E premte, 06.12.2024, 10:27 AM (GMT)

Mendime

Shefqet Dibrani: Gjykata të hetojë vdekjen e Rugovës!

E merkure, 06.05.2015, 06:54 PM


Gjykata Speciale të hetojë vdekjen e Rugovës!

Këtë pistë hulumtimi edhe në “puçin” politik brenda LDK-së duhet ta ketë parasysh Gjykata Speciale, e cila për të zbardhur alibitë misterioze brenda LDK-së, duhet të kërkojë  ekzaminimin toksik edhe të mbetjeve mortore të dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siç i bënë palestinezët me Jaser Arafatin, duke nxjerrë në pah se sëmundja e Arfatit ishte e porositur dhe inskenuar nga qarqe anti-palestineze. Në këto “puçe” politike duhen shikuar edhe involvimet e mundshme të SHIK-ut edhe në LDK, sepse të gjitha indikacionet çojnë te dyshimi se “kanceri” dr. Ibrahim Rugovës i është porositur, pasi shumë elemente dyshuese flasin për helme toksike, të cilat simulojnë sëmundje kanceroze.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Nisja e një fillimi të vështirë?!

Intervista e Fatos Klosit, ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), u prit me reagime të shumta vulgare, demagogjike e të fasaduara, me një patriotizëm moral e të rrejshëm që  qartë tregon për humnerën ku ka rënë Kosova. Po ashtu, në këtë kategori futen me dhjetëra veprimtarë e analistë, qofshin ata kur atëherë ishin kundër dr. Ibrahim Rugovës, disa syresh ditëve të premte, në konferencat për shtyp, ia përkujtonin Rugovës se “rruga e vetme e Kosovës për në Evropë kalon nëpër Beograd”, tani janë shndërruar në engjëj të demokracisë,  duke u bërë më rugovistë se vetë dr. Rugova. Po këtë avaz kundër Ibrahim Rugovës e bënin edhe disa nga mbështetësit e politikës së tij, të cilët nën rrogoz kryenin punën e djallit me përmasa shqetësuese. Ky shqetësim doli në pah sidomos nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës dr. Isa Mustafës, i cili në kohën kur ishte shef i SHIK-ut Fatos Klosi, veprimet e tij ishin antagoniste në raport me dr. Ibrahim Rugovën, kurse tani kur Kosova ka mbetur në mëshirën e tij, ai duke e mbrojtur filozofinë rugoviane po shtiret më katolik se Papa, duke shpalosur xhevahire të mendësisë së ulët morale.

Prokuroria të nisë hetimet për rastin e Ahmet Krasniqit

Si duket rasti i Fatos Klosit, përkatësisht ardhja e tij në Prishtinë, është fillimi i një procesi maratonik që duhet të nisë. Tashmë prokuroria e shtetit ka një pistë hulumtimi, sepse ajo i ka deklaratat publike të kryeministrit të Kosovës dr. Isa Mustafës, të cilin duhet ta pyes për rolin e tij në likudimin e Ahmet Krasniqit, kolonel dhe Ministër në detyrë i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Dr. Isa Mustafa detyrimisht duhet të flasë për lëvizjen e mjeteve financiare dhe destinimin e tyre, për qëndrimet e tij në atë kohë në raport me shefin e tij dr. Bujar Bukoshin me të cilin janë alfa dhe omega e futjes në kurth jo vetëm të ushtarakëve profesionistë, por të procesit në tërësi. Deklaratat e tij aq vulgare dalin vetëm nga një fobi antirugoviane, e cila atë nuk po e lë të qetë as sot e kësaj dite. Deklaratat e tij nuk duhen kundruar nga kundërpërgjigjet vulgare të personave të apostrofuar dhe të atyre që janë rrëmbyer a ekzaltuar nga shefi i tyre tashmë i konvertuar në demokrat dhe paqësor, por fjalori i tij, dhe veçmas arroganca e kërcënimeve të tij që nga momenti i marrjes së besimit për Kryeministër në Parlamentin e Kosovës, nuk kanë gjë të përbashkët as me kulturën politike dhe as me filozofinë paqësore dhe falëse të dr. Ibrahim Rugovës. Prandaj ekspertë psikologjikë, po sidomos prokurorë, duhet të merren me sjelljen, deklaratat dhe me kërcënimet e tij që i nisi kundër deputetëve të LDK-së të cilët nuk e votuan atë për Kryeministër, për të vazhduar deri në rastin e Fatos Klosit. Ky hulumtim psikoanalitik do të zgjidhë shumë enigma të pahijshme që nuk dihen për dr. Isa Mustafën.

Pastaj një pistë tjetër hulumtimi duhet të jetë ish Kryeparlamentari i Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, jo vetëm për gradat akademike, të cilat bashkë me titullin akademik të Isa Mustafës janë të dyshimta, por paraqesin edhe një mister më vete?!E dr. Jakup Krasniqi duhet analizuar pse ia bëri mbështetjen Fatos Klosit, pastaj duhet t’i analizohen fyerjen e vazhdueshme që ia ka bërë dhe i bënë Presidentit të parë dhe Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, duke mos ia harruar as pasurimet dhe deri te shkrimi i librave nëse me të vërtetë i ka shkruar vetë ai?!

Shumë punë për Prokurorinë Speciale

Prokuroria e Shtetit ose Prokuroria Speciale duhet t’i marrë për bazë deklaratat e secili individ, veçmas të atyre që janë profesorë universitarë dhe të atyre që kanë pushtet ekzekutiv në Kosovë. Do të ketë shumë punë në Kosovë, por kjo gjendje do të tejkalohet vetëm kur në postet udhëheqëse do të vijnë një gjeneratë e cila nuk është e implikuar në këto krime politike e ekonomike që e kanë katandisur lirinë e Kosovës.

Mendoj se rasti Klosi është vetëm një fillim për t’u zbardhur edhe vrasja e Ahmet Krasniqit në Tiranë, sepse një deklaratë me plot ironi që ia bëri Fatos Klosit ish Kryeministri i Shqipërisë në atë kohë Pandeli Majko, jo vetëm se do t’ia gris nervat një zyrtari të Shërbimit Sekret Informativ, por do t’ia nxjerr në fushë edhe më tej të palarat. Ai edhe në këtë rast është dashur ta ruante gjakftohtësinë sikurse në kohën, ta zëmë kur është pushkatuar Ahmet Krasniqi, atëherë kur eskorta e tij tundte Tiranën dhe kishte futur panik te të gjithë luftëtarët kosovarë, të cilët ishin detyruar ta përdornin Shqipërinë si vend transit për t’u futur në Luftën e Kosovës. Përgjigja e Klosit: “Urdhrat e tua penguan armët e UÇK-së”, (BallkanWeb, 29.04.2015), është dëshmia më e mirë për të besuar se ai ka qenë i involvuar jo vetëm në rastin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, por të një serie vrasjesh që kanë ndodhur në atë kohë. Këtë që po përpiqem ta them e mbulojmë me deklaratën e Ibrahim Kelmendit “Të vërteta të pamohueshme të luftës së UÇK-së dhe FARK-ut”, (në Kosova Albaner, 29.04.2015).

Kjo deklaratë e Ibrahim Kelmendit tregon se ai paska qenë i involvuar në “puçin” ndaj FARK-ut, e ai puç e ka pasur një epilog tragjik, vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kol. Ahmet Krasniqi.

Vrasjet e dyshimta të ushtarakëve në Shqipëri

Ibrahim Kelmendi shkruan se prof. Klosit në relacion me FARK-un, i kanë munguar informacionet kryesore, se si është likuduar Ahmet Krasniqi. Ai deklaron se në FARK, qysh në fillim kemi pozicionuar shumë ushtarakë të UÇK-së (tepër me rëndësi ishte shefi i logjistikës, Xhafer Jashari). Ndërsa pas vrasjes se Ahmet Krasniqit deshi fati që përgjegjësitë e tij t’i “trashëgoi” Halil Bicaj, gjithashtu ushtarak i UÇK-së. Ai shkoi aty i ngarkuar nga UÇK-ja dhe aty e tutje FARK-u ishte një si servis ose sektor i UÇK-së. Bashkëveprimtarinë në mes të UÇK-së dhe FARK-ut janë autorizuar ta koordinojnë Bislim Zyrapi (Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të UÇK-së) dhe Halil Bicaj, shef i shtabit të FARK-ut dhe “ministër i mbrojtjes”. Fatmirësisht ata kishin besim reciprok mes tyre”, shkruan Ibrahim Kelmendi dhe vazhdon: “Për këtë lloj “puçi” ndaj FARK-ut, mars-shtator 1998 kanë ditur ushtarakët që UÇK-ja i ka “infiltruar” te FARK-u, ndërsa për angazhimin e Halil Bicajt në ato pozicione kemi ditur”,shkruan ai, “Ali Ahmeti, Halil Bicaj, Bislim Zyrapi dhe unë”,thotë Ibrahim Kelmendi, “(dhe askush tjetër, nuk ka qenë i njoftuar meqë nuk donim ta dekonspironim atë “puç”)”.D.m.th. sipas kësaj deklarata njerëzit e “puçit” tashmë po dihen, por dihet se ai puç ka përfunduar me një epilog tragjik, me një vrasje misterioze për të cilën paskan ditur njerëzit e “puçit”, Ibrahim Kelmendi, Halil Bicaj, Ali Ahmeti, Bislim Zyrapi dhe Xhafer Jashari.Kësaj liste prokuroria duhet t’ia shton hulumtimin për t’i mësuar raportet e dr. Bujar Bukoshit me Halil Bicajn sepse për raportet e dr. Isa Mustafës me Bujar Bukoshin tashmë dihen.

Tendenca për “puçe”

Kjo deklaratë rrëqethëse të detyron të mendsosh rolin kaq të shëmtuar edhe në mjaftë “puçe” në shumë procese dhe vrasje zinxhirore, nëpër të cilat është lakuar emri i Ibrahim Kelmendit. A nuk është akuzuar ai edhe për implikim në vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës në Gjermani. Nëse jo Kosova, emigracioni shqiptar në Evropën Perëndimore i di “puçet” sikurse edhe pasojat e asaj vrasje. Emigracionin shqiptar e kaploi përçarja dhe mosdurimi!

Implikimi i Ibrahim Kelmendit në procese të mëdha politike është i pashmangshëm dhe qëndrimet kontraverse e bëjnë atë edhe më të dyshuar. Ta zëmë, rasti i “rebelimit demokratik?!” në vitin 1997 në Shqipëri, është një storie tjetër mjaft e zymtë dhe tejet enigmatike, pastaj roli i tij edhe në zhvillimet politike në Maqedoni pas përfundimit të Luftës atje, kur po ky Ibrahim Kelemnd shkoi në Maqedoni, ku vetë Ai rehabilitoi Ali Ahmetin me pushtetin maqedon, kurse pasojat e atij “puçi” politik, a nuk i kanë degraduar vlerat e politikës brenda faktorit shqiptarë në Maqedoni.

A ka SHIK-u gisht në sëmundjen e Rugovës?

Në këto “puçe” politike duhet shikuar edhe involvimet e mundshme të SHIK-ut edhe në LDK, sepse të gjitha indikacionet qojnë te dyshimi se “kanceri” dr. Ibrahim Rugovës iu ka porositur, pasi shumë elemente dyshuese flasin për helme toksike të cilat simulojnë sëmundje kanceroze. Ky dyshim lind nëse e shikojmë analogjinë e zhvillimeve politike brenda LDK-së, ku tashmë roli aq negativ i dr. Fatmir Sejdiut dhe dr. Isa Mustafës ngjasojnë me rolet e nëntokës që paska në luajtur Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari në FARK-un. Këtë pistë hulumtimi edhe në “puçin” politik brenda LDK-së duhet ta ketë parasysh Gjykatës Speciale, e cila për të zbardhur alibitë misterioze brenda LDK-së, duhet të kërkoje dhe ekzaminimin toksik edhe të mbetjeve mortore të dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siç i bënë palestinezët me Jaser Arafatin duke nxjerr në pah se sëmundja e Arfatit ishte e porositur dhe inskenuar nga qarqe anti Palastineze.

Këto pista hulumtimi duhet të futen me prioritet në Gjykatën Speciale, e cila me dashje apo pa dashjen e shqiptarëve do të themelohet, por për këtë fillim të vështirë më meritori janë individët e involvuar në këto “puçe” e likuidime politike e ushtarake, prandaj “bravo” prof. Fatos Klosi!



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora