Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Sa te çuditshëm që jemi?!
E marte, 28.04.2015, 06:58 PM
Sa te çuditshëm që jemi ? . Të lumtë “Koha Ditore “!
Nga Fahri Xharra
Boshnjakët ( Bosanci ) dolën me një “teori “ që nuk
janë as sllavë e as turq . Por c`na qenkan ? “Zbogom slaveni , mi smo iliri
?! ( Lamtumirë sllavë . mbetshi me shëndet se na jemi ilir ! )
Mbrëmë “ bisedova” me Dhimitër Pilikën , Eqrem Cabejn dhe Faik Konicën për cështjen tonë, të kaluarën tonë dhe ardhmërinë tonë në mesin e kombeve të civilizuara .
Habia e tyre më e madhe ishte se si është e mundur që “Koha Ditore “ ( e përditëshme e Prishtinës ) dhe pastaj një mori portalesh nga Shqipëria dhe tokat tjera shqiptare i japin hapësirë një “ publicisti “ që ai të na e mohon krejtë të kaluarën tonë. .
Pyetja e KD :” Cila ka përparësi, teza pellazge apo ilire, për sa i përket origjinës së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre shqipe dhe a pati ndikim të madh në shqipen vllahishtja e vjetër?” bukur shumë i nervozoi të nderuarit . Pastaj pyetja tjetër : “-Kur “dolën” nga historia ilirët dhe për sa shekuj ata nuk përmenden fare? A kishte luftëra qindvjeçare në mes të fiseve ilire dhe dardanëve dhe kush e riktheu mitin dardan në histori?’ Kur “dolën” nga historia ilirët dhe për sa shekuj ata nuk përmenden fare? , i kishte befasuar të përmendurit më lartë.
Nga frika që mos t`iu humbas natën , pyetjet : “ A ishte sundimi osman pesëshekullor pushtim apo administrim? Cili ishte Skënderbeu i vërtetë dhe a ishte Lidhja e Prizrenit proislame e proturke?” as që iu tregova..
Koha Ditore pyetet : “A u zgjeruan territoret e shqiptarëve me ndihmën e Perandorisë osmane dhe kur janë krijuar kombet ballkanike? dhe Faik Konica ndërhyri : “ Pyete Hoxhë Irfan Salihun për këte se ai e di më mire se këta të KD-së .
“Nëse kombi shqiptar u ngjiz nga shumë etni (pra komb shumetnik) dhe nëse kombet janë bashkësi imagjinare, përse kosovarët nuk mundkan të jenë komb dhe po ashtu komb shumetnik? – për këte më thanë që kjo vjen nga Oliver Scmitti . anëtari i ASHA të Kosovës dhe se Koha Ditore e sponzoron ( apo ai KD-në) OS. me botimin e librave të tij.
“Në rastin e Kosovës p.sh. nga premisat e nacionalromantizmit të Rilindjes Kombëtare (epokës së kombkrijimit) poshtërohet Perandoria Osmane për më tepër flitet me gjuhën e urrejtjes për turqit dhe Turqinë (si egërsira, barbarë, etj.), ndërsa nisur nga premisat e ideologjisë demokratike dhe neoliberale kritikohet me argumentin e forcës ideologjia paraprake, ajo komuniste, sidomos komunizmi jugosllav në Kosovë dhe ai enverist në Shqipëri.” … sa qenkan degjeneruar shqiptarët më pyetën me habi .
Por ajo që ata të tre i bëri të qajnë ishte që : “Por, në Kosovë historia dhe vrapi pas saj është nëna e keqkuptimeve.Ajo riprodhon armiqtë e vjetër (turqit, grekët, serbët, maqedonasit sllavë, malazezët, e nganjëherë përfaqësuesit e Evropës “plakë e kurvë” (Sic!) dhe fabrikon armiq të rinj, (të brendshëm e të jashtëm) sepse kush e ka historinë në dorë, mendohet se do ta shtjerë në dorë edhe pushtetin politik, prandaj ajo bëhet pre e manipulimit flagrant.”
Ishte edhe një përfundim i KD –së : Pra, falsifikohet! ( historia fxh) ,po kush se ,po e falsifikon “? kjo ishte pyetja ime.
………. të nderuarit nuk deshën të pëgjigjën ,por më thanë në ndërkohë se nëse historia shqiptare qenka e besueshme vetëm atëherë kur “Autorët më serioz perëndimorë si Malcolm, Bartl, Gawrych e Clayer, këtë mënyrë të te shkruarit të historisë nga ana e shqiptarëve e cilësojnë si “besim popullor” dhe interpretim ideologjik (komunist) të historisë (Bartl dhe Schmitt).(H.Matoshi ) “ … atëherë na rrou dreqi !
Prap , iu ktheva bosancave : “Zbogom slaveni , mi smo iliri ?! “ ., jer shiptari odriqu se svoje historije . Mo` zo` më keq !