E premte, 19.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Agim Gashi: Te varri i Kadri Manit

E diele, 09.11.2014, 07:06 PM


TE VARRI I KADRI MANIT

25.01.1937 – 09.10.2012

Në dy vjetorin e vdekjes

NGA AGIM GASHI

Tashmë e kishim vendosë se pikrisht sot më 03.11.2014, ditë e hënë do të niseshim për homazhe te varri Kadri Manit. Kishim folë që më parë me Rabit Manin, të birin e Kadriut, i cili më tha se deri te varri i Kadriut në Makresh, është një copë rrugë me mbi 2 km. ku duhet të ecet këmbë. Bile më pyeti se a mundem të eci. I thash se eci pa menduar fare se në ato pjesë malore vështirë ecin të shëndoshit se lene më njerzit si unë e me pjesë të huaja në trupin e tij. Por dëshira që të gjendem pranë varrit të mikut tim Kadri Manit me të cilin ndamë të mirën e të keqen sëbashku dhe i cili njeri aq shumë më respektoi saqë disa herë ka pranuar të vepronte si them unë, gjë që Kadriu se bënte me të tjerët.

Nga Lipjani u nisem me mikun tim Avdulla Rexhen drejt Prishtinës. Më parë kishim planifikuar një takim me Naime Osmanin, me të cilën do të shkonim në RTV21 me lutjen që ti bëhet një spot-ndihme studentes Luljeta Lubovcit e cila ka mbetë në shtratin e sëmundjes e ku shërimi i saj mvaret nga pak para. Mendova me vete, se po të ishte gjallë Kadri Mani, do ti shkruente disa shkrime në kritikë organeve qeveritare që po punojnë kunder interesave popullore e madje edhe të sëmurëve.

Pas takimit me Eugen Saraqinin, drejtorin e RTV 21, dhe i cili na tha se do ta shqyrtonte lutjen tonë, e pas përshëndetjes me miken e respektuar, Naime Osmanin, u takuam me Rabit Manin ku me veturen e tij morem rrugën drejt Artanës.

Gjatë rrugës tregonim kujtime për Kadri Manin, punët që kryenim dhe mendimet e Kadriut për shtetin e ri, i cili si i burgosur politik me 20 vite burg, nuk ishte fare i knaqur. Dhe Ai kishte të drejtë.

Pasi mbërrimë në Artanë, lamë veturen pranë rrugës dhe u nisëm këmbë. Pas kalimit të ndoshta 200 metrave, e pash se sdo të mundja ti qëndroj asaj rruge. Vazhduam edhe më tutje dhe Avdullahu vazhdimisht na ndihmonte duke shtruar me gur e drunjë kalimet tek lumi i fshatit Makresh.  Kur Rabiti e pa se unë mbeta dhe sdo të mundem më tujte, ai u kthye ta marri veturen edhe pse rruga nuk ishte rrugë por një pjesë toke me shumë cunga, gropa e barishte tjera, dhe që e vështërsonte edhe lumi i fshatit i cili ishte i kthjellët si loti, por që neve na duhej ta kalonim në shumë vende. Pasi erdhi Rabiti me veturen e tij, unë hypa por Avdullahu shkonte këmbë pasiqë pesha ime i kalonte dy persona. Kaluam ndoshta mbi treqind metra dhe ne ngecëm, pasiqë një kalim i lumit  ishte i pa mundshëm. Na u desht me e lënë prap veturen dhe me ia msye në këmbë. Pesë metra - një pushim, pesë metra - një pushim,  dhe pas dy orë i kaluam dy kilometra dhe mbërrimë te varri i Kadri Manit, të cilin varr e freskonin puhizat e lehta të atij shpati në lartësië mbidetare dymijë metrëshe.

Mu duk se e takova përsëri. I gjallë, i freskët e plot humor ptarioti Kadri Mani. Ia lash mollen që ia solla mu te koka e tij, mbi ato shqiponja të cilat ishin bërë roje e varrit të Kadri Manit. Kisha dëgjuar se varrimi i Kadri Manit ishte bërë shkel e shko.Kujt i kersiste nga Qeveria jonë se Kadri Mani ishte dergjë afër 20 vjet burgjeve e kazamateve serbosllave për këtë liri. Bile për të gjallë të tij, klyshët e UDB-së u munduan ta njollosin me lloj-lloj shpfjesh.Po si more njolloset vepra e Majorit të parë të Ushtrisë së Kosovës që ishte organizuar këtu e pesëdhjet vite më parë? Bagazhi i Kadri Manit nuk mund të ndytet nga ata që që ishin vegla të armikut. Kadriu derisa jetoi, ishte në shërbim të atdheut. I sëmurë, në burgje, në shkolla e fakultete, në mërgim e në Shqipëri, nëna kishte bërë një Kadri.

U përkula pranë varrit të Tij, ia lash mollën e kuqe, ia rregulluam shqiponjat, u përkulen edhe Avdulla Rexhaj dhe i biri Rabiti...dhe u ula në cepin e varrit të tij ta pushoj trupin. Ulja aty më dha forcë të kthehem pa u lodhë shumë. Realizova një ëndërr dhe një obligim për mikun. Këngën për Kadri Manin e kisha realizuar më herët. Mugonte vetëm vizita te varri i Tij.

U ndava prej Kadriut me një përkulje respekti. Kadriu ishte besnik, ishte bujar, ishte patriot. Ai u shkri për atdheun, për një atdhe jo si ky i sotmi. Fatkeqësisht ëndërra shqiptare akoma gjendet larg.Nuk do ta shofim as ne që jemi gjallë.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora