Mendime
Tali: Muhamed ibn Abdul patriot e Skënderbeu jo!
E marte, 05.05.2015, 07:10 PM
Kur Muhamed ibn Abdul Vehabi është patriot e Skenderbeu jo!
Nga Driton Tali
Ligjëratat e imamëve për historinë tonë po vazhdojnë edhe më tutje. Tashmë kemi dëgjuar e lexuar gjithëçka nga ata.
Pastaj, duke hulumtuar internetin (në You Tube) pashë edhe disa imam tjerë (të shquar për pompozitetin e tyre) se edhe ata kishin mbajtë derse apostafat për vehabizmin dhe profilin e Muhamed Ibn Abdul Vehabit, duke e shpjeguar pakashumë njejtë si “patriot, dijetar dhe reformator”.
Për aspektin e profilit të tij prej “dijetari dhe reformatori’ kësaj radhe nuk do të merrem pos që do të përmendi se autori Halid Abu el Fadël (profesor i sheriatit ne Universitetin e Kalifornisë), në librin e tij “Vjedhja e Madhe” (shih: The Great Theft: Wrestling Islam from the Extremists, 2007) e paraqet paksa më ndryshe. Sipas El Fadël (fq 55-57) “Muhamed ibn Abdul Vehabi, filloi të mësojë islamin fillimishtë nga babai i tij (Abdul Vehab) i cili i takonte shkollës juridike Hanbali. Pastaj vazhdoi në Mekë te myftiu Ibn Humaid. Muftiu Humaid nuk ishte i kënaqur aspak me nxënësin e tij (Muhamed ibn Abdul Vehab) për të cilin ankohej te baba i tij (Abdul Vehab) se nuk mësonte, se ishte nxënës i dobët dhe arrogant i cili shpesh ngatërrohej me mësuesit. Andaj Muhamed ibn Abdul Vehab atëhere edhe i ndërpreu mësimet”. Bile, sipas shumë autorëve, më vonë edhe vëllau i tij, Suleiman ibn Abdul Vehab nuk pajtohej me qëndrimet e tij.
Disa fjalë për Muhamed ibn Abdul Vehabin si patriot
Muhamed ibn Abdul Vehabi në historinë arabe si patriot hyn në vitin 1744, kur duke udhëtuar nëpër Gadishullin Arabik, takon një lider lokal shumë ambicioz, të quajtur Muhamed ibn Saud, i cili kishte për plan të bashkonte tërë atë regjion nën udhëheqien e tij.
Në këtë kohë, duhet cekur se, krahina e Nexhdit (pjesë e Arabisë Saudite) ku jetonin dy Muhamedët (edhe ai i biri i Abdul Vehabit edhe ai i biri Saudit) qeverisej nga Perandoria Osmane e cila pra ishte Kalifat Islamik.
Dhe ata “dy Muhamedët” në atë takim arrijnë marrëveshjen që në shtetin e tyre të ardhshëm, politika të jetë nën udhëheqjen e Muhamed ibn Saudit (Familjes Saud) kurse religjioni të jetë në udhëheqjen e Muhamed ibn Abdul Vehabit (Familjes El esh – Sheikh), marrëveshje që edhe sot e asaj dite respektohet. Ndryshe kjo marrëveshje në histori u bë e njohur si puqja e “shpatës së hekurit me shpatën e fesë”.
Dhe në bazë të asaj marrëveshje filloi veprimataria patriotike e Muhamed ibn Abdul Vehabit për çlirmin e tokave arabe nga hordhit osmane.
Ai, pas vdekjes së shokut tij të idealit, Muhamed ibn Saudit (1765), aktivitetin e tij patriotik për çështjen saudite e vazhdoi me të birin e tij, Abdulazizin. Dhe sakrificat e tij i vazhdoi derisa sa nuk e çliruan Riadin nga okupatorët osman (viti 1773). Edhe pas këtij viti e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik, por në të shumtën ishte si një mësues dhe inspriues i ushtrisë saudite në luftën e tyre për krijimin e shtetit Saudit.
Mësimet e Muhamed ibn Abdul Vehabit ishin inspirim për sauditët edhe pas vdekejs së tij (1801), kur ata sulmuan dhe pushtuan qytetet e shenjta Qerbelanë dhe Naxhafin në Irak, me ç’rastë i masakruan shumë muslimanë shija dhe e shkatërruan monumentin e Hazreti Aliut (kushërit dhe dhëndërit të Profetit a.s. dhe njeriu i parë që pranoi islamin) dhe monumentin e Hazreti Hysejnit (nipit të Profetit a.s.).
Kjo është biografia (patriotike) e shkurtër e Muhamed ibn Abdul Vehabit, e cila përgjithësishtë pranohet nga të gjithë, edhe pasuesit e tij por edhe nga kritikuesit dhe mohuesit e tij. Pra, pa atë pjesën të cilën vehabit (apo selefit) nuk e pranojnë ku Muhamed ibn Abdul Vehabit paraqitet si “shpiun i mbretërisë Britanike” i cili kontrollohej nga agjenti Hemfer. Sipas dokumentit “Kujtimet e z Hempher, spiunit britanik në Lindjen e Mesme” (apo Rrëfimet e një spiuni britanik), i cili u publikua me 1888, aty shpjegohet roli i agjentit Hemfer në krijimin e sektit të ri me qëllim të përqamjes së mëtutjeshme të myslimanëve dhe shkatërrimit të Perandorisë Osmane.
Ajo që nuk arrijë të kuptojë dot është se nëse Muhamed ibn Abdul Vehabi (sipas imamëve tanë të nderuar) ishte patriot, kur dihet se ai luftoi kundër pushtuesve osman dhe myslimanëve shiit për të çliruar dhe formuar shtetin Saudit, (pra edhe duke mos e llogaritur atë pjesën ku ai dyshohet se ishte shpiun britanik) atëhere pse Skenderbeu nuk ishte patriot?!
Edhe Skenderbeu luftoi kundër pushtuesëve osman! Bile Skenderbeu nuk luftoi vetëm kundër pushtuesëve osman (musliman) por edhe kundër armiqëve ostodoksë (serbëve) dhe pushtuesëve katolik (venedikasve), bile edhe kundër dëshirës së Papës.
Skenderbeu kundër serbëve ortodoksë luftoi athëhere kur Gjuraq Brankoviqi nuk e lejoi që të kalojë nëpër territorin e tij me ushtri, për t’i ndihmuar mbretit polak Vladislavit dhe atij hungarez Janosh Hunjadit, në Betejën e Varnës (1444), Skënderbeu siç dihet ju kundërpërgjigj duke e shkatërruar territorin e Brankoviqëve.
Gjersa, kundër venedikasve katolikë, Skenderbeu luftoi më 1447-48 (Lufta e Kalasë së Dejës). Madje venedikasit (katolikë) dhanë një çmim prej 100 dukatë ari për kokën e Skënderbeut.
Kurse
kundër vullnetit të Papës u aktivizua me rastin e luftës për fron të mbretërisë
së Napolit. Siç dihet, Papa Kaliksi
Për ta shkurtuar këtë mesele nuk e kam të qartë si është e mundur për disa shqiptarë që një njeri (arab), me emrin Muhamed ibn Abdul Vehab, i cili ka luftuar vetëm kundër myslimanëve (qoftë kundër osmanlive qoftë kundër myslimanëve shija) dhe të ketë dyshime të bazuara për shpiunllëk, të jetë patriot (hero) e një njeri tjetër (shqiptar) i cili ka luftuar edhe kundër të krishterëve të mos jetë patriot (hero) shqiptar, por vetëm hero i krishterëve?! E pa kuptimtë apo jo?