Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Konica - enciklopedia që ecën
E diele, 12.04.2015, 04:14 PM
KONICA – ENCIKLOPEDIA QË ECËN
Nga Xhelal Zejneli
Faik
Konica (1875-1942) është shkrimtar, kritik letrar, publicist dhe eseist,
njëherazi një ndër personalitetet më në zë të kulturës e të letërsisë
shqiptare. Lindi në qytetin e vogël Konicë në malet e Pindit (sot në Greqi) më
15 mars 1975, në një familje të vjetër feudale shqiptare. Sipas disa të
dhënave, ai ka lindur në prill të vitit të sipërthënë. Pasi kreu shkollën
fillore turqishte në vendlindje, studioi në Kolegjin Jezuit Severian të
Shkodrës. Atje mori, jo vetëm shkollim në gjuhën shqipe, por edhe kontaktin e
parë me kulturën e Evropës qendrore dhe me idetë perëndimore. Që andej vajti në
Stamboll, ku ndoqi - në gjuhën frënge - shkollën e mesme perandorake të
Gallatës. Më 1890, në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, u dërgua për studime në
Francë, ku i kaloi shtatë vjet. Pasi ndoqi në fillim shkollat e mesme në Lisjë
më 1890 (Lisieux) dhe në Karkason më 1892 (
U lidh
qysh herë me idetë e lëvizjes kombëtare shqiptare. Fryt i kësaj vale të parë
patriotizmi ishte edhe broshura në frëngjisht “Les Albanaises et les Turques”
Nga
shkollimi tejet i larmishëm që mori, ai qe në gjendje të fliste dhe të
shkruante rrjedhshëm shqipen, italishten, frëngjishten, gjermanishten,
anglishten dhe turqishten. Kishte njohuri edhe për latinishten dhe greqishten.
Qëndrimi në Francë, vend me tradita liberale demokratike të hershme, pati një
ndikim të madh mbi Konicën, i cili arriti të përvetësojë dhe t’i bëjë të vetat
modelet e mendimit perëndimor, si asnjë intelektual shqiptar para tij.
Djaloshit Konica i la mbresa të thella sidomos liria e pakufizuar e shtypit
frëng në vitet e debatit të hapur dhe të ashpër për çështjen Drajfus (Alfred
Dreyfus, 1859-1935). Në këto vite atij iu ngjall interesi për gjuhën amtare dhe
për historinë dhe letërsinë shqiptare, ndaj nisi të shkruajë artikuj për
Shqipëri në një gazetë franceze. Më 1897 u shpërngul në Bruksel, ku në moshën
22 vjeçare, më 25 mars 1897 botoi numrin e parë të organit Albania, i cili pas
pak do të bëhej organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar në zgrip të
shekullit. Në vitin 1902 u shpërngul në Londër ku vazhdoi ta botojë revistën
deri në vitin 1909. Me fjalë të tjera, revista
Konica u la porosi Nolit dhe Sejfulla Malëshovës (Lame Kodrës, 1901-1971) që pas vdekjes kufoma e tij të prehet në Shqipëri: “Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli, ti Lamja i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë vehten shqiptarë, nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”.
Amaneti i tij u realizua vetëm në vitin 1995, kur mbetjet mortore të tij u sollën në Shqipëri. Sot ai prehet në Memorialin e Rilindësve në Tiranë.
