Editorial
Ahmet Selmani: Metamorfoza e dronit
E enjte, 30.10.2014, 09:50 PM
Në shënjestër
Metamorfoza e dronit
Shkruan: Ahmet Selmani
Lidhur me atë që ndodhi kohë më parë në stadiumin e Beogradit pata thënë botërisht se epilogu i aventurës së fshehtë ende nuk ka ardhur, çdo gjë do të shihet pas rezultatit të UEFA-së. Pa dyshim, bindja ime e thellë ishte se atë do ta shihnim të përshkallëzuar më vonë, mbase me hapat e tjerë që do të ndërmerren, pra atëherë kur Serbia do të përpiqet që gjithçka ta lidhë me flamurin e ISIS-it, domethënë me shqiptarët si një popull terrorist që po e kërcënojnë jo vetëm Serbinë, rajonin, Europën, por edhe mbarë botën, siç patën deklaruar njëzëri zyrtarët e shtetit serb.
Për fat
të keq, nga dita në ditë kjo po na
Pra, miti i dronit të lëshuar mbi stadiumin e Beogradit, që u ngrit me furi aq të madhe nga ana e propagandës serbe, të shoqëruar edhe nga deklaratat e helmëta të zyrtarëve shtetërore serbë, ishte një paralajmërim i mynxyrshëm. Në të vërtetë, ajo e hapi rrugën për të dyshuar dhe menduar se shqiptarët përnjëmend na qenkan aq të rrezikshëm jo vetëm për Serbinë, por edhe për gjithë të tjerët kudo që jetojnë. Si rezultat i kësaj, edhe hapin që e hodhi portali “Telegraf.rs”, sigurisht është edhe një vazhdimësi drejt qëllimit të caktuar, një paralajmërim shumë konkret: pra identifikimi i shqiptarëve me ISIS-in. Pikërisht ky etiketim dhe satanizim është imperativ kryesor i Serbisë.
Duke u nisur nga kjo gjë, nuk është vështirë të kuptohet se me anë të luftës tinzare dhe të hapur që po zhvillon, ky shtet fqinj dëshiron që t’i rrënojë në themel të gjitha marrëdhëniet pozitive që i kanë vendosur shqiptarët me botën, thjesht për të ngjallur sa më tepër disponim negativ dhe për të krijuar armiq të përbetuar. Në radhë të parë, kjo është një porosi e drejtpëdrejtë për Vatikanin dhe Papa Françeskun i cili kohë më parë e vizitoi Shqipërinë duke e shpallur si një shembull të tolerancës dhe harmonisë fetare.
Tanimë,
siç e kemi parë të gjithë, goditja e parë shqiptarëve u erdhi nga rezultati i
UEFA-së që ia mori tri pikët Shqipërisë dhe ia dha Serbisë, sadoqë edhe zogjtë
e malit e panë qartë se çfarë ndodhi atë natë në
Qysh më
përpara, fjalët e kryetarit te UEFA-së, Mishel Platinit se çfarë do të ndodhte
sikur në vend të dronit fluturues të ndodhej një bombë, si dhe ato të
zëdhënëses së përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian, Maja Kocijançiq, se
autoritetet serbe treguan profesionalizëm në trajtimin e situatës, mbase
dëshmojnë qartë për ndikimin djallëzor që Serbia kishte bërë me kohë nëpër
institucionet ndërkombëtare. Thjesht, ata folën pikërisht sikur të ishin serbë
dhe jo si zyrtarë që u përkasin organizatave të rëndësishme europiane.
Gjithsesi, bota i dëgjoi me shumë vëmendje se çfarë deklaruan lidhur me këtë
rast, por e keqja është se askush nuk mundi që t’i pengojë. Dhe, deshën apo nuk
deshën shqiptarët, a priori uji ishte drejtuar drejt mullirit serb. Sipas kësaj
Pas këtij
grushti kaq të rëndë e të pabesë, dyshimet vazhdojnë të rriten aq më tepër dhe
të na shpiejnë drejt faktit të hidhur se shqiptarët do të vazhdojnë të
tronditen edhe nga shumë goditje të tjera. Natyrisht, kjo do të varet nga
syçeltësia ose indiferenca e tyre. Në këtë kontekst, le të mos harrojmë se
Zërat e mefshtë e të plogësht të zyrtarëve shqiptarë mezi po dalin nga rrethi i ngushtë partiak e pushtetor. Me sa duket, ende ngurrojnë të ndërmarrin ndonjë ofensivë të fuqishme për t’i çjerrë maskat serbe, duke e gënjyer mendjen se Serbia një ditë do të arrijë të ndërgjegjësohet dhe të heqë dorë nga kjo luftë e pacipë e shëmtake. Në këtë rast, më nuk është fare e rëndësishme loja dhe pikët, por hipoteka e përbindshme e ISIS-it që po ua ngjet shqiptarëve mu në ballë.
Kështu e shohim se si pëson metamorfozë droni i lëshuar nga kupola e kishës Shën Gabrieli, me të ashtuquajturin flamur kombëtar shqiptar. Por fatkeqësisht, ja që ende ka njerëz të atillë të cilët nuk duan të besojnë se karremi i serbëve përfundoi në gojën e shqiptarëve. Sipas gjasash, krenaria e zbrazët folklorike nuk po i lë ta kuptojnë të vërtetën prej së cilës varet fati i tyre në këtë botë të pamëshirshme.