Editorial
Ramiz Lushaj: Serbia kërkon luftën e tretë botërore
E hene, 27.10.2014, 09:20 PM
KUR
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Papa
Françesku e dha gjatë tetorit 2014 sinjalin përseritës e pa terma ndërmjetës:
Lufta e Tretë Botërore ka nisur…! Ka me na prek. Jo si me 7 prill ’39 me
qëndresë në vetmi, po në bashkari me të tjerët.
Në Beograd, në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, u dogj Flamuri i NATO-s. Flamuri Ynë. E dogjën serbët në stadium ku ishte edhe kryeministri i Serbisë aty. Nuk ishte rastësi. Jo. Ishte demonstrim force, urrejte, luftënxitje.
14 tetori 2014 në Beograd nuk ishte një ndeshje futbolli për Eleminatoret e Francë 2016, po një demonstrim force, urrejte, luftënxitje për Luftën e Tretë Botërore.
Ata kujtojnë se janë në atmosferën e Luftës së Parë Ballkanike, të nisur në Tetor 1912 kundër Shqipërisë që po kërkonte Pavarësinë e saj, një shtet sovran. Ata i kanë kapur ethet e luftës së pritshme. Serbët e duan Luftën e Tretë. Shqipërinë e Kosovën i kanë në shenjestër të parët…
2.
Bota nuk duhet të harrojnë vizitën e Sulltan Mehmed Rashid V në Kosovë në qershorin e vitit 1911 që po vinte nga Stambolli në vendin e Betejës së Fushë-Kosovës (1389). Pa hy’ shumë në histori, Perandoria Otomane e Lindjes në bashkëpornësi edhe të Perëndimit, e kapur nga Rusët, e lidhur me Serbët e Malazezët, po donte me e mbajt ma fort Perandorinë Otomane deri në katër vilajetet shqiptare, edhe pas ngritjes së Flamurit të Skenderbeut me 6 prill 1911 në kala të Deçiçit nga Dedë Gjo’ Luli me hotjanë e Malësinë e Madhe.
Pak’kush
e din’ se si iku Putini – diplomati funksionar, sigurimsi rus, nga ambasada
Sulltani
Otoman Rashid V me vizitën e vitit 1911-tës kërkonte me pas një “mur” kufi me
mbretëritë e Serbisë e të Malit të Zi. Edhe Sulltan Putini i Parë i Rusisë po
lyp “mure” të rinj në
Presidenti serb, Nikoliç, një ditës pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd dhe një ditë para ardhjes së Putinit në Beograd, doli me deklaraten publike:"Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve".
Kjo deklaratë ishte vazhdimësi e platformave serbe kundërshqiptare dhe mesazh për Putinin. Një rrenë e mëdhe pasi realiteti ishte ndryshe, terror banë vet serbët në stadium e jashtë tij. Ishte presion edhe ndaj UEFA-s e mikut të tyre të mirë, Platinit të keq.
3.
Me
gjykimin e padrejtë ndaj Shqipërisë UEFA mund të jetë gjithçka po jo një Ligë
Europiane e Futbollit. Ajo nuk e paska selinë në
Bota nuk duhet të harrojnë se Serbëve në Sarajevë, në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 28 qershor 2014, banë festime madhështore. Foli edhe vet Milorad Dodik, president i Republikës Srpska, përuruan statujën e serbit Gavrillo Princip, vrasësit të Arkidukës austriak Franz Ferdinand në Sarajevë. Kur një aktor i veshur si Princip qëlloi dy herë në ajër, serbët i quajtën sikur u qëlluan NATO dhe BE.
Zakonisht sporti i ikë politikës dhe politika
e ndjek sportin.
Në kit’
ndeshje nuk humbi Shqipëria. Ende nuk ka fitue as
Pra, nuk
humbëm ne, Shqipëria Natyrale 3 me 0, po
Ta ndalim shovinizmin serb e sllav, fashizmin e sotëm të Europës e botës!