Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Kush e pengon ndërtimin e shtetësisë?

| E shtune, 09.05.2015, 04:47 PM |


SOT PO E SHOHIM SE KUSH PO E PENGON NDËRTIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS DHE REALIZIMIN E AMANETIT TË DËSHMORËVE ?

E keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet.

Nga Ramiz Dërmaku

Shumë sisteme politike janë shkatërruar dhe shumë politikanë edhe ma famë botërore sot janë harruar.., sepse në vend të njerëzve të aftë majtistët për bashkëpunëtorë i zgjedhin njerëzit e tyre. Kështu deklaronte I madhi Faik KONICA. Në opinionin letrar dhe kulturor shqiptarë, Faik Konica, njihet si kritik i frytshëm i letërsisë shqipe, dhe dukurive negative të cilat e pengonin çështjen kombëtare  shqipëtare. Me kritikë politike e shoqërore para t‘i janë marrë Anton Zako ÇAJUPI, Gjergj FISHTA, Fan NOLI; etj, të cilët pa hamendje mund t‘i quajmë kritikët e parë të gjendjes politike, shoqërore, ekonomike dhe kombëtare të popullit  shqiptarë.

Derisa kritikat e Çajupit e Fishtës  janë një  kritikë  e poetëve  që i shqetësojnë shumë  të këqiat , kritika e Faik Konicës është një kritikë e intelektualit e cila posë që i shqetëson të këqiat ka edhe programin për  mënjanimin e dukurive negative.

I madhi Faik KONICA, ne të dy veprat e tij publicistike: “Shqipëria si mu duk dhe Shqipëria, kopshtë shkëmbor i Evropës Juglindore“, janë një kritikë e gjendjes politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë pasë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Faik Konica kaloi një jetë të vështirë, ai u ndeshë me shumë  sfida,  dhe çdo herë ka shprehur shumë dhembje për shkak të gjendjes politike, shoqërore, dhe morale  ne të cilën kalonte Shqipëria. Një gjë e tillë po i ndodhë edhe sot popullit shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, dhe trojet tjera etnike por edhe në diasporë, nga majtistë, leninistë, stalinistë, nanoistë, PDK-istë. Para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Faik Konica i vërente dhe i sbulonte dukuritë negative prapavajtëse, plagët kombëtare, pengesat, akuzat, shpifjet, xhelozitë, urrejtjen, karierizmin, bajraktarizmin, korrupsionin etj. Deformimet e ndryshme  të veçanta dhe të përgjithshme që e pengonin pavarësinë. Të njejtat dukuri , bile bile edhe më të shëmtuara po na paraqitën sot në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera etnike akoma edhe më tragjike se sa ato gjatë kohës kur jetonte Konica. Themi më tragjike sepse para luftës së Koosvës, gjatë saj por edhe sot akoma po vrahën njerëzit e aftë, njerëz të penës e të pushkës. Është tragjike se sot në mesin e tyre ka “Intelektualë“.., e akademik  të dëshmuar që populli dikur i quante“Baba të Kombit“, po ata si dje, ponjashtu edhe sot , janë penguesit dhe rrënuesit kryesorë të ndertimit të Institucioneve dhe Pavarësisë së Kosovës, po ata që dje derdhnin lot krokodilli për një bashkim kombëtarë, sot nuk  hezitojnë të bëjnë gjithëçka vetëm e vetëm t’i ruajnë privilegjet e tyre. Derisa dje i kritikonin të gjithë; duke filluar nga Gjeniu i  kombit, Dr.Ibrahim Rugova, për mos punë. për urtësi, për demokraci, për durim, etj, sot këta janë bërë servil dhe nuk “ shohin“ se si  ndahet Mitrovica, dhe se si po  rrahen vëllezërit tanë jashtë trojeve etnike. Deri dje akuzonin liderët ., duke u thanë atyre.., po friksohen, por këtyre sot para syve po u vrahën policët nga huliganët e kriminielët serbo-çetnik; siq ishte rasti i policit Enver Zymberi. Po sot na kanë dalë në skenë ( në Kosovë por edhe në diasporë) sahan lëpirësit, shërbëtorët e ish regjimit ish. Jugosllavë, komunistët e përbetuar   se do të hanin edhe barë.., ata që dje i shërbyen komunizmit ,po  ata ia pinin gjakun popullit të vetë. Sot po ata shpiuj janë ulur në fotelet e ishin dhe po merren me çështje politike ; shumë “ekspertë“,sidomos nga diaspora, pseudointelektual, dhe byrokrat të cilët ju kanë rrekur proceseve demokratike si egjra grurit. Po këta “ ekspertë“ para , mërgimtarëve tanë derdhin lotë krokodilli…, tërë ditën ..,e natën i sulmojnë, i akuzojnë por edhe i vrasin, atdhetarët, kokat  e afta, gjeneralët  e armatës, profesorët , të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ata. Po këta“ ekspertë“ kurrë nuk i kryen detyrat dhe obligimet që kishin ( e kanë) edhe sot ndaj çëshjtes sonë kombëtare dhe ndaj atdheut. Këta matrapaz, këta“ekspertë“deri në ora 24°° përgatisin plane ugurzeza deri në ë natën , sepse para interesave kombëtare kanë vu ato personale. Ata tani kanë ndertuar pallate, kanë blerë me parat ë vjedhura vetura të shtrenjëta, kanë bërë pasuri të patundshme, po kanë bërë .., po çka nuk kanë bërë. Pas luftës në Kosovë, me keqëardhje themi se liria dhe pavarësia janë bërë liri dhe pavarësi duke shkelur rëndë mbi fjalën e lirë, mbi demokracinë, mbi fjalën e popullit, mbi gjakun e derdhur  të shumë martirëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Të parët që e pengojnë ndertimin e instituicioneve të shtetit të Kosovës janë ca „ekspertë“,këta “ekspertë majtistë“, leninistë dhe sllavo komunistë, po e quajnë vetën “demokratë“ e byrokratë, këta janë“njerëz“ që veprojnë pa mendue me kokën  e vet. Këta“njerëz““ekspertë, luftëtarë, liderë dhe siq po e quajnë vehten ,“shpëtimtarë të kombit“.., nuk kanë kurfarë ndjenjash, nuk kanë karakter, s’kanë moral, s’kan ideal, s’kanë guxim të dalin para opininit dhe të flasin, ata flasin nepër podrume të mykura dhe aty bëjnë plane për të sulmuar, rrahur dhe vrarë shqipëtar. Ata jetojnë dhe i shuajnë epshet e tyre vetëm duke përqarë dhe vrarë shqiptarë.

Motivi kryesor që i aktivizon i vë në lëvizje këta“ekspertë“ dhe eprorët e tyre është; përfitimi material, interesi, karierizmi, familjarizmi, enverizmi, nanoizmi, majtizmi, korrupsioni, gënjeshtra,intriga por pa ju larguar kurrë përfitimit material.  Për këtë arsye ata, pra majtistët e“vegjël“ janë në gjendje edhe të flijojnë jetën për“ti mbrojtë bosët“  e tyre. Këta huliganë, këta matrapazë, këta mediokritë, nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të arritur tek qëllimet e tyre. Këta po ia pijnë gjakun popullit sikurse rriqërat tek kafshët, pra thënë shjkurtë këta jetojnë duke pirë gjakë shqiptari. Po të ishin burra dhe po të ishin shqiptarë të vërtetë , këta nuk do të bënin gjëra të tilla.., mirëpo kështu është kur gjaku i tyre është i përzier me gjakun e ngjizur të shkaut. Të gjithë ata politikanë, apo shtetarë të cilët nuk do i binden ideve të tyre, apo thënë shkurtë nuk do i respektojnë dhe zbatojnë kërkesat e tyre herët apo vonë do të likuidohen nga politika .., por në fund të fundit edhe nga jeta. Disa të tjerë që po e pengojnë ndertimin e shtetësisë së Kosovës dhe unitetin e popullit janë shumë të rrezikshëm jo vetëm për ardhmërin e Kosovës por të mbarë kombit shqipëtarë. Ata janë njerëz të shitur dhe të gjitha aksionet e tyre shkojnë në favor të armiqëve tanë. Ata“bosët“ e tyre janë të mësuar me“pirë“ gjakë shqiptari. Këta“ekspertë“ janë të shkolluar enkas në mejtepet socialiste ,enveriste, leniniste e marksiste. Ata mendojnë se janë më të diturit dhe më të menqurit, dhe janë të pa gabuar  në jetë. Pra të gjithë ata që nuk i përkrahin dhe njohin idete tyre makiavelliste heret apo vonë do të bien pre e tyre, pra thënë shkurtë ata do ti likuidojnë nga jeta. Flozofi Tomas HOBSI,thonte; NJERIU PËR NJERIUN ËSHTË UJK. Këta me qëllim e vetëdije i përbuzin dhe i nënçmojnë sukseset dhe rezultatet e të tjerëve, këta i përbuzin edhe institucionete shtetit (shembull konkret e kemi Parrlamentin e Shqipërisë, ku socialistët po bëjnë përpjekje satanike për ta shkatërruar atë, e me shkatërrimin e tij edhe shtetin shqiptarë-Shqipërinë. Këta i përbuzin edhe e pengojnë ndertimin e institucioneve të shtetit, sepse në ato shtete ku funksionon ligji dhe rendi ata nuk kan se si të veprojnë aty pra thënë shkurtë i humbin privilegjet. Ata i përbuzin edhe shokët e tyre, martirët e luftës, siq ishte rasti edhe me rastin e Gjeneral Agim Qelajt. Por ata i përbuzin edhe nënat e motrat tona të cilat me shumë mundë, djersë e gjakë i rezistuan barbarisë serbe, dhe edukuan e rritën bijat dhe bijtë më të mirë të cilët ia këthyen nderin dhe namin popullit dhe kombit tonë. Ata përbuzin po çka nuk përbuzin.., për ti realizuar qëllimet e tyre të errëta. Majtistët e sotëm janë disi më të përgatitur.., për kryerjen e aksioneve tze tyre ndaj aktivistëve dhe liderëve të kombit. Ata heshtin në vende ku duhet heshtur.., por janë të përgatitur për të kryer aksione të shpejta. Shtrohet pyetrja? Po ku ishin ata gjatë luftës.., dhe nëse këta që sot po thirren në emër   si çlirimtarë të Kosovës, ku ishin gjatë luftës.., në Tiranë apo në diasporë ?! Ata që shkuan në luftë pjesa dërmuese nuk u kthy, sepse ata ishin të vendosur dhe e donin Atdheun më tepër se jetën.Ndersa këta që sot po trumpetojnë se janë çlirues të Kosovës.., le të dëshmojnë se ku i lanë shokët e tyre. Mirëpo populli shqiptarë kudo që jeton dhe vepiron i ka kuptuar vetitë dhe gjestet e tyre. Por ne në fund i pyesim kur një ditë kur do të publikohen emrat e të gjithë atyre që vranë shqipëtarë.., ku do të shkojnë .., dhe çka do të bëjnë ata ? Si kanë fytyrë të dalin e të shetisin  rrugëve të Kosovës martire. Ata që vranë ; Ahmet Krasniqin, Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Man Ramajn, Tahir Zemajn, Bardhyl Ajetin, Bekim Kastartin, Komandant Drinin, etje tj.,  Pra ne patëm fatin që patëm një intelektrual, një pishtarë të demokracisë , një strateg dhe një vizionar, i cili me politikën e tij paqësore e mahniti tërë rruzullin tokësor e ai ishte DR.IBRAHIM RUGOVA. Po nga ky popull dolën shumë të rinjë atdhedashës, liridashës  të cilët kur panë, se po shkilet nderi, nami, pragu i shtëpisë, po dhunohen motërat e n1nat tona, ata i  rrokën armët dhe i treguan armikut serb se kjo tokë ka qenë, është dhe do të jetë gjithëmon  shqiptare. Populli shqiptarë ka një mrekulli tradicionale „ BESËN“. Besa jonë është rregullator origjinal i kombit tonëlPra kombi ynë ka një moral të lartë trimërie, bujarie dhe menqurie, dhe ai do t’i sfidojë të gjitha, por nuk do t’ua falë mëkatet atyre që punuan kundra çështjes sonë kombëtare. Një fjalë e urtë e popullit thotë: E keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet.

Punuar me 8. 05.2015

Weingarten - Gjermani