Edi Rama, burrë i madh shteti
Nga Skënder KAPITI
Unë
asnjëherë nuk e kam takuar z. Rama, po që kur ishte Krytar i Bashkisë së
Tiranës krijova opinionin se ai ishte një personalitet dhe patriot i vërtetë .
Këtë opinion timin që atëherë e në vazhdimësi ua tregoja dhe thoja shumë e
shumë miqve të mi nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora të cilët ishin të fryrë
,të bombarduar e të mashtruar nga propaganda e ishpushtetit krejtësisht me të
pavërteta , shpifje dhe gënjeshtra. Gjatë vizitës së Kryeministrit në Beograd dhe pas saj kam mërrë shumë e
shumë telefonata prej tyre ku ata shprehnin respektin dhe konsideratën më të
lartë për qëndrimin burrëror të kryeministrit shqiptar atje. Z. Rama që në
vizitën e tij të parë në Kosovë, ai atje në fjalën në parlamentin e Kosovës
shpalosi vizionin e tij , të një shqiptari të madh, ku në gazetën “SOT” dt. 24 shtator 2013 është botuar shkrimi im
“Rama në Prishtinë dhe integrimi panshqiptar” ku ndër të tjera shkruhet“...se
për herë të parë një kryeministër shqiptar në parlamentin e Kosovës së Re
shpalosi në fjalimin e tij një projekt integral mbarëkombëtar të gjithanshëm,
që i jep Rilindjes Shqiptare një dimension panshqiptar...”. Po arsyeja që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim të sotëm
ishte vizita e sukseshme e Kryeministrit shqiptar z. E. Rama në Beograd me 10 Nëntor 2014. Për këtë
vizitë duke gjykuar nga ato që shprehu haptazi
me guximin dhe me pjekurinë e një
politikani patriot, të vërtetë dhe modern përherë të parë në historinë 100
vjeçare të Shtetit shqiptar i gjithë kombi ynë u ndje krenar në ato se çfarë
deklaroi z. Rama në atë vizitë gjë që nuk e ka bërë asnjë politikan pushteti në
Shqipëri, në Tiranë e jo më në Beograd përveçse me deklarata mashtruese
pseudopatriotike interesi për pushtet bërë në fakt vetëm për të mashtruar e
krijuar imazh fals patriotik ,po që nuk kanë munguar as edhe deklarata e
veprimëe haptazi kundër interesave kombëtare ku sidomos për këto është shquar
pushtet-politika praktike PD-iste e Berishës. Unë po them në këtë shkrim për E.
Ramën se është një shqiptar i madh dhe si mos ta them këtë kur edhe Kancelarja
Merkel në takimin me të në Gjermani që dhe më i thjeshti opinionist i zhveshur
nga pasionet dhe instiktet nihiliste dhe egoiste e kupton se ajo i atribuoi
atij vlerësimin dhe besimin e saj si personaliteti politik dhe si kryeministri
më i rëndësishëm në Ballkan .Me qëndrimin burrëror të një shtetari të madh them
se ai së pari çuditi dhe sfidoi politikën e miteve dhe gënjeshtrave dhe të
shqiptarofobisë serbe të së shkuarës e që i ka e vuan akoma politika e sotme e
Beogradit dhe që Rama i dha një leksion se duhet parë përpara nga Europa,
integrimi, pajtimi, zhvillimi ,prosperiteti dhe respekti reciprok pa kurrfarë
inferioriteti, dhe së dyti çuditi dhe i sfidoi edhe shumë mjeranë të politikës
dashakeqëse të opozitës, spiunësh e dështakësh, pseudointelektualësh mistrecë e
servilë pse jo dhe tradhëtarësh në Shqipëri që sajuan lloj-lloj alibish e fantazish ordinere që nuk
ja vlen t’i komentosh kundër kësaj vizite me etiketime e intriga, shpifje ,trillime
e fabrikime të neveritshme kundër E.
