Mendime
Krist Gjinaj: Kontributi i katolikve shqiptarë
E marte, 05.05.2015, 06:55 PM
Kontributi i katolikve shqiptarë dhe i klerit katolik shqiptarë ne kulturen dhe historin shqiptare
Nga Krist Gjinaj
Éshtë dhe do të mbetet i pomohuar fakti se katoliket shqiptarë ndër shekuj , ruajten dhe kultivuan kulturen shqiptare, por jo vetem kulturen , por edhe me shumë sesa kulturen, pra këta dhanë kontribut për liri, mbrojtjen e të qenit shqiptarë (ilir) dhe mbrojtje e tradites Evropjane.
Për dikend vlen vetem teza se:" vetem kleri katolik shqiptarë paska kontribuarë në kulturen shqiptare dhe jo besimtaret katolik shqiptarë" cka une nuk pajtohem , por fakti flet krejt ndryshe dhe jep të dhena të lehta por edhe të forta sa për të e kuptuarë rendesin e kontributit shqiptarë të katolikve shqiptarë nder shekuj e deri me sot, por duke mos e mohuarë as kontributin e klerit katolik, dhe as duke mos e prejashtuarë rendesin e katolikve shqiptarë.
Një fakt shumë i thjeshtë është fakti dhe akti i vorrimit.Ky është një fakt teper i lehtë që mundet lehtë të kuptohet sepse tek vorri i të vdekurit vendosej edhe i vendoset një kryq që dihet se kush ishte ky , ndersa te komunitettet tjera kemi të bejmë vetem me një cop druni -që në fskt nuk dihet se a ishte maxgup, boshnjak apo cka është ky ?!
Në faktin tjeter , në mesin e shoqeris së katolikve shqiptare , nuk kemi pasur ansjehere maxhup ose pakica te tjera që të jenë pjesë e komunitetitk katolik në tokat tona, ndersa tek komuniteti i tjeter kemi edhe pakica të ndryshme si në atë musliman por edhe ortodoksë.
Në faktin tjeter , kemi edhe menyren e fejeses dhe të marteses, ku rendesi të madhe luante edhe rrefimi i qiftit paramartesorë tek prifti, pra quhej " leqitje " dhe nese njëri nga këta nuk ishte ne pajtim me martesen atehere martesa prishej, cka raste të tilla kemi pak në komunitetin tjeter.
Në faktin tjeter kemi edhe pagzimin e femijes pas lindjes kur shkruhej se nga kush është lindurë , kush janë prindrit dhe cilet janë deshmitaret " kumbaret " në ketë rast. Ne komunitetin islam nuk kemi fakte të tilla ose evidenca të tilla që të ruhen ndojkund.
Në faktin tjeter, kemi edhe kontribute të medhaja të besimtarve katolik në mbrojtjen e kultures dhe identitetit shqiptarë.
Të marrim shembullë si më poshtë:
-Kanuni i Lek Dukagjinit nuk është i lidhurë me kodin fetarë, në fakt ai del nga mendja e ndriturë pa prezencen e priftit ose fratit në ketë status mbarë shqiptarë, dhese Kanuni i garanton siguri dhe sovranitet klerit katolik ne mesin se ku ai vepron dhe jeton.Ky Kanun mbeti si një ruajtje e nderit dhe zakoneve e traditave në të gjitha hapsirat e tokave shqiptare sidomos ato të veriut-kuptohet se Kanuni rrjedhe nga dera e katolikve shqiptare.
Por, tek shqiptaret e bsimit islam , deri ne vitin 1924 nuk kemi reforma të forta për shkrimin e gjuhes shqipe dhe leximin e gjuhes shqipe.
Dihet se ne vitin 1921 shqiptaret muslimanformuan një aleancë kombtare muslimane (jo kombetare) e cila kishte për qellim ndarjen nga kalifati i Stambollit dhe në vitin 1923 bashksia sunite islame ndahet nga kalifati i Stambollit dhe per herë të parë pas shumë shekujsh , në Tiranë zgjidhet muftiu i parë si kryetarë dhe nga ajo kohë e deri me sot egzistojnë bashkesit islame në tokat tona, me heret, ato ishin të lidhura kryekëput me Stambollin dhe deri ne ketë vitë, nuk njifet asnjë dokument fetarë në gjihen shqipe perpos deri te botimi i disa perkthimeve Kuranore e sidomos ato ne revisten Zani i Naltë. Përkthyesi i parë i librit të myslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Më 1929 mbahet një kongres i myslimanëve ku u vendos përdorja ekskluzive e , unifikimi i medreseve etj. Ka vend të besohet se në këtë reformë ka gisht Zogu me qëllimet e tij për te bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr përfundimisht imazhin e një vendi islam dhe se islami në Shqiperi , deri në keto vite idheheqej nga Sheriati dhe rregullat sheriatike , pra nuk kishte asnjë lidhje të afert me traditat dhe zakonet shqiptare . "Më 7 shkurt 1923, Ministri i Punëve të Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim të Këshillit të Ministrave, i jepej leje Gjyqit të lartë të Sherjatit për të bërë, më 20 shkurt 1923, mbledhjen e përgjithshme për formimin e Këshillit të "Myslmanizmës, të kërkuar shumë herë prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë, 1923, fq.22")." Ky kongres kërkoi zëvendësimin e liturgjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, ndaloi poligaminë e burrit dhe ferexhenë e gruas, abdesin para faljes, gjunjëzimin para faljes, si dhe miratoi shkëputjen nga kalifati etj), (A.Popoviç, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanëve në Shqipëri: çështja e kalifatit dhe reformat islamike në Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmë se në Kongresin e Parë Mysliman morën pjesë 36 delegatë, 7 prej tyre ishin deputetë. Statuti i Komunitetit musliman doli në vitit 1923, aty vihet në dukje se Këshilli i Naltë i Sheriatit duhet të jetë prej racës shqiptare." (A..Basha vepër e cituar)
Pra, shifet se deri ne cilin vitë hoxhallaret dhe besimtaret e tyre ishin me ligjin dhe bashkpunimin e sulltanve , pra të atyre që ndaloni gjuhen shqipe , kendimin ne ritin fetare apo ne cilat do menyra të jetë ajo.Duhet sekur se ne vitin 1779 posaqerishtë me 31 Maj , sulltan Abdul Hamiti ll , nxjerrë ligjin ku perfundimishtë ndalohet gjuha shqipe por lejoheshin gjuhet tjera e sidomos ato greke.Fëmijët myslimanë duhet të shkonin në shkollën e xhamisë, ku mësonin turqisht, fëmijët e krishterë duhet të mësonin greqisht, por jo të krishteret katolik .
Studiuesja angleze Edit Durham, e cila i ka njohur dhe studiuar për së afërmi shqiptarët gjatë shumë vjetëve, shkruan: "Njeriu i fisit në Shqipërinë e Veriut është së pari shqiptar. ... Krishti dhe Muhamedi janë për të dy "zogj magjikë", të mbinatyrshëm, secili në gjendje, i marrë me dashamirësi, të bëjë mrekullira...Ai nuk i kushton vëmendje hoxhës së tij nga ç‘i kushton priftit të tij. Me përjashtim të rasteve kur është në xhami, unë s‘e kam parë kurrë atë të thotë lutje ose të bëjë faljet."
Ndersa për komunietin katolik, lidhja kryesore ishte ajo me boten e krishterë e konkretishtë me Evropen dhe Romen dhe perkthimet e teksteve fetare ishin shekuj me heret por të ndaluara dhe të mallkuara nga sundusit dhe hoxhallaret që ishin kryekëput lidhja kryesore e kalifatit të Stambollit .
Në fakt, komuniteti katolik qendroj shumë edhe në kohen kur vetë prifterinjet e kishin braktisurë token shqiptare nga pushtimi osman dhe pa prezencen e tyre ata vazhduanë dhe mbijetuanë për kohë të gjatë.
Sipas fra Kerubinit (1638), islamizimi ishte duke u zhvilluar në këtë mënyrë: 'Kelmendi, në kufi me Pultin, mund të jenë dy katunde të mëdha pa asnjë prift. Përtej Gashit shumë katunde janë bërë turq ..Një ditë larg prej Gashit është një katund prej afro pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë shtëpish ku nuk ka meshtar, por shërben aty ai i jakovës. Në këtë katund në pak kohë janë bërë turq besoj 20 shtëpi ose më shumë shtëpi..Shkaku i islamizimit qëndronte ne faktin se mot moti nuk kishte pasur prift thotë Kerubini. Prandaj, ky relator i propozon kongregacionit të Propagandës në Romë që të emërohej misionar shqiptari Andrea Bogdani, i cili dinte shqipen, serbishten, italishten dhe turqishten..
Në vitin 1662 Pjetër Bogdani thotë:"'Për shkak të presionit të turqve, misionarët kanë ikur nga Hàsi, kurse 20 shtëpi katolike, që t'u shpëtonin detyrimeve të rënda, kanë kaluar në fenë islame."
Por, shqiptaret e moren përkrahjen nga vendet e krishtera , deri ne ditet e sotme.Të mos harrojmë perkrahjen e Austro-Hungaris neper shekuj dhe së fundmi edhe me ndihmen e saj u shpall e vogla Pamvarsi e Shqipris, kur në fakt , ne kongresin e Berlinit , shqiptaret quheshin turq dhe u impohohej 70% se ishin turq. Vallë tash vjen pytja se a thua:
Ne kurrizin e katolikve ka ecurë dhe derdhurë gjakë e dritë cdo here historia.
Cdo të behej e si do të vlersohej poplli shqiptarë pa katoliket dhe vorret e kryqet e katolikve?!
As në Shqiperi e as në Kosovë, shqiptaret katolik nuk janë në skenat politike, nuk janë në administrata , por fshehurazi edhe sot trajtohen si qytetarë të dors së dytë.
Por sot, pasi të gjitha vujtjeve , pas të gjitha plagve, shqiptaret katolik shohin si mbi kishat e tyre dikur ështe ndertuarë xhamia , dhe aty janë krenar muslimanet që falen e prapë quhen shqiptarë, mbi veshin e katolikve tingllon ezani aq sa ka forcë dhe janë krenar për ezanin dhe quhen shqiptarë. Në cdo plllambë të tokes gjenden kisha të rrenuara e mbi temelet e tyre të ndertuara xhamiat e pushtusve dhe prapë janë krenarë, por së fundi xhamiat në Tiranë e Prishtinë ndertohen dhe askush nuk flet asgja dhe janë krenarë dhe e quajnë veten shqiptarë , e ma keq, që flitet për tolerancë, edhe pse ka xhamia të ndertuara edhe neper Evrope por neper Evropë nuk është xhamia e sundusit por është xhamia e pakicave dhe ardhacakve.
Sikur të kishin kërkuarë maxhupet që t´u ndertohet xhamia edhe kjo do të ishte ne rregullë por të sunduarit të e ngrisin lartë vepren e sundusit , kjo se besoj që don më shumë koment.