* * *
Lidhjet e
Konicës me regjimin e Zogut në vitet e mëvonshme do të sillnin njëfarë ftohjeje
dhe largimi ndër shumë intelektualë shqiptarë dhe qe pikërisht kjo rrethanë, më
fort se gjithçka tjetër, që e bëri ndikimin e tij mbi letërsinë dhe kulturën
shqiptare të mos përfillet nga kritikët e pasluftës në Shqipëri. Komentet dhe
polemikat e tij sarkastike në
Konica shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si stilist, kritik, publicist dhe figurë politike, pati një ndikim të fuqishëm në shkrimet dhe në kulturën shqiptare të atyre viteve. Me shkrimet e shumta në Albania, e botuar në shqip dhe në frëngjisht nën pseudonimin Thrank Spirobeg, jo vetëm bëri që kultura dhe çështja shqiptare të njihen në Evropë, por hapi edhe rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të prozës letrare në dialektin e jugut. Revista e tij trajtohet si periodiku më i rëndësishëm shqiptar i kohës. Nga faqet e këtij organi botimit të të cilit Konica nuk iu nda për 12 vjet, u bënë të njohur për herë të parë për publikun e gjerë shkrimtarë si Thimi Mitko (1820-1890), Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Andon Zako Çajupi (1866-1930) dhe Gjergj Fishta (1871-1940). Revista Albania, e financuar deri diku nga autoritetet austro-hungareze nën kujdesin e Kultusprotektorat-it dhe duke marrë shpeshherë anën austriake, përmbante artikuj dhe informacione për një gamë të gjerë fushash: histori, gjuhë, letërsi, folklor, arkeologji, politikë, ekonomi, fe dhe art. Si e tillë, ajo përbën një enciklopedi të vogël të kulturës shqiptare të kohës. Konica e çmonte këmbimin e lirë të ideve dhe shtyllat e Albania-s i vuri edhe në dispozicion të rivalëve të vet, të cilëve u kundërvihej duke i thumbuar me zgjuarsi.
Në fushën e letërsisë ai i kritikonte shpërthimet nacionaliste shpesh vulgare, për virtytet e larta të shqiptarëve dhe bënte thirrje për një qëndrim më realist e më kritik ndaj Shqipërisë, me të gjitha të metat e saj. I mbrujtur me kulturë perëndimore, ai e ndjente të vështirë të çmonte poetët e hershëm romantikë kombëtarë, idealet dhe shijet e të cilëve kishin mbetur prapa nga koha dhe për më tepër, poezia e tyre – sipas mendimit të tij – nuk ishte aq e përpunuar. Me shprehjen e zjarrit patriotik, si mund të krahasoheshin ata me nivelin e lartë letrar e artistik që kishte ndeshur Konica në Francë me shkrimtarë si Pol Verleni, Sharl Bodleri dhe Gijom Apolineri? Sarkazma therëse me të cilën ai shprehte intransigjencën e vet kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve dhe kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare, lëshoi një fllad të freskët në kopshtin e letrave shqipe. Konica u përpoq për një kulturë më të përpunuar perëndimore në Shqipëri, por ai i vlerësonte edhe traditat e vendit. Ai ishte një nga të parët që propagandoi idenë e botimit të teksteve të letërsisë së vjetër shqipe: Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit, të arbëreshëve Lek Matrëngës, Jul Varibobës.
Në një artikull me titull Për themelimin e një gjuhe letrare shqipe, të botuar në numrin e parë të Albania-s, Konica theksonte nevojën e krijimit të një gjuhe letrare të njësuar. Sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme, që të dy dialektet kryesore, toskë e gegë, të shkriheshin dhe të njësoheshin shkallë-shkallë. Stili i tij i rrjedhshëm, bashkë me atë të Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në toskërishte e cila dekada më vonë do të përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare.
* * *
Pjesa më e madhe e opusit krijues të Konicës u botua në faqet e shtypit periodik të kohës. Vetë autori nuk botoi asnjë vepër, me përjashtim të një libri me përkthime përrallash të lindjes “Nën hijen e hurmave” (1924). Ndërkaq, vepra të tjera të tij mbetën të papërfunduara. Megjithatë, duhet thënë se krijimtaria letrare e paktë dhe karakteri i saj fragmentar ishin ato që bënë shumë bashkatdhetarë të ankoheshin për të sa ishte gjallë. Përveç një numri të madh artikujsh për çështje të politikës, gjuhës, letërsisë dhe historisë, shumica e të cilëve dolën në Albania e vogël, shtojcë e përdyjavshme e Albania-s, që u botua me radhë në dialektet toskërisht dhe gegërisht nga viti 1899 deri në vitin 1903, Konica ka shkruar edhe një vepër tjetër, që mund të quhet roman, ndonëse nuk arriti ta përfundojë. Është vepra satirike Dr. Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit, ku ai bën disa vrojtime therëse për prapambetjen dhe nivelin e ulët të higjienës të bashkatdhetarëve të tij. Kjo prozë e gjatë satirike është një dëshmi e platformës së tij estetike dhe artistike, e cila bazohet në realizmin si qasje artistike ndaj problematikës shqiptare dhe në satirën si mjetin kryesor letrar për ta përgjithësuar atë. Prejardhjen Dr. Gjilpëra e ka nga një ngjarje historike. Më 1924 dy turistë amerikanë u vranë pranë fshatit Mamurras. Përballë një proteste të qeverisë amerikane, qeveria shqiptare, tani nën kryesinë e Nolit, i nxori të pandehurit në gjyq dhe më 18 dhjetor 1924 i dënoi. Konica nisi të botojë Dr. Gjëlpërën në disa numra njëri pas tjetrit në gazetën Dielli të Bostonit më 1924. Kur vitin tjetër ai u pajtua me përfaqësuesit e Zogut, botimi u ndërpre.
I vetmi
libër i Konicës i botuar në gjuhën shqipe është një përkthim përrallash arabe
nga “Një mijë e një netët”, me titullin Nën hijen e hurmave,
Konica
shënoi në letërsinë shqipe një kthesë të rëndësishme. Me veprën e tij letrare e
sidomos me shkrimet kritike, letërsia shqipe kaloi nga patosi afirmativ
romantik, në patosin satirik të kritikës ndaj mendësive të vjetra. Ai ishte një
kritik i ashpër deri në cinizëm, duke reflektuar një njohje të thellë të mendësisë
e të jetës shoqërore dhe politike shqiptare. Për këtë arsye në studimet
historiko-letrare ai vështrohet si themelues i vetëdijes kritike për jetën dhe
për dukuritë shqiptare, që në përgjithësi e përshkon jo vetëm veprën e tij, por
dhe në një pjesë të mirë letërsinë e gjysmës së parë të shekullit XX. Proza e
tij artistike dallon për një konceptim të ri, që e ka bazën e vet në
kundërshtimin e frymës së letërsisë romantike pararendëse dhe në afirmimin e
një tipi shkrimi që anon nga satira dhe
kritika, herë në mënyrë alegorike (si te “Një ambasadë e Zulluve në
Ai shtron letrarisht çështjen e modeleve të zhvillimit të shoqërisë shqiptare dhe kapërcimin e prapambetjes së gjithanshme që e karakterizonte. Konstatimet e tij janë shpesh të hidhura, por të nisura nga vetëdija se vetëm duke e njohur dhe duke e pranuar të keqen, mund ta shmangësh atë. Konica dëshmon me veprën e tij një stil origjinal me shprehësi të veçantë. Kjo i dha mundësi prozës shqipe të futej në hullitë e zhvillimit të saj si prozë moderne.
Shkrimet e tij kanë luajtur një rol me rëndësi për lëvrimin dhe pasurimin e shqipes dhe për diferencimin e stileve të saj. Gjuha e tij ka një vlerë të lartë të përpunimit stilistik.
Gjergj Fishta e ka çmuar Konicën si “arbitrin e shkrimeve më elegante të shqipes”. Noli e quante “erudit i shkëlqyer dhe patriot i madh”. Apolineri e cilëson si “një enciklopedi ambulante”.
Konica
është themelues i kritikës së vërtetë letrare shqiptare. Duke filluar me
“Kohëtore e letrave shqipe” në revistën
Prej vitit 1992 Konica është dekoruar me një sërë urdhrash e medaljesh, mes të cilëve edhe me urdhrin “Nderi i Kombit”.
Me jetën dhe veprimtarinë e Konicës janë marrë shumë studiues, si: arbëreshi Gaetano Petrotta më 1932, Ernest Koliqi më 1967, Namik Resuli më 1987, Sabri Hamiti më 1991, Abdulla Karjagdiu më 1993, Jup Kastrati më 1995, Muhamet Pirraku më 1995, Zejnullah Rahmani më 1996, Robert Elsie etj.