E marte, 30.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Ligji i Lustracionit dhe Alibia e Politikës

E enjte, 04.09.2014, 07:45 PM


Ligji i Lustracionit dhe Alibia e Politikës shqiptare

Nga Pirro Prifti

Ditë për ditë po i hapen petët lakrorit të demokracisë shqiptare të post-komunizmit dhe problemet e mëdha që ka trashëguar ajo qoftë nnga e kaluara e largët qoftë nga e kaluara komuniste e cila kamufloi shumë aspekte të mëdha sociale, individuale por dhe politike  shqiptarëve nëpërmjet justifikimit të krijimit të `njeriut të ri`.

Që nga `90,  `njeriu i ri` i krijuar ngga komunizmi mori në dorë situatën pas rënies së komunizmit.

E kush ishte njeriu i ri që u përball me `babain` e vet komunist që e përfundoi misionin e tij por edhe me demokracinë e panjohur perëndimore, demokraci për të cilën vejusha e ish diktatorit paralajmëroi se .. shqiptarët janë të papërgatitur për këtë tip demokracie…?

Inteligjencia shqiptare e asaj kohe aspironte demokracinë perëndimore kryesisht për të  rivendosur të drejtat dhe liritë e njeriut, kartë e cila u furmos pas thirrjeve `E duam Shqipërinë si gjithë Europa`.

Kjo ndodhi në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 23 shtator 1990 shqyrtohej një relacion i MPJ ‘Mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian’, KSBE (sot OSBE-ja).

Ishte pikërisht presidenti i fundit i regjimit komunist, Ramiz Alia, i cili firmosi aktin e Helsinkit. Aderimi i Shqipërisë në OSBE (ish-KSBE) është realizuar gjatë punimeve të Këshillit Ministror të Berlinit (19-20 qershor 1991). Vendi ynë nënshkroi Aktin Final të Helsinkit më 16 shtator 1991 dhe Kartën e Parisit për një Europë të Re më 17 shtator 1991 (http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/06/25/historiku-perpjekje-23-vjecare-te-shqiperise/).

Por vetëm më pas në Deklaratën e Vjenës që u nënshkrua në Qershor të 1993 nga qeveria e atëhershme post-komuniste, ku morën pjesë 170 shtete  u vendos të respektohen zyrtarisht: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë trashëgimi i të gjitha qënieve njerëzore, mbrojtja dhe zhvillimi i tyre është përgjegjësia e parë e qeverisë” (neni1) dhe vijon: “Respekti për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut pa asnjë lloj dallimi është ligji themelor i së drejtës ndërkombëtare”(neni15) –(http://ëëë.sot.com.al/opinione/%E2%80%9Ctre-musketer%C3%ABt%E2%80%9D-e-pluralizmit-shqiptar%E2%80%A6#sthash.rhgmCHOd.dpuf).

Megjithatë, ç`po ndodh gjatë këtyre 23 viteve me shoqërinë shqiptare? Një nga efektet më negative të drejtuesve ish-komunistë që tashmë drejtonin vendin pas 31 Marsit 1991, dhe pas 22 Marsit 1992, ishte Hipokrizia,  në përballjen brënda vendit  me problemet social-politike-ekonomike, por edhe me ato jashtë vendit me dy dëshirat pardokse: afrimi me perëndimin por dhe dëshira për të drejtuar si në diktaturë  pa konkurentë dhe duke e trajtuar opozitën si armike.

Për fat të keq Hipokrizia mbetet mëkati i parë të cilën përfaqësuan drejtuesit e politikës shqiptare po edhe drejtuesit e shoqërisë dhe mediave shqiptare nëpërmjet tre aspekteve:

-vendosja e ish drejtuesve të PPSH në drejtimin politik,

-vendosja e ish drejtuesve të Organizatave leva të PPSH, ish spiunëve,ish sigurimsave, dhe isha-ve të tjerë të administratës komuniste në drejtimin ekonomik social, arsimor, mjekësor, e të shoqatave OJQ të cilat qarkullonin miliona dollarë,

-shmangia nga drejtimi i të persekutuarve

- shmangia nga drejtimi i intelektualëve pa parti, dhe ata që ishin dërguar në kohën e PPSH me punë larg shtëpive të tyre.

Në këtë mënyrë plotësosej Hipokrizia e PPSH për kalimin nga diktatura komuniste në demokraci borgjeze – pa luftë?!

Harrohet se nëse gjatë PPSH u vranë me gjyq rreth 7003 persona për 45 vite, gjatë 22 viteve të demokracsë janë vrarë rreth 22.000 individë jo nga gjyqe,t por nga anarkia e demokracisë hipokrite shqiptare!

Kjo vërteton Hipokrizinë e ish-drejtuesve të PPSH dhe levave të tyre që morën pushtetin demokratik pas komunizmit,- e vërteton fjala e Ramiz Alisë më 16 prill në pallatin e Kongresve në mbledhjen e KQ PPSH-së 16 prill 1990: ” Dy gjëra nuk do t’i lejojmë, këto kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive, që do të thotë të lejojmë një parti e Legalitetit apo e Balllit, apo cfarëdo emri t’i thonë.. Këtë kurrën e kurrës, sepse kjo do të thoshte tradhëti e atdheut , mbaroi pushteti popullor mbaroi revolucioni, e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë cështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private , se po bëhet zhurmë e madhe. Kjo do të thotë likujdim i socializmit. Po të vijë puna deri këtu, ta kemi parasysh se këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë edhe gjak do derdhim. Këtu s’shkon më dhe s’doshkojë më tej, s’mund të shkojë asgjë. Këtë duhet ta kemi mirë të qartë…”.

Dhe më pas Ramiz Alia  në intervistë zbolon djallëzinë:.` Kundershtaret tane do t'i nxisim qe te krijojne parti sa te duan, te majta, te djathta dhe te qendres, por gjithesesi keto parti do duhet te kontrollohen dhe te drejtohen nga ne. Programet e themelimit te ketyre, do t'i formulojme ne. Ne krye te ketyre partive, duhet te nxirren njerezit, qe te perkrahin strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje komunizmin, me themel e me cati. Ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit, dhe te disidences antikomuniste. Ata qe jane neper burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike antikomuniste, do te flasin per ne, dhe do te na shajne. Dhe keta dihet qe e urrejne komunizmin, por do te na afrohen dhe do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Keta do t'i afrojme dhe do t'u japim pune te parendesishme, por kurre nuk do t'i leme te na marrin pushtetin, sepse ata sa te marrin fuqine, do te fillojne te hakmerren, ne keshtu do beheshim hyzmeqaret e tyre.

Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, te burgosurit politike t'i kompletojme, me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t'u japim nje leter ne dore qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'u japim pronen e tyre, dhe ne forma te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri-tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do zbatohen nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per defekte teknike, do te kthehen perseri ne te paren`.

Kjo u zbatua edhe në kohën e drejtimit të PD gjatë viteve 1992-1997 në të cilën S. Berisha nuk e miratoi Ligjin themelor, atë të ashtuquajtur të Lustracionit. Ky ligj nëse do të miratohej që më 1993 do të shmangte shumë fatkeqësira që ndodhën nga përplasjet e ish drejtuesve komunistë me njëri tjetrin, tashmë në drejtime të partive  të pas komunizmit. Ky ligj edhe sot e kësaj dite nuk po miratohet .

Sot pas 22 vitesh për tu përmëndur është deklarata e Mesila Dodës një  VIP-e e opozitës    sotme shqiptare, e cila  kërkon të krijohet një Komision Hetimor për veprimtarinë anti-popullore të Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës.

Ky komision mendoj se nuk do të ketë ndonjë efekt mbi shoqërinë e kalbur shqiptare nëse më parë nuk do të miratohet Ligji i Lustracionit  i cili do të ketë edhe efekt simbolike (sepse sot një pjesë e ish drejtuesve politikës të kohës së komunizmit nuk janë), por edhe reale, sepse është i vetmi ligj që mund të bëjë ndarjen zyrtare nga e kaluara komuniste.

Kush janë efektet e tjera negative që pëson shoqëria shqiptare në kohën e demokracisë gjatë transformimit të saj në një shoqëri borgjeze të post-komunizmit:

Janë anarkia e cila u favorizua dhe favorizohet nga e kaluara që ende drejton. Kjo anarki shprehet  në formën e mos zbatimit të ligjit dhe në nxitjen fshehurazi të krimit urban, politik, ordiner, krimit shtetëror, drogë dhe prostitucion,

Janë prishja e hierarkive profesionale , hierarkisë teknokrate, hierarkisë ushtarakem duke mundësuar futjen në drejtim të militantizmit amatorial dhe shkatërrimit të drejtimit egzekutiv dhe  shtetëror dhe local,

Janë  hipokrizia e një pjese të klasës ndaj perëndimit duke deklaruar për dëshirën për integrim dhe nga ana tjetër veprohej në të kundërtën duke vonuar integrimin në BE,

Krimi shtetëror duke nxjerrë në ankand interest strategjike të Shqipërisë dhe duke u bërë servilë të atyre që paguajnë më shumë,

Shkelja dhe mospërfillja e ligjit, dhe krijimi i idesë së shkelja e ligjit është një e `drejtë`, në vënd që të jetë një qëllim për të dënuar njerëzit që e shkelin atë,

Krijimi i imazhit të keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve nëpërmjet nxjerrjes jashtë shtetit të zyrtarëve të korruptuar, zyrtarëve jo-kompetentë, dhe duke krijuar idenë që emigrantët shqiptarë janë ` jashtëqitje e kombit`,

Ky zbulim i efekteve negative të drejtuesvedhe të elitës shqiptare të sotme ka ndikuar drejtpërdrejt në shoqërinë shqiptare e cila gradualisht krahas emancipimit dhe kërkesës së zbatimit të lirive të të drejtave të njeriut, po zhgënjehet nga drejtimi i pa rregullt i shtetit shqiptar këto 22 vite por edhe po ndikohet negativisht duke u çthurur qoftë në aspektet e etikës dhe moralit që shprehen në: rritjen e divorceve dhe të aborteve në vënd, në rritjen e prostitucionit, por dhe në rritjen e kriminalitetit, dhe të kultivimit e përdorimit të drogës, largimit nga vendi, dhe papunësia e lartë; sidoqoftë,  efekti gjithashtu i rëndësishëm negative që po gjeneron këto efekte është mos zbatimi i ligjit dhe shkelja e tij në mënyrë sistematike në rradhë të parë nga drejtuesit e pastaj dhe nga njerëz të lidhur me ta.

Maxhoranca qeverisëse duhet që,  krahas frazave të bukura, të zbatoje reformat që ka marrë përsipër  me qëllim që integrimi i  vëndit të bëhet real dhe të mos jetë një vazhdim i  hipokrizisë politike 22 vjeçare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora