas dore, ose shfrytëzohen në mënyra të ndryshme… Gjithashtu, fëmijët janë të terrorizuar dhe derigjohen nga padronët e tyre, të cilët përdoren si skllav dhe mund të kthehen edhe në mallra kontrabandimi. Ky fenomen do të merr përmasa mjaftë të mëdha në çdo shoqëri njerëzore, duke dëmtuar të gjitha të drejtat themelore që u takojnë fëmijëve.
Historia rrëfenë se fëmijët janë keq-përdorë edhe në „revulucione“ të ndryshme më herët, por janë edhe më të prekshme sot shfaqjet tjera të tyre, të cilat po i sjellë koha në shoqërinë njerëzore. Natyra e fëmijëve e ka fuqinë e simbolikës më engjullore, që synon para botës me një horizont të qartë, e cila i jep jetës një kuptim dhe domëthënje të ndjenjës njerëzore, pa të cilën nuk mundet asnjë shoqëri të zhvillohet, të ekzistojë dhe të jetojë në rrethana normale.
Edhe në vendet tona shqiptare, posaqërisht në Shqipëri dhe Kosovë, fëmijët janë të rrezikuar nga fenomenët e ndryshme negative, të cilët abuzohen pamëshirshëm dhe pasojat e tyre janë shumë evidente në shoqërinë tonë. Në çdo rrugë të Tiranës dhe Prishtinës, si dhe në shumë qytete tjera, të bien në sy plot fëmijë që kërkojnë lëmoshë dhe shumë të tjerë që pastrojnë xhamat e makinave dhe lusin me shpirt e lot në sy, që tu japish diçka në dorën e shtrirë…
Janë edhe shumë pamje tjera të dhembshme që shfaqën nga fëmijët e tillë, të cilët i takojnë më së shumti komunitetit „rrom“ e tjerë, që shfrytëzohen me anë të punës, ose futën në aktivitete të ndryshme ilegale, apo abuzive, duke qenë të detyruar me forcë, ose të mashtruar me ndonjë dhuratë modeste. Shumica e tyre që kalojnë kufirin, pa ose përmes padronëve të caktuar, fati i tyre mbetët nën mëshirën e trafikantëve, që ata i shëndërrojnë në mallra sipas oreksit të pronarëve kriminel.
Në sëcilën shoqëri njerëzore ky fenomen është i prekshëm dhe i dhëmbshëm, e posaqërisht duhet të bëjmë jo vetëm fjalë, por vepra konkrete, që vëmendja e autoritetëve, mediave dhe opinionit publik në Kosovë dhe gjetiu të orientohet më shumë nga kjo gjendje e dhimbshme e shoqërisë, e cila e tradhëton shpirtin tonë në çdo hap të jetës së përditshme. Është e ditur se çdo fëmi ëndërron jetën e vet të mirë dhe të lirë në krihet e nënës së vet dhe gjumin e ëmbël në prehërin e saj.
Asnjëherë Kosova nuk ka pasë abuzime dhe keqtrajtime me fëmijë se sa sot me lloje të ndryshme të sjelljeve negative edhe nga ana e prindërve, si dhe abuzimet e nxënësve nga mësonjësit e tyre në shkollat fillore. Dhe për këto të fundit, duhet të turpërohet, apo ndërgjegjësohet Ministria e Arsimit, e cila tregohet e pa aftë në pengimin, ose zbutjen e kësaj dukurie tragjike, duke zbatuar masat dhe rregullat ligjore, si dhe parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe llojeve tjera të drogës, që janë shumë evidente në shkollat e Kosovës.
Qështjet të cilat ndërlidhën me këto fenomene për të drejtat, apo abuzimin e fëmijëve, marrin shumë pak kohë nga autoritetët përkatëse dhe mediat publike, duke i dhënë randësi dhe hapësirë më të madhe lajmëve dhe ngjarjeve politike, që përbëjnë pjesën më të madhe të mediave rreth një komuniteti, atij serb, dhe duke lënë anash komunitetët tjera, veqanarisht komunitetin rrom dhe ashkalinj, të cilët janë të prekur më së shumti nga kjo dukuri e rrezikshme shoqërore.
Kryesisht këtë formë nagative të abuzimëve me fëmijë e shohim sot në çdo mes shoqëror, dhe jo vetëm në vendet e pa zhvilluara, por edhe në ato vende ku janë kushtet më të volitshme, por ajo që dhembë më së shumti është në mesin tonë të shoqërisë kosovare, e cila cilësohet një shembull i keq në rajon, kur dikush po luan me fatin e të rinjëve dhe adoleshentëve tanë, duke i mashtruar dhe shëndërruar në përsonazhe kriminale, sikur që ishte edhe rasti i fundit, kur dy vajza të mitura nga Tërpeza e Vitisë, që kishin tentuar të u bashkohen grupeve të ISI-sit. Në këtë mënyrë, edukata në familje si shprehje kryesore, në përcaktimin e këshillave drejtë rrugës së fëmijëve në këtë rast mungon dhe diçka më shumë, më se sa komunikimi i pa mjaftueshëm nga pjesët tjera të Institucioneve përkatëse dhe ato shkollore.
Rroli i prindërve është një ndër rrolet më të rëndësishme, i cili mund të ketë ndikimin më të plotë pozitiv në ballancimin e rrugës dhe rritjes së fëmijëve në një frymë të shëndoshë. Rroli i prindërve te fëmijët është një ndër rrolet më jetike dhe më të dinjiteshme që fëmija merr besimin dhe krijimin e vetëvetës, drejtë zhvillimit dhe vlerave universale të jetës. Dhe duke krijuar vlera humane, morale e disiplinore, të cilat disponojnë dhe krijojnë garanti në harmoninë e jetës së tyre.
Shkolla dhe mësonjësit janë faktor dhe indikator të rëndësishëm, që ndikojnë pozitivisht në mirëvajtjen e edukatës dhe arsimimin e fëmijëve në bazë të planëve dhe programeve shkollore, të cilat janë të ndërtuara në baza të shëndosha dhe të mirëfillta, që jep një Institucion edukativo-arsimor në çdo shoqëri demokratike. Mësonjësi është prindi i dytë te fëmijët shkollor, të cilët japin dhe plotësojnë nga normat prindore me ato shkollore, në formimin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke ndërtuar dhe zhvilluar kulturën e tyre rinore.
Ndikimet fetare janë të mirëseardhura, të cilat te fëmijët kontribuoojnë në krijimin e edukatës dhe sjelljen në familje duke sjellë afrinë dhe dashurinë përveq religjionit, poashtu edhe ndaj prindërve e të afërmëve të vet. Ndikimet fetare nga parimet e shëndosha, fëmijët mund të ngadhnjejnë dhe përfitojnë elemente të rëndësishme të jetës, e nëse efektet e natyrës pozitive shdërrohen në qëllime të natyrave tjera, që shfrytëzohen përmes fëmijëve, sikur që janë luftat aktuale në hapësirat e ISI-sit dhe vendet tjera, atëherë kemi të bëjmë me një formalizëm, që dhunon dhe cungon të drejtat e tyre në thëmel.
Edhe ndikimet mediatike, janë pjesë e edukatës dhe zhvillimit të fëmijëve, përmes programeve edukative e arsimore, si dhe informacioneve të nevojshme në fushat shoqërore e shkencore. Por, duhet përmend edhe pjesën negative të tyre, që disponojnë programe të ndryshme e komerciale, të cilat ndikojnë në mënyrë negative te fëmijët në përgjithsi. Edhe pse teknika elektronike ka arritur zhvillimet e veta të përsosura, ajo i ka edhe defektet e veta, posaqërisht në ato vende ku mungojnë ligjet që rregullojnë programet e veqanta televizive për fëmijë.
Kishte me qenë mirë që përgjegjësit e Institucioneve dhe autorët kryesor të ligjëve përkatëse mbi të drejtat e fëmijëve, të marrin fëmijët e tyre shembull, që të dalin vetëm një ditë rrugëve të qytetit në Tiranë dhe Prishtinë, e të shtriejnë duart e tyre, të kërkojnë lëmoshë, apo të pastrojnë makinat e të shesin cigare, me të cilët çka kishte me ndodhur?... Ndër të shumtit ta bëjnë këtë shembull, mesiguri se kishte me ndryshuar edhe shumë çka në administratën sociale dhe të tjera, dhe kishin me qenë më të disponuar të shikojnë abuzimet e fëmijëve të tjerë, të cilët e ruajnë në shpirt mjerimin dhe përbaltjen e jetës së tyre të përditshme.
Prandaj, vizioni i turbullt i kësaj shoqërie dhe i pa sigurtë në vetëdijën shoqërore, që nxitë dilemat e pa qarta të ekzistënës njerëzore, dhe përveq këtij embrioni të tulitur dhe të dukshëm në shoqërinë tonë, mbase edhe ka zënë rrënjë kush e di se kur, por tani del e shpërthenë me fuqi në sipërfaqe, e cila nuk i ka hije kësaj demokracie. Pikërisht kjo plagë dhe shumë të tjera, të cilat pasojnë të panumërta në shoqërinë kosovare, nuk janë prodhim që ka shkakëtuar armiku i kohës, por aktin e të gjitha shëmtive që dalin në sipërfaqën e sotme, janë vepra aktuale të qeverive të korruptuara, duke përbuzë ujvarat e kuqe që rrjedhën nga gjaku i dëshmorëve të lirisë, të cilët na bënë të mundur jetën tonë të lirë, por jo edhe në këtë mënyrë…