Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Jeronim de Rada (1814-1903)
E enjte, 27.11.2014, 07:31 PM
200 VJETORI I LINDJES
JERONIM DE RADA – KATALIZATOR I NDËRGJEGJES KOMBËTARE
Nga Xhelal Zejneli
Jeronim
de Rada (1814-1903) është shkrimtari më i mirënjohur i letërsisë arbëreshe. Ai
është edhe figura më e shënuar e lëvzijes kombëtare shqiptare në Italinë e
shekullit XIX. Është bir i një prifti ortodoks në Maq (Macchia Albanese) që
shtrihet në malet e krahinës së Kozencës. Lindi më 29 nëntor 1814. Ndoqi
Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër. I mbrujtur me dashuri të zjarrtë për
prejardhjen e tij shqiptare, që në rini nisi të mbledhë lëndë folklorike. Në
tetor të vitit 1834, duke përmbushur dëshirën e të atit, u regjistrua në
Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Napolit, por interesimet e tij
kryesore mbetën folklori dhe letërsia. Pikërisht në
Vepra e
tij e dytë, Këngë historike shqiptare të Serfaina Topisë, grua e princit
Nikollë Dukagjini,
De Rada
ka shkruar edhe një tragjedi historike italisht I Numidi,
Në vitin e revolucioneve në Evropë, 1848, De Rada themeloi gazetën Shqiptari i Italisë (L’Albanese d’Italia), në të cilën përfshihen artikuj në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, një ‘giornale politico, morale, letterario’, me një tirazh prej 3200 kopjesh, ishte i pari periodik në gjuhën shqipe që është botuar ndokund.
Emri i De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur dhe u përhap në mesin e shekullit XIX. Ai mbajti letërkëmbim me figura të tilla udhëheqëse të lëvizjes së Rilindjes si Thimi Mtiko, (1820-1890), Zef Jubani (1818-1880), Sami Frashëri (1850-1904), shkrimtarja rumune me prejardhje shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika, 1828-1888), si dhe me studiues dhe shkrimtarë të huaj të interesuar për Shqipërinë, si albanologu francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon, 1822-1891), baronesha austriake Jozefinë fon Knorr (Josephine von Knorr, 1827-1908) dhe gjuhëtari austriak Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900). De Rada pati edhe inkurajimin e poetit romantik francez Alfons de Lamartin (Alphonse de Lamartine, 1790-1869), i cili qëndroi për një kohë në Iskia. Adhurim për Këngët e Milosaos ka shprehur edhe poeti provansal Frederik Mistral (Frederick Mistral, 1830-1914), romani i të cilit në vargje Mireio (1859) jo rastësisht ka afërsi me veprën e De Radës. Që më 1856, vargje të De Radës ishin përkthyer në gjermanishte nga Hajnrih Kristof Gotlib Shtir (Heynrich Cristoph Gottlieb Stier).
I
shkurajuar nga ngjarjet e vitit 1848, De Rada e la botimin e gazetës Shqiptari
i Italisë (L’Albanese d’Italia), iku nga
Më 1883 De Rada themeloi revistën mujore dygjuhëshe Fiamri Arbërit – La bandiera dell’Albania. Ky periodik, i botuar në fillim në Maq e më pas në Kozencë ‘nga një komitet fisnikësh nga Shqipëria dhe ngulimet e saj’, zgjati deri në nëntor të vitit 1887 dhe, me gjithë censurën turke e greke, lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan.
Më 1892
De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në kolegjin e Shën
Adrianit në Shën Mitër dhe më 1895 organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh
në Koriliano Kalabro. Dy vjet më vonë mori pjesë aktive në Kongresin e dytë
gjuhësor arbëresh në Ungër (Lungro). Aty bëri thirrje për të ngritur një
Katedër të studimeve shqiptare në Institutin Oriental në
I vetmuar dhe i varfër, gjysmë i verbuar e në prag të urisë, De Rada vdiq në vendlindje në malësinë e Kalabrisë më 28 shkurt 1903 – një fund tragjik ky për një figurë të madhe të kulturës shqiptare.
Më e njohura ndër veprat e tij letrare është poema liriko-epike Këngët e Milosaos, baladë e gjatë romantike që pasqyron dashurinë e Milosaos, një personazh i trilluar, djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit XV, i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. Ngjarjet fillojmë më 1405 dhe mbarojmë më 1423 në Shkodër. Këtu te burimi i fshatit, ai takon Rinën, vajzën e bareshës Kollogre dhe bie në dashuri me të. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje. Por periudha e lumturisë martesore nuk zgjat shumë. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe, kurse ai vetë, i plagosur në betejë kundër turqve, jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës. Në poemë shkrihen natyrshëm ndjenja e dashurisë dhe detyra patriotike për të mbrojtur atdheun. Me një fjalë, motivi i dashurisë shkrihet natyrshëm me motivin patriotik.
Poema është botuar në tri variante të ndryshme më 1836, 1847 dhe 1873. Këtë përmbledhje baladash lirike me frymëzim të fuqishëm romantik autori e ndryshonte, e përmirësonte dhe e zgjeronte, duke e kthyer nga një poemë me njëzet këngë në një vepër me 39 këngë. Kjo poemë me elemente lirike dhe narrative shquhet për figuracionin elegant, për ndjeshmërinë e hollë dhe për koncizitetin e dukshëm.
Poeti francez Lamartini, pasi lexoi “Milosaon” i shkruajti De Radës: “Poezia ka lindur ndër brigjet e vendit tuaj dhe atje duhet të rikthehet”. Ismail Kadareja për “Milosaon” thotë: "...është poemë për dashurinë dhe lumturinë, për iluzionet dhe humbjet, për dritat dhe hijet, për riprodhimin njerëzor, për vazhdueshmërinë e jetës, me një fjalë poemë për vitalitetin dhe pavdekësinë e një populli".
Edhe poema epiko-lirike Serafina Topia na kthen prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së mesit të shekullit XV. Vepra letrare e tretë e De Radës në shqip është poema Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat), që ai e konsideroi si kryeveprën e tij. Në të mbizotëron epizmi dhe heroizmi masiv. Edhe kjo seri balladash romantike doli në një radhë botimesh të ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Në vija të trasha, kjo vepër mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444.
De Rada
mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit
XIX. Ai luajti një rol të dukshëm në
zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore dhe krahinorizmi letrar dhe veproi
si katalizator, jehona e të cilit u ndie
Literatura për De Radën poet, linguist, estet, eseist, folklorist dhe publicist është relativisht e gjerë. Me veprën dhe jetën e tij janë marrë Mikel Markiano më 1902, N. Dagllas (Douglas) më 1930, Vitorio Gualtieri më 1930, Gjyzepe Gradilone më 1960, Jup Kastrati më 1962, Roberto Ruberto më 1966, Gjyzepe Valentini më 1964, Ernest Koliqi më 1972, Rexhep Qosja më 1984 e të tjerë. Për stilin poetik të De Radës kanë bërë studime të veçanta Arshi Pipa më 1969, Agna Desnickaja më 1985, Klara Kodra më 1988, Françesko Altimari më 1991, Sabri Hamiti më 1993, Emin Kabashi më 1994. Për De Radën kanë dhënë mendime edhe studiues të tjerë si albanologu britanik Stuart Man (Stuart Mann, 1905-1986). Me De Radën, romantizmi shqiptar arrin të zhvillohet paralelisht me romantizmin evropian.
Me rastin e marrjes së çmimit "Jeronim de Rada" më 15 nëntor 2014, për De Radën Kadareja thotë "…jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur…De Rada ishte poet i madh dhe profet i së ardhmes".