E diele, 09.02.2025, 04:54 AM (GMT)

Mendime

Viktor Mërkuri: Rusia dhe Perëndimi

E merkure, 29.04.2015, 06:42 PM


Rusia dhe Perëndimi

Nga Viktor Mërkuri

Që kur Rusia është ri-shfaqur si një fuqi globale, politikat e saj të jashtme duket se ndjekin gjithmonë të njëjtën rrugë. Interesat e Rusisë mbi energjin, sigurinë shtetërore dhe ushtarake, si dhe mirëqenies sociale, duke se filtrohen përmes një besimi kulturor të “nderit dhe egos” dhe se konceptime të ndryshme të nderit  sigurojnë një kuadër të organizimit që prodhon politikat e bashkëpunimit, qasjet e mbrojtjes dhe këmbënguljes në lidhje me Perëndimin. Por si shfaqet kjo në situatat aktuale të lindjes dhe perëndimit?

Një pushim i shkurtër i përplasjeve ushtarake në Ukrainën lindore dhe një stabilizim relativ në ekonominë ruse gjatë javëve të fundit kanë ngjallur dy pyetje. A po përfundojnë me kaq përplasjet ushtarake ,dhe  a lajmet e mira në ekonomi mund të qetësojnë Kremlinin - apo kjo është qetësia para një stuhie të re? Situata ekonomike ruse nuk rezultoi aq keq sa ishte parashikuar katër muaj më parë. Pasi ka humbur gjysmën e vlerës së saj, rubla ruse është stabilizuar dhe madje ka filluar të riforcohet, falë një rritjeje të kohëve të fundit në çmimet e naftës. Inflacioni ndodhet në 17% por po rritet me shpejtësi më të vogla nga cfarë pritej dhe në vend të një tkurrjeje të parashikuara me 5%, ekonomia ruse duket se tkurret me vetëm 3% këtë vit.  Megjithatë, bilanci ekonomik i brishtë nuk është përdorur nga Vladimir Putin si argument për kthim në paqe dhe prosperitet, por më tepër si dëshmi se ai është duke qëndruar i fortë përballë kundërshtarëve të Rusisë. Mediat shtetërore kanë paraqitur forcimin e rublit ndaj dollarit dhe euros si një fitore në fytyrën e “armiqve” amerikane dhe evropiane të vendosur të shkatërrojnë Rusinë. Narrativa e luftës , nën ushëheqjen nga Kremlini, ka lëvizur përtej Ukrainës duke përfshirë të gjithë perëndimin. Pretendimi se rusia  është në luftë mund të jetë lajm I ri për amerikanët muajt e fundit,por ajo është gdhendur në mendjet e shumicës së popullsis ruseshumë vite tani. Perspektiva e një lufte me perëndimin është tani një shqetësim i madh për opinionin publik kur 81% e popullsisë ruse e sheh Amerikën si një kërcënim, përqindja më e lartë e shënuar ndonjëherë që nga  rrënia e Bashkimit Sovjetik . Sipas kësaj narrative, Rusia është nën sulm në të gjitha frontet - ekonomike, ideologjike, në Lindjen së Mesme, evropiane - dhe ajo duhet të kundërpërgjigjet në përputhje me rrethanat. Vendimi i javës së kaluar I rusis për të shitur sistem raketash S-300 Iranit është pjesë e kësaj kundërpërgjigjeje .

Në këtë botë të imazheve te pasqyruara, Amerika shërben si reflektim i Rusisë dhe alter-ego e saj. Rusia i atribuon Amerikës veprimet e veta: nxitjen e dhunës në Kiev, mbështetje të ekstremistëve nacionalistë në Ukrainën lindore, përfshirjen ushtarake në konflikt etj. Në një artikull të kohëve të fundit, Sergei Naryshkin, kryetari i parlamentit rus, fajësoi Amerikën për "shpërthimin e një aventure ushtarako-politike" në Ukrainë dhe zvarritjen e rezolutave të paqes.

Cilat janë motivet dhe qëllimet e Rusisë në këtë konfrontim, dhe a është bllokuar ajo tashmë në një spiral agresioni?  Zyrtarët rusë flasim vazhdimisht për gjeopolitikë, por përgjigjet nuk varen nga ajo që bën Perëndimi, por se si Kremlini llogarit rreziqet e saj pasi qëndrimi në pushtet është qëllimi kryesor i persidentit dhe grupit rrethues të tij dhe kjo sugjeron se rrënjët e veprimeve të presidentit Putin në Ukrainë qëndrojnë në nevojat e Kremlinit për të ngritur legjitimitetin e saj pas rritjes së pakënaqësisë që shpërtheu në protesta në rrugë gjatë dimrit të 2011-2012.

Këto protesta u nxitën kryesisht nga klasa e mesme e Rusisë të frustruar për mungesën e perspektivave. Protestat në qytetet më të mëdha të Rusisë filluan të lidheshin me pakënaqësitë ekonomike dhe sociale në krahinat më të varfëra, dhe rrezikun e shpërthimit të një konflikti të hapur shoqëror. Ndërkohë që aneksim I gadishullit të Krimesë fitoi opinionin publik Rus dhe legjitimoi “sundimin” e Putinit edhe në sytë e shumë njerëzve të cilët kishin protestuar kundër tij dy vjet më parë.

Lufta në Ukrainën lindore dhe kriza ekonomike e kanë kthyer euforin lidhur me Krimen në një patriotizëm paranojak mbrojtëse kundër Perëndimit, duke çuar dhe popullaritetin e Vladimir Putini në gati 90%. Kremlini vështir se mund të përballojë një përplasje të vërtetë ushtarak me perëndimin, por ai do të pretendojë shenjat e dobësisë perëndimore si fitore të saj. Për të demonstruar forcën e saj, Kremlini është duke përmendur armët e saj bërthamore dhe fuqin që ajo ka rrotull kufijve të NATO-s. Në këtë sfond,një rezolutë e krizës në ukrainë dhe një de-përshkallëzim i tensioneve me perëndimin do të shtonte fokusin përsëri mbi problemet ekonomike dhe sociale të rusis, duke ulur ulur popullaritetin e Putinit, ashtu siç ndodhi pas luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Një vazhdim i luftës në Ukrainë dhe një konfrontim me Perëndimin do të mbajë popullaritetin e tij lart për shumë kohë akoma. Por, ndërsa kjo mund të jetë përfituese për Putin, ajo rrezikon të lërë Rusinë të izoluar dhe ekonomikisht të ndenjur.

Shkurtimet e buxhetit të Rusisë janë një udhërrëfyes i mirë për prioritetet e Putinit.  Mirëmbajtja e Kremlinit dhe shpenzimet për shërbimet ushtarake dhe të siguris së shtetit marrin 40% të gjithë buxhetit të shtetit. Por shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën janë reduktuar dy herë më shumë se shpenzimet për mbrojtje. Mes fituesve të tjerë në buxhet janë edhe mediat shtetërore ruse.

Mediat shtetërore ndryshojnë prioritet në bazë të  problematikave te Putinit : dy vjet më pare pika kryesore e mediave ishin migrantët dhe zyrtarët e korruptuar. Tani është perëndimi I cili është për ata "tradhtar kombëtar" dhe një "kolonë e pestë", që përfshinte Boris Nemtsov, një politikan liberal dhe activist i cili u vra në Moskë në shkurt. Agresioni i Kremlinit është bërë një narkotike që mund të çojë në një mbidozë duke shkaktuar  për atë të humbasë kontrollin. Por vëmendja e agresionit mund të ndryshojë nga një armik I jashtëm kundrejt Vladimir Putin për shkak se propaganda kundër SHBA-së I përputhet shumë realitetit Rus.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora