Mendime
Enver Bytyçi: Skenarët e Gruevskit për shkatërrim
E diele, 10.05.2015, 03:44 PM
Skenarët e Gruevskit për shkatërrimin e Maqedonisë
Nga Enver Bytyçi
Nga ora 04 të mëngjesit e gjatë gjithë ditës së sotme forcat policore e forca tjera special kanë rrethuar lagjen e Trimave në Kumanovë, të banuar nga shqiptarët, duke krijuar një skenë horror të lakmueshme dhe për regjizorët e Hollivudit. Eshtë thënë se këto forca të krimit shtetëror maqedonas të Nikolla Gruevskit po luftojnë kundër disa uniformave të armatosura, “të ardhura nga një vend fqinjë” e që në fjalorin qeveritar ato konsiderohen si terroristë.
Se kjo
ngjarje ishte e paralajmëruar, kjo tashmë dihet, sepse nuk është as e para dhe
as e fundmja.
Policia dhe forcat special maqedonase sot vranë 5 shqiptarë të pambrojtur, civilë, midis tyre edhe një fëmijë 8 vjeç. Forcat shtetërore kudo në botë, nëse luftojnë, përballen me njerëz të armatosur, jo me civilë dhe fëmijë. Gruevski, ashtu si Milosheviçi bën përjashtim. Ai edhe fëmijët shqiptarë i ka klasifikuar si “terroristë”. Kjo është shumë e rëndë. Kjo duhet ta bëjë kryeministrin e presidentin e Maqedonisë të japin dorëheqjen. Kjo duhet ta bëjë Hagën dhe gjyqi n e saj të nisin proçedurën e ekstradimit të të gjithë përgjegjësve për vrasje fëmijësh e civilësh në Maqedoni, në krye të të cilëve gjendet Nikolla Gruevski.
Uniformat
e shtetit nuk rrethuan terrotistë, por lagjen më të varfër të banuar me
shqiptarë të një qyteti, i cili përmbledh brenda vetes disa data dhe ngjarje
simbolike, duke filluar nga viti 1912 e deri më 9 qershor 1999. Dhe Gruevskit
simbolikat i pëlqejnë më shumë sesa i pëlqenin Milosheviçit. Domethënë nuk u
rrethuan “terroristët’, të cilët fare mirë mund të izoloheshin në kufi ose afër
kufirit. Por u izolua, sulmua, torturua dhe u terrorizuan mijëra banorë
shqiptarë të një lagjeje të qytetit të Kumanovës, ndërkohë që lagjet e banuara
nga qytetarë të etnisë maqedonase pinin kafet e paradites rehat e të patrazuar.
Kjo do të thotë se kjo ngjarje nuk ka kazus.
Motivi i Gruevskit e qeverisë së tij ,si dhe presidentit Ivanov është dëestabilizimi i Maqedonisë. Nuk janë ë nuk mund të jenë shqiptarët destabilizuesit e kësaj Republike ende të padefinuar, jo për fajin e shqiptarëve. Nëse ka e do të ketë qytetarë dhe njerëz të interesuar që Maqedonia të qëndrojë stabile, në paqe e në harmoni etnike, ata janë e do të jenë shqiptarët. Nuk flas për shqiptarët e llojit çfarë i kemi në drejtimin e politikës në Maqedoni, pra nuk flas vetëm për Ali Ahmetin, i cili erdhi në pushtet me flamurin e nacionalizmit dhe e përdori atë flamur për interesat e tij personale e klanore. Nuk flas as për Mënduh Thaçin, i cili ia mban besën shefit të shërbimit sekret të Maqedonisë dhe nuk e ka për gjë të bëjë pabesinë e radhës për shqiptarët. Flas edhe për kryeministrin e Shqipërisë, për drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që sot e sa vite janë në pushtet, si dhe për të tjerë politikanë, të cilët e kanë përdorur dhe e përdorin nacionalizmin si kalë beteje për pushtetin e pasurinë e tyre të paligjshme, për të mbrojtur lidhjet me korrupsionin e krimin e organizuar, me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore. Dikush prej tyre ka abuzuar me gjakun e dëshmorëve në Kosovë e Maqedoni, dikush tjetër me jetën e viktimave të vrara në protesta të dhunshme, si ajo e 21 janarit 2011. Ndryshe nuk ka si shpjegohen deklaratat e dy ministrave shqiptarë të Punëve të Jashtme, Thaçit e Bushatit, ku bëhet fjalë për “ulje tensioni”, sikur të ishte ballafaquar ndonjëlloj “intifade” midis policëve maqedonas dhe të rinjve e studentëve shqiptarë. Pea, sikur të mos kishte ndodhur asgjë më shumë, as gjakderdhje e njërezve të pafajshëm e të pambrojtur, jeta e të cilëve duhej mbrojtur edhe në kushte lufte. Nuk ka si shpjegohet pelegrinazhi i Thaçit, Ali Ahmetit dhe Ramës para tri-katër ditësh në Maqedoni, nuk ka si shpjegohet heshtja e tyre para masakrës së Kumanovës.
Kjo lidhje me krimin i bën udhëheqësit e sotëm në pushtet në territoret ku banojnë shqiptarët të pafuqishëm të reagojnë kundër një Milosheviçi të ri në Ballkan, i cili nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse shkatërrimit e ndarjes së Maqedonisë, eleminimit të shtetësisë së saj dhe copëtimin e vendit sipas oreksit të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë nën monitorimin e Moskës.Shpesh herë kjo që ka ndodhur sot shpjegohet me akuzat e Zaiev, shefit të opozitës maqedone, për qeverinë e Gruevskit përmes publikimit të përgjigmeve skandaloze. Por akuzat e Zaievit dhe protestat që kanë filluar në Shkup e kudo, janë motivi ndërmjetës, konjuktural, i dhunës kundër shqiptarëve. Ose më saktë, mjeti për të realizuar skenarin e shkatërrimit të shtetësisë së Maqedonisë.
Presidenti
maqedon, Ivanov, u kthye nga Moska me instruksione të reja për destabilizimin e
vendit e për ta shndërruar atë në një Ukrainë të Ballkanit, siç paralajmëronte
para pak ditësh një zyrtar rus. Ai mblodhi Këshillin e Sigurisë, por përjashtoi
pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë mbledhje.
Kjo
situatë e sotmja do ta ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve në Maqedoni. Maqedonia
nuk do të jetë më si më parë.