Mendime
Gëzim Hoxha: Një imazh i ri për qytetin e Fierit
E diele, 03.05.2015, 11:04 AM
Një imazh i ri për qytetin e Fierit?
Nga Gëzim HOXHA
Duke ecur
përgjatë rrugës “Skënderbeu ” ose siç njihet nga shumë njerëz e nga banorët e
lagjeve “Bishanak” dhe “Liri Gero” rruga e kombit, emrin e një televizioni
kabllor që gjendet në fillim të saj, shumë pranë qëndrës tregtare
Duket se imazhit artistik të qytetit të Fierit po bëhen përpjekje t’i shtohet edhe ai sportiv në të njëjtën kohë. Kjo po bëhet e mundur me anën e shtimit të numrit të këndeve dhe terreneve sportive apo qoftë edhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese. Qëllimi është I qartë. Synohet masivizimi i sportit, duke rritur interesin për sportet në përgjithësi me anën e shtimit të pjesëmarrësve në aktivitetet e ndryshme sportive, por njëkohësisht dhe parandalimin e sëmundjeve pasi më në fund është kuptuar që të parandalosh të kushton më pak se sa të kurosh një sëmundje të caktuar.
Studimet e kohëve të fundit tregojnë se marrja me një aktivitet të caktuar sportiv në përgjithësi ndikon për një jetë të shëndetshme dhe më të gjatë. Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Kjo ndodh ngaqë ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ato i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni, diabeti dhe mbipesha trupore të rrisin cilësinë e jetës së tyre.
Por a ka ndonjë kufizim në lidhje me pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme sportive? Përgjigja është jo. Sporti nuk njeh moshë dhe as kufizim për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetsore. Specialistët të thonë se edhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe artritit mund të kryejnë ushtrime fizike, sigurisht të kufizuara dhe duke u këshilluar më parë me mjekun. Studime të tjera tregojnë se ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin. Disa ekspertët thonë se ato pakësojnë rrezikun për sëmundjen e Alzajmerit dhe pakësojnë stresin dhe depresionin. Një studim me përfshirjen e më tepër se 10 mijë personave të moshës 35-55 vjeç për 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerëzit që bënin ushtrime fizike më pak se dy orë në javë, aftësia mendore ishte më e ulët se tek ata që bënin sport për një kohë më të gjatë dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulët fizik lidheshin kujtesa e dobët, fjalori më i kufizuar dhe aftësitë matematikore.
Por edhe
pse jo të vetmet në natyrën e tyre, a janë të mjaftueshme këto investime në
kënde apo terrene sportive për masivizimin e sportit në qytetin e Fierit? Pa
shkurtimin e distancave apo një shpërndarje më të mirë gjeografike të tyre kjo
ide, sado e bukur që mund të jetë, mbetet thjesht një ëndërr. Për realizimin e
vëtetë të saj do të duhej të shfrytëzoheshin dhe ato pak hapsira mes
apartamenteve, ende të pakthyera në sheshe ndërtimi dhe ngritja në to, qoftë
dhe e ndonjë fushe të vogël futbolli, basketbolli apo të ndonjë sporti tjetër.
Për hir të vërtetës, duhet thënë se në qytetin e Fierit po punohet relativisht shumë për materializimin e kësaj ideje. Në bashki, nga specilisti I cilli ka ndjekur nga afër punimet për përshtatjen e ambienteve të brendshme të ish Institutit Sizmik të Fierit, tashmë një godinë tejet e amortizuar, mësojmë se është bërë e mundur që në një spërfaqe prej 660 m² të dy kateve të saj, në salla për sportet e rënda të tilla si: mundja, peshëngritja, boksi dhe pse jo dhe për artet marciale. Këto salla të reja të pajisura me nga 4 dushe, 2 banja për çdo kat por, me salla force, si dhe me dhoma zhveshje i përmbushin më së miri kërkesat e kahershme të sportistëve që zhvillonin stërvitjen në kushte shumë të këqia. Aktualisht punimet kanë mbaruar dhe pritet vetëm pajisja e këtyre ambienteve me mjetet e nevojshme sportive. Për këtë shndërrim rrënjësor të tyre u desh një investim nga Bashkia Fier me një fond prej 3 milion lekësh dhe ndihma shumë e vyer e bizneseve kryesisht më materiale të ndryshme ndërtimi dhe hidraulike.
Ndërsa
nga drejtori i ndërmarrjes shumë sportëshe z Agim Celibashi, e cila është në
varësi të bashkisë të Fierit mësojmë se inventari i këndeve dhe terreneve
sportive përfshin stadiumi në të cilin vazhdon pa ndërprerje puna dhe 2 apo 3
fusha të mbuluara të lojrave me dorë, të cilat siç e përmendëm dhe më lartë
ndodhen afër qëndrës tregtare