E enjte, 01.05.2025, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Gjuha arrogante e Isës

E diele, 03.05.2015, 04:00 PM


Gjuha arrogante e Isës

Shkruan: Faton MEHMETI

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit të njërëzve dhe ka të bëjë më përdorimin e simboleve për t'u kumtuar mesazhe të tjerëve apo vetvehtes. Gjuha na lejon të shprehim ide që nuk kanë të bëjnë me të tashmen.

“Gjuha e keqe sjell lajme të këqija” thoshin latinët. Një shprehje plot domethënie, e cila me pak dallime në stilizim gjendet në shumicën e popujve dhe kulturave të ndryshme. Shprehje të tjera që e lidhin gjuhën me pasqyrën e shpirtit dhe mendimit, që e shohin atë si refleksion të nivelit kulturor të një vendi, apo që i njohin asaj në pushtet të madh deri në thyerjen e “kockave” gjenden edhe në traditën zakonore dhe kulturore shqiptare. -

Përdorimi i një fjalori fyes në politikë, në fakt, ka të bëjë edhe me kalimin e një pragu psikologjik dhe etik në ndërgjegjen e një individi të dhënë

Në mënyrë metodike dhe me sistem, ky lloj fjalori u bë i pranishëm në media dhe mori një hov të ri në kohën e formimit te PDK-së, ku  klika e saj  pasi futi mediat në mbledhjet e instancës drejtuese të partisë së tij, përdori ofendimet etike gjilpëruese kundër kundërshtarëve politk që konsideronte se ia kishin bërë borxh. Askush nga këta të fundit nuk pati guximin t’ia kthente fjalën me të njëjtën monedhë ose të protestonte. Heshtja iu duk se ishte përgjigja më e drejtë, për të shmangur edhe nxitjen e vëllavrasjve, të moderuarit e Ibrahim Rugovës heshtën.

Por jo Isa Mustafa.Isa sapo mori postin e kryeministrit u shqua per sjelljet arrogante dhe mosperfillëse ndaj të tjerëve.

Rrallë herë kemi dëgjuar, parë e lexuar fjalime aq të këqija; gjuha e tij i përjashtuese, agresive, me shpifje plot dhe armiqësore. Vërtetë ka vite që s'kemi përjetuar një të tillë diskursi retorik. Gjuha e tij ishte e mbushur me mbiemra negativ.Qysn ne ditëe e para te funskionit te tij si krymenister i Kosoves, përmes një reagimi të postuar në rrjetin social Facebook, e ka quajtur “rrenc” e i ka propozuar Akademik Rexhep Qosjes që të shkojë tek psikiatri.Pavarësisht se a pajtohemi apo jo me mendimin e Qosjes, një udhëheqës shtetëror duhet të këtë kujdes me fjalorin e tij , për më tepër kur i drejtohet një akademiku.Një gjuhë e tillë është jashtë cdo norme të lejuar politike.

Arroganca e Isës zbriti tek qyetarët e varfër, të cilët po e braktisnin vendin në kërkim të një më të mirë, pasi Kosova nuk po ju afron asgjë, një pjesë të fajit e ka edhe vet Isa. Isa Mustafa tha se migrimi masiv i qytetarëve është i paarsyeshëm dhe se Qeveria që ai drejton ka plane për përmirësimin e kushteve të jetesës. Ai deklaroi se nuk e ka parë të arsyeshme të dalë në stacionin e autobusëve për të parë ikjet masive pasi ato po bëhen pa ndonjë shkak që vërtetë do të arsyetonte atë.A thua vallë, ka një njeri që braktis cdo gjë paarsyje, duke u rropatur rrugëve të botës ?!...këtë nuk e beson as një fëmijë e lëre më një kryemnistër. Isa, si kryemnistër në vend që të ju afroj kushte për jetë më të mirë, tallet me ikjen dhe vuajtjet e tyre.

Së fundi Isa Mustafa shpërthen kundër fizikantit shqiptar, Fatos Klosi, i cili ka qenë për 4 vjet shef i shërbimit sekret shqiptar, kryesisht gjatë kohës së Luftës së Kosovës.

Klosi në një emision në RTK, ka kritikuar linjën paqësore të Rugovës dhe goditi mjaft të ashtuquajturat FARK, për të cilët tha se nuk iu bashkuan asnjëherë luftës çlirimtare të Kosovës.

Me një postim në faqen zyrtare në Facebook, Isa nuk kursen asgjë kundër Klosit:  “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.

A thua vallë cfarë vyrtyte paska trasheguar Isa Mustafa nga Ibrahim Rugova, i cili kurrë nuk reagoi me gjuhë nxitëse edhe kur te tjeret me padrejtë e ofendonin. Rugova ska nevojë të mbrohet nga Isa, pasi figurën  e tij e ka mbrojtur me vepra. Isa më së miri i bën nder vetës nëse ndalet dhe punon , në vend që të humbas kohën në fb duke reaguar më një gjuhë nxitëse, urrejtëse dhe aspak njerëzore.

Isë fillo puno, ndryshoje gjuhën e komunikimit, se me këtë gjuhë nuk e përfaqëson askend, për më tepër po shkakton vetëm tensione.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx