E marte, 30.04.2024, 07:43 AM (GMT+1)

Mendime

Hasan Kostreci: Realiteti i deformuar

E enjte, 04.09.2014, 07:49 PM


ESHTE E RREZIKSHME, KUR REALITETI DEFORMOHET

Nga Hasan Kostreci - Anëtar Bordi i organizatës, Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane

Që s’u dënua, por edhe s’u evidentua gjatë këtyre njëzet e katër vjetëve, krimi komunist, është një ofendim edhe më i madh që i është bërë shoqërisë shqiptare dhe fakti që ajo histori e hidhur vazhdon të mbetet ende në heshtje, tregon se të dyja partitë, si e majta ashtu edhe e djathta, s’kanë qënë të prirura dhe s’e kanë pasur vullnetin e mirë për ta bërë këtë gjë. Por të mos denoncosh një sistem aq të egër që kaloi vëndi ynë, është njësoj si të mos veprosh ndaj një sëmundje të rrezikshme siç është kanceri, të cilin po s’e kurove me kujdes dhe mirë, ka rrezik që ai të dalë e të përhapet një ditë përsëri. Shkrimet dhe deklaratat që gjithmonë për këtë temë janë shkruar dhe vazhdohet të shkruhen, nuk është asnjëherë e tepruar, sepse intelektualët, më shumë se kushdo, e kanë për detyrë, gjithashtu edhe përgjigjësi, që ky proces, së fundi një ditë të realizohet.

Morali, dinjiteti dhe karakteri janë disa vyrtute, të cilat s’i ka çdo njeri dhe fakti që asnjë i ri apo e re, me prindër apo gjyshër të implikuar në krime gjatë atij regjimi, s’ka dalë deri më sot, që në emër të familjes t’i kërkojë falje shoqërisë shqiptare, tregon se, ashtu si dhe paraardhësit e tyre, nuk ndjejnë ndonjë detyrim dhe kjo të bën që të trëmbesh edhe më shumë, kur mendon se në ç’duar ndodhet demokracia jonë.

Intervista që Nexhmije Hoxha i dha para pak ditësh gazetarit Qafoku, të them të drejtën, m’u si një përrallë e gjatë dimëri dhe neveri më shumë ndjeva jo edhe aq për të intervistuarën, sepse ajo dihet se kush është, po për intervistuesin, mediokrriteti i të cilit binte në sy, por nuk mund të besohet, se i të njëjti nivel është katandisur gjithashtu edhe media jonë, ndryshe do ishte një fatkeqësi e madhe dhe trishtim gjithashtu. Elementi mediokërr në atë sistem ishte një dukuri e zakonshme, por që një fenomen i tillë të çfaqet  edhe sot, është e pa besueshme. Të trashëguar ne si shoqëri kemi mjaft difekte, por të stimuluarit e tyre, rrezikon dhe dëmton demokracinë.

Ngjarja që ndodhi para pak kohe këtu në Washington, me vënjen në “Leje administrative” nga “Zëri i Amerikës”  i dy zonjave të nderuara, Zamira dhe Izabela Islami, të punësuara në këtë institucion qysh në vitin 1985, një vit mbasi ato, vajza të reja në atë kohë, sfiduan regjimin gjakatar komunist dhe u arratisën për në perëndim, krijoi mjaft diskutime, ndonjëri prej tyre, bile edhe i gabuar, por shkrimet e goditura dhe të pjekura mirë të disa intelektualëve këtu në diasporë si zoti M. Korça, J. Luzaj dhe V. Zhiti në Shqipëri, e ndryshuan krejt atmosferën dhe ua mbyllën gojën edhe ndonjë thashethemi. Të njëjtë gjë bëri edhe organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”, e cila si e prirur për t’i analizuar me maturi këto fenomene, dha një kontribut gjithashtu mjaft të mirë ne ndriçimin e së vërtetës. Në ceremoninë që u organizua enkas për to, u fol për kontributin që ato kanë dhënë tek “Zëri i Amerikës”, për idealin e tyre atdhetar dhe antikomunist, si dhe për guximin që tridhjet vjet më parë ato treguan, duke kaluar me not Detin Jon dhe dolën në brigjet e Korfuzit. Çmimi “Shqiponja e Lirisë”, që iu dorëzua motrave heroina me atë rast, plotësoi gjithçka dhe sot të dyja këto zonja; Izabela Islami Çoçoli dhe Zamira  Islami Edwards janë punësuara përsëri në detyra, bile edhe më të rëndësishme, prandaj mbetet që t’iu urojmë vetëm shëndet dhe punë të mbarë!



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora