Mendime
Krist Gjinaj: Patriot dhe kombëtarë!
E premte, 01.05.2015, 06:22 PM
Patriot dhe kombëtarë!
Nga Krist Gjinaj
Keto dy fjalë ose terme janë me të njohuratë nder shqiptarë, jo si veper por si thanje dhe fjalë. Patriotizmi ndër shqiptarë është thuja një shprehje e dites dhe e ores , por sa është vepra dhe deri në sa matet barometri , kjo është edhe e lehtë por edhe e veshtirë të vertetohet .
Dihet se kuptimi i thanjes Patriot është i vertetuarë qysh në kohen e lashtë -sepse kjo fjalë ose kjo përmbajtje do të thotë të jesh ai/ ajo që ruan me fundament kulturen , doket , zakonet, gjuhen dhe shoqerin tende të përkatesis tande kombtare, pra me një fjalë , ruan dhe kultivon me dashuri të madhe dhe të paluhatshme historin dhe vlerat kombtare.
Patriotet?!
Patriotizmi është një veper idologjike konzervative , pra një idologji e cila nuk shkel mbi parimet e veta idologjike të patriotit.Ana konservative e patriotizmit është një arkë e mbyllurë dhe nuk lejon të hapet nga ata që nuk e kan qelsin e arkes.Por, nder shqiptarë, patriotizmi është i ndamë në shumë degë edhepse , të gjihtë mundohen të e lidhin në një trung,pa e ditur se një veprim i tillë e humbë vleren e patriotizmit.
Ndër ne , patriotizmi është i kategoris : Lokale, Shtetrore, Krahinore , Grupore dhe Fetare.
Patritizmi
lokal ka të bejë vetem me lokacionin se ku ai/ ajo jeton , pra nuk mund të
futet në kategorin e patriotizmit shtetrorë. Ne kemi shumë figura lokale që
Patriotizmi shtetrorë ose t´i themë me mirë mbarëkombetarë, ka të bejë me një patriotizem i cili ishte në mbrojtje e mbarë kombit dhe të lirisë, gjuhes , fes dhe territorit tonë. Patritet mabrëkombëtarë sot shkelen dhe nenvlersohen dhe vendi i tyre ne histori është i kufizuarë dhe i keqtrajtuarë.Janë shumë figura që nuk kam marrë cmimin e merituarë në kategorin e patrioteve mbarëkombëtarë.Si mosnjohje e kesaj dukurie është ana rajonale, pastaj edhe ana fetare.Një patriot mabrëkombetarë nuk mund të quhet kombetarë kur në faktë ai mbronte fenë e pushtusit dhe ishte në sherbim të vetë pushtusit ( shif faktin e udheheqesve nën sundimin turk, serb dhe jugosllavë ) . Pra, patriotizmi i tillë bie poshtë dhe nuk duhet të quhet si një veper patriotike.
Edhepse sot, ne mesin tonë, kemi rruget e mbushura me " Patriot shtetrorë " të cilet janë të graduarë më shumë për shkak të besimit fetarë dhe prejardhjes krahinore.
Të jesh patriot mbarëkombetarë e të mbrosh xhamiat dhe fenë e imponuarë me dhunë e të vajtosh për kulturen dhe traditen shqiptare kjo i bie sikur të thuash se une flas shqip se veq me gjuhë mjafton identifikimi si patriot.
Në anen tjeter, patriot quhen edhe at të cilet qoftë në lemin e shkences, historis , arkeologjisë etj , falsin për trashegimin e vjedhurë të shqiptarve , qoftë ajo kulturore ose gjuhsore etj etj, ndersa në anen tjeter , mbajnë emrin , fen dhe traditet e imponuarë me dhunë , qoftë ajo dhunë ekonomike , fizike apo psikologjike.Patriotizmi krahinorë ka të bejë me shumë per qeshtje krahine ose bajraku dhe këto janë vepra që i takojnë vetem asaj krahine apo atij fisi ose bajraku.Nga kategoria e patriotve krahinorë,nuk mund të bejmë lidheshmerin me patritizmin gjithëkombetarë,sepse lufta apo me një fjalë rezistenca nuk ishte qellim për mbarë kulturen ose lirin kombetare por ishte vetem për qeshtje krahinore ose fisnore.Por , si e ceka edhe më lartë, edhe nga kjo kategori patriotesh , sot ne historin tonë kemi të tillë të cilet nga ana e patriotizmit krahinore , kan marrë gradat e patriotizmit mbarëkombetarë.
Patriotizmi grupor edhe kjo një dukuri e habitshme në shoqerin tonë, ka të bejë me grupe të njerezve të cilët genjejnë për njëri-tjetrin e me genjeshtar të tilla , futen në rangun e patriotve mbarëkombetarë.Grupet e tilla , janë të shumta sot dhe ishin edhe me heret dhe librat që flasin për histori , në faqet e tyre kan mjaftë patriot gruporë të cilet nga një grup i vogël, futen ne histroir sikur ata të ishin qendresa ose rezistenca më e fortë e qeshtjes kombtare.Kjo kategori e patriotve nuk është as nuk mund të trajtohet si patriotizem gjithëkombëtarë sepse edhe në këtë kategori, permbajtja dhe rendesia e kombit kan njohuri të vogla për të tillet, por me kohen mesojnë aq sa munden dhe konklusion nuk kan kurrë.
