Editorial
Gjergj Kabashi: Një dorë e zezë antishqiptare!
E hene, 13.10.2014, 08:04 PM
Manastiri i Deçanit dhe
mbishkrimet që një dorë e zezë antishqiptare i bën bashkë
Nga Gjergj Kabashi
Presidentja
e Kosovës Atifete Jahjaga, AAK, Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi e të tjerë
reaguan menjëhere pasi u bë e njohur se në objektet e jashtme të Manastirit të
Deçanit persona deri tash të panjohur, - per të cilët Policia e Kosovës thekson
se ende nuk kan ndonjë të dyshuar, kanë
vendosur mbishkrimet ISIS, Kalifati, UÇK... Në mungesë të fakteve e dëshmive për të
dyshuarit, mbetët të priten rezultatet e hulumtimeve policore, sado që, në rast se ka pasur kamera përgjuese përreth
objektit të Manastirit të Deçanit, zbulimi eventual i një veprimi të tillë me
prapavijë të thellë antishqiptare, nuk duhet të jetë aq i ndërlikuar. Në të
vërtetë, reagimet e udhëheqjes shtetërore të Kosovës, ishin të menjëhershme
duke e pasur për bazë natyrën e provokimit të tillë që përmes mesazheve të
mbishkrimeve të tilla, kërkojnë ti bashkojnë e bëjnë një të pabashkuarat, UÇK-ën, që për aq sa ka mundur ka bërë një
luftë të pastër clirimtare dhe ISIS, si nje cështje të huaj, joshqiptare dhe
antinjerëzore. Ata që i shkruan keto mbishkrime ogurzeza, duen të percojnë
mesazhin se UÇK është e njëjta, njësoj
si famëzeza IS(
Sado që të menjëhershme e të bëra në një panik deri diku të arsyeshëm, regimet e udhëheqjes shtetërore të Kosovës, Presidentës, kryeministrit në largim dhe AAK-së, tregojnë se janë bërë leshime fatale ndaj politikave të huaja të infiltruara permes hoxhallarëve dhe ndikimit të tyre destruktiv në mendësinë e një populli të varfër, sidomos janaë bërë leshime tragjike që mund të shpiejnë deri në kombzhbërje, duke lejuar ndërhyrje permes politikës së "dyerve e dritareve të shqyera" për llogari të politikës neootomane islamizuese të Turqisë.
Pastaj, janë bërë lëshime të tjera, po aq të rrezikshme duke lejuar parti religjioze islamike, sic është Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit, LISBA-s, -së cilës Fuad Ramiqi i qëndronte pas;pastaj propagandat agresive të atij që vetën e Forumi i të Rinjve Musliman të Kosovës, (FRMK), i cili që nga fillimi e ka keqperdorur demokracinë e re e të brishtë Kosovës duke bërë propaganda të natyrës operative të shërbimeve të huaja sekrete, në dëm të kulturës, traditës dhe ndërgjegjës kombetare shqiptare.Pastaj vjen Milazim Krasniqi, me "cështjen" e tij muslimane, i cili sado që i cekët dhe i pakulturuar, për shkak të pranisë së tij tejet të madhe në formimin e opinionit publik, (destruktiv dhe antishqiptar ne ketë rast), kan shkaktuar huti dhe dezorientim të madh tek ai popull të cilit i mungon edhe buka e gojës. Ata që në mënyrë teorike mirren me pasojat e propagandës dhe përsëritjeve të tezave të caktuara, e kan të qartë se Kosovës nuk ka mundur ti ndodhë dicka më e mirë dhe e dobishme, pervec kësaj trushperlarje që e perjetuen pjesë të shoqërisë kosovare. Një cerekshekulli pasi që Kosova u clirua dhe e cliruan;njeriu duhet të marrë një qëndrim të drejtë e të reflektoj: cka ishte ajo që u përsërit më së shumëti në Kosovën e re, ajo që në vend se te ndihmonte e kthjellonte, e dëmtoj?
Natyrisht, gjatë gjithë këtyre viteve asgjë më shumë se fjala islam, nuk është përsëritur në Kosovën tone shqiptare prandaj nuk eshte aspak befasuese se ndërgjegja kombetare shqiptare aq e fuqishme perpara luftës, është dëmtuarf tejmase, duke marrë permasa të shkatërrimit kombëtar të kombit tonë, një shkatërim që e ndihmuam vetvetiu, me dijen apo paditurionë tonë, me xhamitë e panevojshme, me islamizmin e instaluar politik, me intelektual mediokër që në vend se të ndihmonin kombin e vet ne rrethanat e reja të pasclirimit, e dëmtuan atë, duke dhënë gjithnjë shembuj të këqij tek populli i varfër.
