Editorial
Elona Doda: “Më llogarit edhe mua”
E hene, 20.10.2014, 08:25 PM
“Më llogarit edhe mua”
Ese me tematikë aftësitë e kufizuara
Nga Elona Doda
Të drejtat e njeriut janë sjellë në vëmëndje pas luftës së dytë botërore, nisur kryesisht nga pasojat tragjike të saj për fatin e milionave njerëzve në botë. Për nga natyra e tyre ato shprehin një kategori abstrakte afirmimesh që mbrojnë “njeriun nga njerëzit’’ me fjalë të tjera, të drejtat e njeriut i përgjigjën nevojave për të vënë në balancë të drejtat që gëzon individi vetëm për shkak të lindjes si i tillë dhe të drejtave të individëve që organizohen kolektivisht për të rregulluar bashkjetesën në grup. Nisur nga natyra e tyre, organizatat ndërkombtare kanë afirmuar se të drejtat thelbsore të njeriut qëndrojnë mbi shtetet dhe duke u nisur nga shkelja e tyre është justifikuar shkelja e parimit të sovranitetit kombëtar si dhe përjashtim nga parimi i përgjithshëm i prapaveprueshmërisë së ligjit.
Nga ana tjetër ekzistenca e shoqërisë është një premisë bazë për lindjen e së drejtës. Nuk mund të flitet për shkelje të të drejtave duke menduar një situatë hipotetike ku ekziston vetëm një njeri i vetëm ose një situate tjetër hipotetike ku njerëzit nuk janë koshient për ekzistencën e pavarur të tyre. Referuar Karl Jung ekziston “një moment” i papërcaktuar në kohë kur njerëzit fitojnë koshiencën e tyre duke dalë kështu nga një e pandergjeshme kolektive duke diferencuar vetën e tyre nga njerezit e tjerë dhe nga mjedisi qe i rrethon. Në këtë moment duket sikur lind e drejta dhe drejtësia.
Që nga ai moment, historik ose jo, njeriu duket sikur po e shkeput gjithmonë e më tepër vetën e tij nga kolektivi duke u bërë më tepër individualist, pavarësisht se gjithmonë e më tepër përmirësohen teknologjitë e komunikimit. Plotësisht në përputhje me këtë tendence shkon edhe dimensioni i të drejtave të njeriut të cilat evoluojnë vazhdimisht në konceptimin e tyre.
Të
drejtat e njeriut janë parë gjithashtu si një sistem i cili aspiron drejt
konceptit të drejtësisë sociale. Megjithatë, ironik është fakti se një nga
teoricienët më të njohur të filozofisë
së të drejtës John Raëls na thotë
që një ligjvënës, shoqëri apo individ të jetë i drejtë, duhet të vihet
në kushte origjinale ose sic shprehet ai në teorinë e tij të mbulohet nga një
“vello injorance” dhe të mos ketë koshiencë për aftësitë, pozitën shoqërore,
arsimimin, racën dhe asnjë faktor tjetër që do ta
Referuar situatës së aftësivë të kufizuara duket sikur premisa hipotetike e “ vellos së injorancës’’ sipas Raëls ndihmon për një qasje më të drejtë ndaj aftësive të kufizuara. Megjithatë, kjo është një situatë imagjinare dhe mënyra më konkrete me të cilin mund të arrihet është rritja e ndërgjegjsimit.
Nevojën e rritjes së ndërgjigjsimit e gjejmë të materjalizuar konkretisht në nenin 8 të Konventës për të Drejtat e Përsonave me Aftësi të Kufizuar. Konkretisht kjo konventë i detyron shtetet palë që të ndërhyjnë që të luftojnë paragjykimet, stigmatizimet, diskriminimet me bazë aftësitë e kufizuara. Gjithashtu nga ana tjetër i detyron shtetet që në një farë mënyrë të veprojnë aktivisht për përmirësimin e botëkuptimit në lidhje me të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuara si dhe aspiratën për ngritjen e një shoqërie ku aftësia e kufizuar të konceptohet si pjesë e diversitetit që e përbën atë.
Në kuadër të implementimit të ligjit për një arësim gjithëpërfshirës parë në dritën nenit 8 të konventes na paraqitet e nevojshme perpjekje më të mëdha nga ana e shteti apo organizmave joqeveritarë për rritjen e ndërgjegjsimit për aftësitë e kufizuara në shkollat e arsimit bazë. Kjo me qëllim që të krijohet mjedisi i përshtatshëm social për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët janë apo do të bëhën pjesë e tij. Megjithatë nga ana tjetër rritja e ndërgjegjësimit duket sikur është një proces i cili përfshin shumë faktorë. Konkretisht në mëndje në radhë të parë kemi shtetin I cili është angazhuar ndërkombtarisht që të marrë masa efektive për përmirësimin e botëkuptimit për aftësitë e kufizuara, pastaj pjesa tjetër e shoqërisë ku bëjne pjesë si personat me aftësi të kufizuar ashtu dhe pjesa tjetër.
Një tjetër dëtyrim që shtetet duhet të kenë parasysh në bazë të nenit 8 të konventës është promovimi mediatik i përsonave me aftësi të kufizuar të cilët në mënyrë që shoqëria kur t’i referohet aftësisë së kufizuar të mos e vendosë theksin tek “ nje kategori e cila duhet që ndihmohet’’ por si një pjesë integrale e shoqërisë e cila mund që të kontribuojë në të mirën e përbashkët dhe të nxjerre vetë të ardhura.
Raëls sugjeron që të kemi një imagjinim per veten në një pozicion origjinal të mbuluar me një vello injorance. Prapa kësaj perdeje, ne nuk dimë asgjë për veten dhe aftësitë tona natyrore, ose pozicionin tonë në shoqëri. Nuk kuptojmë asgjë rreth gjinisë, racës, kombësie, apo shijeve individuale. Pas një velloje të tillë të injorancës të gjithë individët janë të thjesht të specifikuar si qenie racionale, të lirë, dhe moralisht të barabart. Nga ana tjetër ne e dimë se në "botën reale", megjithatë, do të ketë një shumëllojshmëri të gjerë në shpërndarjen e pasurive natyrore dhe aftësive, dhe se do të ketë dallime të seksit, racës, dhe kulturës që do të dallojnë grupet e njerëzve nga njëri-tjetri.