SOT PO E SHOHIM SE KUSH PO E PENGON NDËRTIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS
DHE REALIZIMIN E AMANETIT TË DËSHMORËVE ?
E keqja edhe nëse
falet ajo nuk harrohet.
Nga Ramiz Dërmaku
Shumë
sisteme politike janë shkatërruar dhe shumë politikanë edhe ma famë botërore
sot janë harruar.., sepse në vend të njerëzve të aftë majtistët për
bashkëpunëtorë i zgjedhin njerëzit e tyre. Kështu deklaronte I madhi Faik
KONICA. Në opinionin letrar dhe kulturor shqiptarë, Faik Konica, njihet si
kritik i frytshëm i letërsisë shqipe, dhe dukurive negative të cilat e pengonin
çështjen kombëtare shqipëtare. Me
kritikë politike e shoqërore para t‘i janë marrë Anton Zako ÇAJUPI, Gjergj
FISHTA, Fan NOLI; etj, të cilët pa hamendje mund t‘i quajmë kritikët e parë të
gjendjes politike, shoqërore, ekonomike dhe kombëtare të popullit shqiptarë.
Derisa
kritikat e Çajupit e Fishtës janë
një kritikë e poetëve
që i shqetësojnë shumë të këqiat
, kritika e Faik Konicës është një kritikë e intelektualit e cila posë që i
shqetëson të këqiat ka edhe programin për
mënjanimin e dukurive negative.
I madhi
Faik KONICA, ne të dy veprat e tij publicistike: “Shqipëria si mu duk dhe
Shqipëria, kopshtë shkëmbor i Evropës Juglindore“, janë një kritikë e gjendjes
politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë pasë shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë. Faik Konica kaloi një jetë të vështirë, ai u ndeshë me shumë sfida,
dhe çdo herë ka shprehur shumë dhembje për shkak të gjendjes politike,
shoqërore, dhe morale ne të cilën
kalonte Shqipëria. Një gjë e tillë po i ndodhë edhe sot popullit shqiptarë në
Kosovë, Shqipëri, dhe trojet tjera etnike por edhe në diasporë, nga majtistë,
leninistë, stalinistë, nanoistë, PDK-istë. Para shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë, Faik Konica i vërente dhe i sbulonte dukuritë negative
prapavajtëse, plagët kombëtare, pengesat, akuzat, shpifjet, xhelozitë,
urrejtjen, karierizmin, bajraktarizmin, korrupsionin etj. Deformimet e
ndryshme të veçanta dhe të përgjithshme
që e pengonin pavarësinë. Të njejtat dukuri , bile bile edhe më të shëmtuara po
na paraqitën sot në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera etnike akoma edhe më
tragjike se sa ato gjatë kohës kur jetonte Konica. Themi më tragjike sepse para
luftës së Koosvës, gjatë saj por edhe sot akoma po vrahën njerëzit e aftë,
njerëz të penës e të pushkës. Është tragjike se sot në mesin e tyre ka
“Intelektualë“.., e akademik të dëshmuar
që populli dikur i quante“Baba të Kombit“, po ata si dje, ponjashtu edhe sot ,
janë penguesit dhe rrënuesit kryesorë të ndertimit të Institucioneve dhe
Pavarësisë së Kosovës, po ata që dje derdhnin lot krokodilli për një bashkim
kombëtarë, sot nuk hezitojnë të bëjnë
gjithëçka vetëm e vetëm t’i ruajnë privilegjet e tyre. Derisa dje i kritikonin
të gjithë; duke filluar nga Gjeniu i
kombit, Dr.Ibrahim Rugova, për mos punë. për urtësi, për demokraci, për
durim, etj, sot këta janë bërë servil dhe nuk “ shohin“ se si ndahet Mitrovica, dhe se si po rrahen vëllezërit tanë jashtë trojeve etnike.
Deri dje akuzonin liderët ., duke u thanë atyre.., po friksohen, por këtyre sot
para syve po u vrahën policët nga huliganët e kriminielët serbo-çetnik; siq
ishte rasti i policit Enver Zymberi. Po sot na kanë dalë në skenë ( në Kosovë por edhe në
diasporë) sahan lëpirësit, shërbëtorët e ish regjimit ish. Jugosllavë,
komunistët e përbetuar se do të hanin edhe
barë.., ata që dje i shërbyen komunizmit ,po
ata ia pinin gjakun popullit të vetë. Sot po ata shpiuj janë ulur në
fotelet e ishin dhe po merren me çështje politike ; shumë “ekspertë“,sidomos
nga diaspora, pseudointelektual, dhe byrokrat të cilët ju kanë rrekur proceseve
demokratike si egjra grurit. Po këta “ ekspertë“ para , mërgimtarëve tanë
derdhin lotë krokodilli…, tërë ditën ..,e natën i sulmojnë, i akuzojnë por edhe
i vrasin, atdhetarët, kokat e afta,
gjeneralët e armatës, profesorët , të
gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ata. Po këta“ ekspertë“ kurrë nuk i kryen
detyrat dhe obligimet që kishin ( e kanë) edhe sot ndaj çëshjtes sonë kombëtare
dhe ndaj atdheut. Këta matrapaz, këta“ekspertë“deri në ora 24°° përgatisin
plane ugurzeza deri në ë natën , sepse para interesave kombëtare kanë vu ato
personale. Ata tani kanë ndertuar pallate, kanë blerë me parat ë vjedhura
vetura të shtrenjëta, kanë bërë pasuri të patundshme, po kanë bërë .., po çka
nuk kanë bërë. Pas luftës në Kosovë, me keqëardhje themi se liria dhe pavarësia
janë bërë liri dhe pavarësi duke shkelur rëndë mbi fjalën e lirë, mbi
demokracinë, mbi fjalën e popullit, mbi gjakun e derdhur të shumë martirëve të rënë për çlirimin e
Kosovës. Të parët që e pengojnë ndertimin e instituicioneve të shtetit të
Kosovës janë ca „ekspertë“,këta “ekspertë majtistë“, leninistë dhe sllavo
komunistë, po e quajnë vetën “demokratë“ e byrokratë, këta janë“njerëz“ që
veprojnë pa mendue me kokën e vet.
Këta“njerëz““ekspertë, luftëtarë, liderë dhe siq po e quajnë vehten
,“shpëtimtarë të kombit“.., nuk kanë kurfarë ndjenjash, nuk kanë karakter,
s’kanë moral, s’kan ideal, s’kanë guxim të dalin para opininit dhe të flasin,
ata flasin nepër podrume të mykura dhe aty bëjnë plane për të sulmuar, rrahur
dhe vrarë shqipëtar. Ata jetojnë dhe i shuajnë epshet e tyre vetëm duke përqarë
dhe vrarë shqiptarë.
Motivi
kryesor që i aktivizon i vë në lëvizje këta“ekspertë“ dhe eprorët e tyre është;
përfitimi material, interesi, karierizmi, familjarizmi, enverizmi, nanoizmi, majtizmi,
korrupsioni, gënjeshtra,intriga por pa ju larguar kurrë përfitimit
material. Për këtë arsye ata, pra
majtistët e“vegjël“ janë në gjendje edhe të flijojnë jetën për“ti mbrojtë
bosët“ e tyre. Këta huliganë, këta
matrapazë, këta mediokritë, nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të arritur tek
qëllimet e tyre. Këta po ia pijnë gjakun popullit sikurse rriqërat tek kafshët,
pra thënë shjkurtë këta jetojnë duke pirë gjakë shqiptari. Po të ishin burra dhe po të ishin
shqiptarë të vërtetë , këta nuk do të bënin gjëra të tilla.., mirëpo kështu
është kur gjaku i tyre është i përzier me gjakun e ngjizur të shkaut. Të gjithë
ata politikanë, apo shtetarë të cilët nuk do i binden ideve të tyre, apo thënë
shkurtë nuk do i respektojnë dhe zbatojnë kërkesat e tyre herët apo vonë do të
likuidohen nga politika .., por në fund të fundit edhe nga jeta. Disa të tjerë
që po e pengojnë ndertimin e shtetësisë së Kosovës dhe unitetin e popullit janë
shumë të rrezikshëm jo vetëm për ardhmërin e Kosovës por të mbarë kombit shqipëtarë.
Ata janë njerëz të shitur dhe të gjitha aksionet e tyre shkojnë në favor të
armiqëve tanë. Ata“bosët“ e tyre janë të mësuar me“pirë“ gjakë shqiptari.
Këta“ekspertë“ janë të shkolluar enkas në mejtepet socialiste ,enveriste,
leniniste e marksiste. Ata mendojnë se janë më të diturit dhe më të menqurit,
dhe janë të pa gabuar në jetë. Pra të
gjithë ata që nuk i përkrahin dhe njohin idete tyre makiavelliste heret apo
vonë do të bien pre e tyre, pra thënë shkurtë ata do ti likuidojnë nga jeta.
Flozofi Tomas HOBSI,thonte; NJERIU PËR NJERIUN ËSHTË UJK. Këta me qëllim e
vetëdije i përbuzin dhe i nënçmojnë sukseset dhe rezultatet e të tjerëve, këta
i përbuzin edhe institucionete shtetit (shembull konkret e kemi Parrlamentin e
Shqipërisë, ku socialistët po bëjnë përpjekje satanike për ta shkatërruar atë,
e me shkatërrimin e tij edhe shtetin shqiptarë-Shqipërinë. Këta i përbuzin edhe
e pengojnë ndertimin e institucioneve të shtetit, sepse në ato shtete ku
funksionon ligji dhe rendi ata nuk kan se si të veprojnë aty pra thënë
shkurtë i humbin privilegjet. Ata i përbuzin edhe shokët e tyre, martirët e
luftës, siq ishte rasti edhe me rastin e Gjeneral Agim Qelajt. Por ata i
përbuzin edhe nënat e motrat tona të cilat me shumë mundë, djersë e gjakë i
rezistuan barbarisë serbe, dhe edukuan e rritën bijat dhe bijtë më të mirë të
cilët ia këthyen nderin dhe namin popullit dhe kombit tonë. Ata përbuzin po çka
nuk përbuzin.., për ti realizuar qëllimet e tyre të errëta. Majtistët e sotëm
janë disi më të përgatitur.., për kryerjen e aksioneve tze tyre ndaj
aktivistëve dhe liderëve të kombit. Ata heshtin në vende ku duhet heshtur..,
por janë të përgatitur për të kryer aksione të shpejta. Shtrohet pyetrja? Po ku ishin ata gjatë luftës.., dhe
nëse këta që sot po thirren në emër si
çlirimtarë të Kosovës, ku ishin gjatë luftës.., në Tiranë apo në diasporë ?!
Ata që shkuan në luftë pjesa dërmuese nuk u kthy, sepse ata ishin të vendosur
dhe e donin Atdheun më tepër se jetën.Ndersa këta që sot po trumpetojnë se janë
çlirues të Kosovës.., le të dëshmojnë se ku i lanë shokët e tyre. Mirëpo
populli shqiptarë kudo që jeton dhe vepiron i ka kuptuar vetitë dhe gjestet e
tyre. Por ne në fund i pyesim kur një ditë kur do të publikohen emrat e të
gjithë atyre që vranë shqipëtarë.., ku do të shkojnë .., dhe çka do të bëjnë
ata ? Si kanë fytyrë të dalin e të shetisin
rrugëve të Kosovës martire. Ata që vranë ; Ahmet Krasniqin, Xhemajl
Mustafën, Enver Malokun, Man Ramajn, Tahir Zemajn, Bardhyl Ajetin, Bekim Kastartin,
Komandant Drinin, etje tj., Pra ne patëm
fatin që patëm një intelektrual, një pishtarë të demokracisë , një strateg dhe
një vizionar, i cili me politikën e tij paqësore e mahniti tërë rruzullin
tokësor e ai ishte DR.IBRAHIM RUGOVA. Po nga ky popull dolën shumë të rinjë atdhedashës, liridashës të cilët kur panë, se po shkilet nderi, nami,
pragu i shtëpisë, po dhunohen motërat e n1nat tona, ata i rrokën armët dhe i treguan armikut serb se
kjo tokë ka qenë, është dhe do të jetë gjithëmon shqiptare. Populli shqiptarë ka një mrekulli
tradicionale „ BESËN“. Besa jonë është rregullator origjinal i kombit tonëlPra
kombi ynë ka një moral të lartë trimërie, bujarie dhe menqurie, dhe ai do t’i
sfidojë të gjitha, por nuk do t’ua falë mëkatet atyre që punuan kundra çështjes
sonë kombëtare. Një fjalë e urtë e popullit thotë: E keqja edhe nëse falet ajo
nuk harrohet.
Punuar me 8. 05.2015
Weingarten - Gjermani