Ramës që janë në vazhdën e atyre që ishpushteti i bëri kundër tij duke
shpenzuar dhe paranë publike për mediat, në diplomacinë shqiptare si dhe për
shpifje dhe thashetheme antirama nëpër lokale e kafenera. Populli shqiptar ka
një dhunti dhe mënçuri shumë më të avancur se politikanët e tij që në më të
shumtën e kohës ata i kanë tradhëtuar interesat e tij dhe sidomos këtë ja ka
bërë politika e tranzicionit pas komunist ku një prej të zhgënjyerve prej asaj
keqpolitike dhe prej atij keqpushteti
antisocial jam dhe unë, dhe për këtë
arsye shkrova dhe Librin “ “Triumfi i Kombit” ku prej tij po citoj:“Besoj
plotësisht se e ardhmja është triumfi ynë, sepse askush nuk na ndal dot në
rrugën e progresit, konsolidimit, dhe integrimit kombëtar , ndërkombëtar dhe
demokratik, dhe në këtë kahje ku synon kombi ynë do të hyjë pashmangshmërisht
dhe politika duke shkuar edhe ajo pas të drejtës, ligjit, lirisë , demokracisë,
patriotizmit dhe integrimit” . Kështu kam shkruar në shkurt 2009 në librin
tim”Triumfi i Kombit”. Po kështu po në këtë libër kam shkruar se:Ato që
kërkojnë serbët e Veriut të Kosovës po ato duhet të gëzojnë dhe shqiptarët e
Preshevës, ; ato që të kenë grekët minoritarë në Shqipëri po ato duhet t’u
jipen edhe shqiptarëve çamë në Greqi, shqiptarëve në Maqedoni t’u jipet statusi
shtetformues atje si dhe të drejtat shqiptarëvë në trojet e veta në Mal të Zi.
Në atë libër shkaku që më shtyu për ta shkruar ishte zhgënjimi i madh që kisha
për ish-politikën e keqe të tranzicionit shqiptar dhe te besimi se së shpejti
dhe pashmangshmërisht mënçurimi popullor do ta ndëshkonte atë pushtet të keq ,
dhe kjo ndodhi me 23 Qershor 2013 ku j’u besua qeverisja Rilindjes
shqiptare dhe që është dhe promotori i
një rilindje panshqitare. Fanatizmi
është e keqja e madhe e politkës edhe të asaj shqiptare që do të thotë frikë
nga e reja, e verteta dhe nga më e mira, dhe ishte fanatizmi politik i
politikanëve shqiptarë si të atyre në Shqipëri kryesisht që infektuan dhe ata
në Kosovë , Maqedoni etj. të cilët ju vunë në bllok kundër E.Ramës në zgjedhjet
për Kryebashkiak të Tiranës vetëm me qëllim për ta asgjësuar atë politikisht se
kishin frikë talentin dhe dhuntitë e tij shumëdimensionale, të këtij politikani vizionar, E. Ramën
si” Socialistin e Ri” në raport si të tillë me T.Bler dhe Demokratin
B.Klinton. Edi Rama u tregua një burrë shteti i madh pasi ai mundi për herë të
parë politikën dhe diplomacinë serbe madje dhe në kohë të nxehtë krize mes dy
vendeve tona me incidentet e rënda të një ndeshje futbolli Shqipëri- Serbi që u
ndërkombëtarizua si problem ndërkombëtar ja vetëm në aspektin sportiv po dhe
atë politik të polemizuar nga politika dhe propaganda serbe. Me talentin
,dhuntinë dhe guximin politik Kryeministri unë sy për sy , ballë për ballë ju
tha serbëve të vërtetat dhe realitetin e sotëm në Ballkan tani me shtetin e ri
të Kosovës që Serbia ta njohë atë, gjë të cilën akoma në Beograd nuk ua kishte
thënë asnjë burrë shteti e poltikan tjetër, shqiptarë jo se jo po as
ndërkombëtar dhe as të atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën. Vizita që u
bëri kryeministri shqiptar shqiptarëve të Preshevës në Serbi ju tha atyre se
nuk do të jeni më të harruar e të braktisur (siç kanë qenë deri dje si nga
Tirana e Prishtina) po do t’ju përkrahim dhe do t’ju mbrojmë në të drejtat e
tyre . Sot më shumë se kurrë më parë u ekspozua ndërkombëtarisht egzistenca e
një krahine shqiptare në Serbi dhe se asgjë më tepër nuk meritojnë pakica serbe
në Kosovë se sa ajoi shqiptare në Serbi. Ky ishte një tjetër triumf i madh
politik i Edi Ramës në favor të
interesit kombëtar. Politika serbe e njeh dhe e di mirë këtë realitet si
atë të Shtetit të Ri të Kosovës dhe të atij preshevar po nuk do dhe bën sikur
nuk e di sepse nuk e pranon këtë
realitet dhe ata tremben akoma nga mitet
dhe fanatizmi i tyre shumëshekullor antishqiptar. Edi Ramës politika serbe
duhet t’i jetë edhe ajo “ mirënjohëse” pasi
ata e dëgjuan të vërtetën dhe realitetin e vertetë sot në Ballkan prej
kryeministrit shqiptar dhe duhet të ndjehen të lehtësuar kur dëgjojnë prej të
tjerëve ato që nuk guxojnë t’i thonë e t’i pranojnë nga frika prej vetvetes dhe
mitologjisë fanatike antishkencore e antihumane që e kanë si trashëgimi nga e
kaluara dhe që mjerisht nuk po mund të shkëputen akoma prej saj; dëgjuan prej
Edi Ramës vizionin shqiptar që është në sinkron të plotë me atë europian,
vizionin e Europës së Madhe ku të përfshihen të gjithë. Atje Kryeministri i
Shqipërisë e tregoi veten si një Burrë i madh shteti po dhe si një personalitet
europian me profil shumë të lartë.Një
tjetër fakt që duhet përmëndur është ai që realisht dhe pavarësisht gjëndjes jo
të mirë politike në Shqipëri ku opozita destruktive shqiptare pa asnjë arsye
qëndron jasht institucionit të parlamentit dhe fabrikon e trillon lloj-lloj
marifetesh për të penguar plotësimin e
rekomandimeve për antarësimin për në BE , pavarësisht gjëndjes së rëndë
politike në Kosovë ku faktori politik
atje nuk formon e nuk konsolidon institucionet demokratike
shtetërore pas zgjedhjeve pas muajsh të tërë si dhe të ngatërresave e
përçarjeve politike të shqiptarëve ndërvete
në Maqedoni, Kryeministri shqiptar gjen e merr kurajon, përkushtimin dhe
përgjegjshmërinë për një ndërmarrje të tillë të jashzakonshme politike të
pashëmbullt për politikën zyrtare 100 vjeçare të Shqipërisë të këtij triumfi
diplomati e politik në favor të interesit gjithkombëtar. Pra për sa më sipër E.
Rama ka meritën e madhe si një shqiptar i madh e patriot më shumë se kushdo
tjetër paraardhës i tij dhe kjo vetëm për një vit si kryeministër, ka meritën
se u tregua superior dhe mposhti politikën serbe të mbarsur akoma me fanatizma
e mitologjizma të së shkuarës . Këtë e verteton dhe fakti se kryetarët e
shtetit shqiptar politikisht gjithnjë në marrëdhënie dhe në ballafaqim me politikën serbe kanë qenë inferiorë për të
mos thënë më keq akoma: ashtu si Mbreti që erdhi në pushtet me ndihmën e
Pashiqit , E.Hoxha me ndihmën e
Mugoshës, Popoviçit e Stojniçit, po ashtu dhe politika e pas komunizmit e PD-
së së Berishës që shkeli embargon e naftës me Serbinë, deklaronte ishpresidenti
Berisha autonomi për Kosovën, diplomati i tij
Mustafaj shpiku një farë terminologjie
Pavarësi e Kushtëzuar, që ishte
një farë kamuflazhi për autonominë substanciale për Kosovën që kërkonte Serbia
dhe pa harruar deklarimin e Nano kryeministrit kur deklaronte se kryeqyteti i
Kosovës është Beogradi. Për më tepër të vërteta do të shënojë e shkruajë
historia .