Andaj kur kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi reagon për mbishkrimet në Manastirin e Decanit, duke thënë me të drejtë, se: "UÇK nuk luftoi për çështje fetare, ISIS është fëlliqësirë.", e thotë një vërtetë të madhe, e vërtetë kjo që u shkatërrue qëllimisht apo naivisht pasluftës, në këto pesëmbëdhjetëvite të pasclirimit të vendit.
Gjithë këto xhami dhe gjithë keto propaganda mizore islamike, do ta islamizonin edhe ndonjë vend të madh, sic eshte Rusia ta zëmë, natyrisht po ti lejonte politika shtetërore ruse, e lere më Kosovën e vogël që kryq e tërthor nuk ka më shumë se 80 kilometra...
Kryeminstri në largim sikurse e gjithë Partia Demokratike
e Kosovës, segmente të caktuara të LDK-së etj, duhet ta pranojnë gabiomin dhe
publiksiht të thonë se ne jemi ata që e dëmtuam kaq shumë Kosovën, nacionalizmin
shqiptar të saj. Përpara disa vitesh me thoshte një gazetar hulumtues në Kosovë
se si kishte bërë një gabim duke i treguar kryeislamistit politik të Kosovës të
lidhur me PDK-n, atë që i kishte thënë perfaqësuesja e Amerikës në Prishtinë, Tina
Kaidanow dhe aq më teper se si ishte befasuar dhe shqetesuar tejmase kur
kryeislamisti politik, ky neootoman i porositur, i kishte thënë:" Une jem
ne vendin tim, une e bëj atë që dua vet..."
Pra, ai e "bëne atë që do vet", duke i shaktuar një dëm të madh kombit shqiptar, të cilit së paku do të duhej ti perkiste për hirë të gjuhës që e flet. Prandaj, z.kryeminsitër në largim, as ti personalisht e as PDK, nuk duhet të paraqiteni aq "francuza" dhe tash ta futni koken në rërë si strucër, por ta thoni të vërtetën duke ia treguar popullit të mashtruar e të uritur se gjatë gjitha ketyre viteve kemi lejuar propaganda shfytyruese antishqiptare.duke ia bërë, ashtu qefin Turqisë neootomane dhe vendeve të tjera arabe që vetëm xhami dhe islam duan të sjellin në Kosovë, do të thotë aq islam sa edhe Serbisë i konvenon të ketë, në mënyrë që ta perhapi famën se ky nuk është populli shqiptar, por eshte populli musliman, se xhamitë dhe propagandat e shfrenuara antishqiptare të dala prej tyre e kan bërë atë që armiku shekullor, Turqia Osmane dhe Serbia, nuk kan paramenduar se do te bënin, se do ta arrinin gjithë ketë sukses kaq shfytyrues, kaq të kobshëm, kaq shkatërrimtar ndaj vet qenjes shqiptare në keto troje.
Ka më shumë se dhjetë vite që vet Sava Janjiq nga Manastiri i Decanit pati "paralajmëruar" per rrezikun që vije nga "Al Kaeda e Bardhë", dmth., nga shqiptarët e islamizuar këmbë e krye, nga krijesat e shëmtuara njerëzore që e mohojnë vetvetën, kulturën e vet, kombin e vet, per shkak të një totalitarizmi fetar islamik, që ketë popull te pafajshëm synon ta kthej ne kohën e Muhametit; ta paraqes rrezik potencial për vetvetën e të tjerët, e sidomos rrezik për krishterizmin, dmth., edhe per krishterizmin shqiptar... Sava Janjiq e din mjaft mirë si "njeri i zotit" që është, pasi vet shërbimet sekrete serbe dje, sot dhe nesër të strhuara edhe nëpër manastire ortodokse ai ky i Decanit, luajnë me kartën më të sigurtë e joshëse njëherit për ngashnjimin e "njerëzve të Allahut" nga rradhët e shqipfolësve në vendet ku jetojnë shqiptarët.
UCK-ja dhe ISIS nuk kan e as që mund të kenë asgjë të përbashkët, por armiqët e këtij kombi me dorën e zezë antishqiptare duan gjithsesi ti kenë së bashku, për ti njollosur e fyer shqiptarët naiv dhe në këtë vazhdë për ti arritur qëllimet e synimet e veta për shkatërrimin e Kosovës shqiptare.