Kulturë
Përparim Hysi: Unë dhe ca vargje të mia
E hene, 13.04.2015, 04:44 PM
Unë dhe ca vargje të mia
Nga Përparim Hysi
Unë ...
Unë jam si një shelg i butë, lotues,
Por jam dhe si një lis që rroj në dëborë
Pra, jam pak si një "rebus"
Që deshifrohem me zor..
Jam si një rrap që përballoj erëra,
Por jam dhe i brishtë si një dafinë
Nëse në shpritin tim bleron pranvera,
Në dimër me tufan kthehem, në më shan kush Shqipërinë.
Pengu
Ja dhe pengu i kujtimit seç më vjen prej një çasti
Erdh momenti i takimit: përqafimet, puthjet, gazi.
Dhe pastaj vijnë psherëtimat (paguaj "taksën" e një pengu)
Më vënë poshtë regëtimat, e një çasti që më meku.
Kur rigonte shi
Rigon shi... Jo. Bie shi me gjyma
Mend dhe qielli ra për tokë
Përmes shiut, ia bëmë prima
Atë ditë u puthëm tok.
Çurgu i shiut na ka qullur
Kokë e këmbë veç kullojmë
Në mes shiut duke u puthur
Pyesin ata që dashurojnë?!
As që pyesnim, në po lageshim
As që donim që të "ndaheshim"
Sillma t'hu atë moment!
Kur u ndamë...
Kur u ndamë, thamë:- Lamtumirë!
(Punën e vetë të shoh secili?!!!)
Mua më griu "kollë e mirë"
Sa e ftohtë kjo ditë prilli!
Se është prill dhe s'pritet më!
Nuk besoj. Ta dish, moj Era!
Malli mbeti "film pa zë".
Mall që lindi vetvetiu
Nuk njeh pragje e barriera
Në jug të moshës fryn "veriu"
Të falmeinderit, o moj Era!
Tiranë, 10 prill 2015