Patriotizmi fetarë njifet mirë në shoqerin tonë shqiptare,edhepse nga feja , kombi i jonë ka marrë një kulturë , gjuhë dhe arkeologji të cmuarë.Kur themë nga feja , kam fjalen te feja e krishterë e sidomos ajo katolike.Të gjitha figurat kombtare të perkatesis fetare katolike janë të keqvlersuarë në mesin e shoqeris dhe historis shqiptare.Êshtë shumë me rendesi të ceket se nga figurat e krishtera kemi mbrojtjen jo vetem të fes por të mbarë qeshtjes kombtare, qoftë gjuha, tradita, kultura dhe arekeologjia.Por, kur flasim per qeshtjen fetare, atehere kjo zenë vend tek te katoliket shqiptarë se ata jo vetem që mbrojten e fen por perbazë fes mbrojten edhe një kulturë të qytetruarë që ishte bazamenti kryesorë për perparimin e kombit tonë.Permbajtja në ideologjin dhe predikimet fetare është e butë dhe ka një tolerancë dhe harmoni, por kjo dukuri, është keqperdorurë nga të tjeret duke e shfrytezuarë tolerancen e krishterë për qellime të veta qofshin ato fetare apo kulturore. Në fakt , katolicizmi ka dhenë shumë per qeshtjen kombtare në pergjithësi.Në anën tjeter , islami si fe nuk ka dhënë thuja asgja hiq për qeshtjen kombatare ,sepse edhe po të kishte dhenë, atehere të gjitha bien poshtë sepse ishin të mveshun me petkun dhe fen e një pushtusi dhe traditat e huja predikiheshin në token tonë sikur të ishin tradita që kan të bejnë dicka me shoqerin shqiptare të asaj ose kësaj kohe.Por, një gjë që është habitese është vetë fakti se sot kemi studjus në lemi të ndryshme që janë të përkatesis islame dhe me gojë plotë mbrojnë historin shqiptare , ndersa në anen tjeter, të tillet falen dhe luten vetë në xhamiat e pushtusve osman , atehere rrjedhë pytja se : Si ka mundesi të mbrojnë një kulturë shqiptare kur vetë ata e ruajnë një kulturë të huaj e cila bie ndesh me origjinen shqiptare.A thua kësaj i thonë Patriotizem dhe kontributë për qeshtjen shqiptare ?!Për mendimin tim , kam një vlersim të veqantë për të ndjerin Kadri Mani i cili me një patriotizem të flaktë i dha shkelmin trashegimis islame , pra pa u hamedurë aspak deh kjo e benë të pavdekshem vepren dhe punen e tij, ngase punen e solli ne veper.Poashtu , një rendesi të veqantë kan edhe Bardh Nengurra (ish Selim Hasanaj ) dhe Gjergj (Bajram) Kabashi të cilet jo vetem me shkrime të panderprera por edhe me veper e hoqen nga vetja një ideologji që nuk ka lidhje me kulturen dhe jetesen shqiptare , e kjo është një veper e cila për mendimin tim ka një rendesi të veqantë sepse kalohet nga thanja, puna , dhe kthehet ne veper .Sepse , patriotizmi është konzervativ dhe nuk lejon që të jetë luhates dhe hamendes.Me një fjalë, dashuria për vend, dhimbja për të kaluaren , duhet të kthehet në veper dhe jo vetem në fjalë.janë të kota fjalet dhe " kontributet " e disa patriotve se ata mbrojnë qeshtjen shqiptare ndersa janë vetë nën petkun islam dhe atë turk.Por, patriotet fetarë katolik që dhanë shumë për qeshtjen kombtare janë të shumtë në realitet e të paket në histori.Kur e kam fjalen tek patriotizmi fetarë, do të ndalem edhe pak te ana e shqiptarve muslimanë.Janë të shumet ata që kan nxanë vend në histori sikur të ishin vetem ata në mbrojtjen e qeshtjes kombtare e askush tjeter.!Por, kur futemi në analiza të thella, krejt cka gjejmë për të tillët janë ato që gjemë pak përsa i përket qellimit të tyre për qeshtjen shqiptare.Lidheshmeria ose bashkveprimi me shqiptaret katolik ka ndikuarë që të tillët të nxanë vend ashtu si kan nxanë edhe sot, dhe kjo interpretohet se " ishin se bashku pa dallim feje " , cka në anen tjeter bashkluftaret e shqiptarve musliman , pra katoliket shqiptarë ,nuk i shkruan ashtu si duhet historia, pra nuk ishin se bashku për qeshtje kombtare por per qeshtje personale e sa për emerë, dhe më shumë mbrohej ana islame sesa ajo shqiptare.Por, shqiptaret katolik ishin ata që luftuan kunder serbve qe kishin kryq, luftuan kunder grekve që kishin kryq, luftuan kunder malazezve që kishin kryq, e sa shqiptarë musliman luftuan kunder turqve që kishin gjysem hanë ?!
Janë të shumet emrat e laramanve që kishin emerë musliman por në fakt ishin katolik, e rast të tillë kemi te Idriz Sefer të marrim shembullë , kur edhe bustin i shemben se ishte katolik.Shqiptaret msuliman duhet kuptuarë se ata ishin pak të rrezikuarë nën sundimin osman , sepse ishin konvertuarë tashmë , por barren kryesore e mbajti shqiptari katolik ndër shekuj.Tash kush kuj i flet në merë të patriotizmit ?!
Kombëtarët ose Nacionalistet?!
Fjala nacionalizem rrjedhë nga fjala latine "nascor " që do të thotë " rilindje " dhe kjo fjalë njihet që nga vitet 1700 e kendej sidomos në Evropë.
Nacionalisti në kuader të nacionalizmit, mbronë kulturen , historin , gjuhen dhe trashegimit e veta kombëtere,pra ata që i përmbahen Nacionalizmit me një fjalë quhen nacionalist.
Për fat të keq, ndër shqiptaret, nacionalizmi si term u keqperdorë që nga ajo kohë e deri me sot, sidomos në kohen e luftes së dytë boterore, ky term i dha kahje të dhimbshme përmbajtjes nacionaliste shqiptare e cila lidhej me shumë me marksizmin dhe pikpamjet marksiste edhe pse nuk kishin asgjë të përbashkët,sepse nacionalizmi i përmbahet vetevetes e jo vllazeris me kombet dhe ideologjit e vendeve të tjera. Edhe te Rilindja kombatere, kemi një numer të madhë të nacionalistve por në atë kohë ,një hap i tillë nuk mund të quhej nacionalizem pasi shumica i permbaheshin kultures dhe gjuhes e traditave osmane.
Por, Nacionalizmi arriti që të ruhej fal fesë së krishterë edhe në kohen osmane por edhe ne kohen komuniste.
Tash , shtrohet pytja se ;
A janë ata që e mbrojnë vetem kulturen shqiptare pa perzimje të kulturave të huja?
A janë ata që e mbrojnë " kulturen " shqiptare por me perzimje të kulturave të huja.?!
Nacionalizmi si e thash me heret , nuk lejon kultura të huja mbrenda atij nacioni ( kombi) por në mesin e kombit tonë, nacionalizmi mbrohet me kontraste të cilat shqiptaret nuk do të duhet të i perdornin e hiq më pak të përmbahen në atë se " Jam nacionalist"
Janë dy principe të cilat njifen si shtylla kryesore te Nacionalizmit:
Ius Sanguinis dhe Ius Soli
E para ( Ius Sanguinis ) ka të bejë shumë me lidhje gjaku e cila me një fjalë, mbronë pastertin e gjakut të një poplli dhe nuk lejon perzimjen e gjakut.
Kjo e para bjen në kundershtim me të dyten (Ius Soli) sepse kjo e dyta nuk mbronë pastertin e gjakut por i jep të drejtë cdo qytetari që banon në territorin e atij vendi ose shteti dhe e trajtonë si të njejtë.
Tash kur në skenat tona dalin shqipfolsit dhe mirren me qeshtjen Nacionaliste, kuptohet se në fakt ata nuk janë Ius Sanguinis por Ius Soli .
Disa nga "nacionalistet shqiptarë" , shpesh herë janë munduarë që mbrojten e kultures dhe të pastertisë së gjakut të e lidhë me islamin se simbas tyre " Islami paska mbrojturë etnin dhe gjakun shqiptarë", cka në fakt , mbrojtja e nacionalizmit shqiptarë është pjesë e botes së krishterë nga ku edhe buron , ndersa në islam , nuk kemi mbrojtje të tilla që mund të trajtohen Nacionaliste ,sepse simbas islamit -të gjithë janë vëllezer vetem nese janë musliman (Ius Soli) .E kunderta është tek të krishteret shqiptarë sepse ata në mbrendesin e tyre nuk lejuan ndonjë minoritet tjeter të jetë pjesëtarë ,përpos atij shqiptarë, pra me një fjalë: Nacionalizmi, Kombtarizmi dhe Patriotizmi që janë ruajturë nder shekuj janë pjesë e mbrojtjes nga shqiptaret katolik dhe Nacionalizmi katolik shqiptarë është fakti i palekundurë sesi ruhet Nacioni dhe Kombi.
Pra ,a mundet një nacionalist musliman të jetë në mbrojtje kulturen shqiptare kur vetë merret me mbrojtje të kultures tjeter?!